NDRYSHIMI NË LIGJ / Ose tatimor ose kontabilist, qeveria zbulon konfliktin e interesit

redaktor

Dalja e emrave të disa punonjësve tatimorë në listat e kontabilistëve të bizneseve ka detyruar qeverinë të ndërhyjë me ligj për të detyruar këta persona të zgjedhin ose punën e shtetit ose atë të privatit.

Në ligjin për ndryshimin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9920, të ndryshuar” ku parashikohet ndryshimi I masës së gjobave për subjektet që I shmangen detyrimeve fiskale, qeveria ka shtuar një paragraf ku u ndalon punonjësve tatimorë të kenë lidhje pronësie me zyra kontabiliteti.

Në ligj thuhet se nëpunësit e administratës tatimore qendrore dhe vendore ndalohen që të kenë të kenë nën pronësi të tyre apo të afërm të tyre zyra të kontabilitetit apo konsulencës fiskale. Kjo sistuatë përbën konflikt interesi dhe ndaj nëpunësit të administratës tatimore qëndrore dhe vendore që gëzon statusin e nëpunësit civil merren masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për shmangien e konfliktit të interesit.

Në rast konstatimi të situatës së konfliktit të interesit të parashikuar në pikën 4 të këtij neni ndaj nëpunësve të administratës tatimore që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil merret masa e largimit nga puna me pa të drejtë punësimi në administartën tatimore.”

ResPublica

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *