Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të javës së 20-të

redaktor

Kategoria Superiore prezanton këtë fundjavë disa sfida interesante, ku fillimisht të shtunën në fushë do të zbresin çiftet Bylis-Tërbuni në orën 14:00 dhe Partizani-Flamurtari 3 orë më pas, ndërsa të dielën do të luhen edhe tre takime të tjera.

Edhe pse fillimisht u parashikua që tre takimet e së dielës të zhvilloheshin në orën 14:00 dhe 17:00, orari zyrtar është zhvendosur 60 minuta më përpara.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu-Kukësi dhe Laçi-Tirana do të luhen paralelisht në orën 13:00, ndërsa java e 20-të mbyllet me duelin mes Teutës dhe Vllaznisë në orën 16:00, përballje që fillimisht ishte vendosur për t’u zhvilluar në orën 17:00.

Për t’u veçuar është fakti se përballja e Korçës mes kampionëve dhe nënkampionëve, stadiumi do të jetë i boshatisur për shkak të dënimit që klubi vendas mori nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen kundër Partizanit. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të transmetohen direkt nga Supersport.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *