Ministria e Financave ka bërë një ndryshim në udhëzimin për procedurat e hapjes së lojërave të fatit, me synim për të shmangur mospagesën e detyrimeve të prapambetura.
Ndryshimi saktëson se hapja e lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike dhe bingove tradicionale vetëm pasi në organet përkatëse të paraqitet edhe vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore.
Udhëzimi i mëhershëm i datës 19 janar i vitit 2009, nuk përcaktonte qartë se afatin e kryerjes së kësaj pagese dhe linte hapësira për abuzim.
