Në vitin 2016 asnjë mjet që nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit, raporton Harta Dixhitale e Aksidenteve.
Përmes një udhëzimi, Ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët.
Ndërkohë që në testin e kolaudimit, do skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.

Pronesia e kujt eshte firma e Kolaudimit?
Perse kolaudimi ne Shqiperi behet per vit kur Europa e ka cdo 2 vjet?
O plera makina ime eshte vjeter po me gaz dhe nuk ndot fare pse e veni kriter ndotjen permes vjetersis ku nuk ka lidhje fare vjetersia me ndotjen
Po cilësinë e karburantit, që do djegë motorri, a do e kontrollojë njeri?!
Uroj që standartet e lejuara (dmth limitet) të mos i përcaktojë ndonjë “talent” si Brisilda e Tatimeve, se i la shqiptarët e ndershëm pa makinë…
po kur te kthejne kot si i behet,psh ne durres mua me kthyen se nuk frnojne te dy gomat njelloje po qe nuk ishte e vertete vajta nderrova alkolin e frenave dhe per fat te keq mbajt ajer brenda dhe makina nuk frenonte po kur ua cova e kaluan pa problem edhe pse nuk frenonte dhe kur i hedh karburant 80 apo 70 oktan ne vend te 95 normal qe do kete gazra te crregullt po ke karburantet kercet leku madh dhe nuk merret njeri prandaj te paguajne delet po mire te na behet kur votojme pa mos te shkojme ne votim fare te shikojme se cdo te behet………….
Pordhe me rigon! Do te shtohet parja nen dore qe do t’u jepet atyre punonjesve te kolaudimit.
Keshtu eshte kur e monopolizoni kolaudimin dhe vete radha nje mije makina ne dite.
Eshte folur shume per kete problem.Theksohet se makinat e reja leshojne me pak gazra ne atmosphere,ato me nafte me shume se ato me benzene.Mirpo specialistet e dijne qe jo te gjitha makinate vjetra leshojne gazra tej limiteve.Makinat e vjetra kur kane motor te ri, apo te riparuar sipas standartit i u afrohen atyre te rejave.Si mund te zgjidhet drejtesisht problem?Ka vetem nje rruge-prova me paisje.Ketu fillon enigma e cila prej 20 vjetesh nuk po zgjidhet.Paragjykohen paisjet per matjen e nivelit te ndotjes,por me shume akuzohen ata qe perdorin paisjen.Asnje here nuk eshte zgjidhur ky problem dhe eshte kthyer ne ceshtje korrupsioni.
Te dixhitalizohet procesi I kontrollit te emetimit te gazeve dhe te futet ne sistem,te vendosen disa paisje ne seri,duke kaluar disa stade dhe te dhenat e paisjeve te ekranizohen ne te gjith piken e kontrollit.Paisja te kete sinjal akustik kur mjeti “kalon” apo “nuk kalon” klaseni.Kontrollori te kete vetem nje buton dhe te jete larg kontaktit me drejtuesin e mjetit.Kur ka vullnet gjenden plot menyra te tjera qe ky process te jete vertet teknik,jashte gjykimit subjektiv..
Punoj prej shume vjetesh mekanik ketu ne Zvicer,keto ligje duken qe behen nga njerez te pa arsimuar,ose me diploma te kristalit,para gjashte muaj i cova vellait nje makine ne Shqiperi,i more kontrollin teknik ketu ne Zvicer,kur i beri kontroll ne Shqiperi profesionistet Shqiptare i nxorren nje liste me probleme,sigurisht mbas kafes nen dore cdo gje kaloj ne rregull.Kur mbaruam pune shkuam per kafe,i tregova kontrolloriit se makina ka motorr euro tre,dhe cdo gje ja kam bere vete ne Zvicer,pergjigjia ishte,nuk i ke bere te gjitha,ajo qe te kishte ngelur pa bere e bera sot,pra kafja nen dore.Kta te vetquajtur kontrollor dhe shteti qe i shkon pas duhet te dine se ne fillim duhet te kontrollojne cilesine e karburantit dhe vajit pastaj te shikojne makinat.
Procesi i kolaudimit eshte nje makth i vertete,qe perseritet çdo vit. Duhet te rrime ne radhe gjithe diten per te kryer pune. A eshte e pranueshme qe gjithe veriu ka vetem nje pike kolaudimi ne Shkoder ?! Premtimi per ta liberalizuar kete proces,ka mbetur vetem ne leter. Deri kur ???
Ke piken tjeter ne Laç! 😉
NJE FARSE E RE PER TA CUAR “GJOBEN” NGA 3,000 LEK PER VETURE (2,000+1,000)
NE 4,000 LEK PER VETURE (3,000 + 1,000).
MENYRE QE HAXHINASTO TE NA VJEDHE PARATE NGA XHEPI.
KRIMINEL
KA NE KUKES E PESHKOPI. Mos Folni kot…
Shkodres i takon pika kolaudimit te pakten he per he sa gjysma e numrit te deputeteve ose ne 1/3 numrit te lagjeve e jo nji dhe vetem nji.
Kolaudimim asht nji proces ku biznesi nuk duhet kete si primare e ta perdorin per fitimi kolosale.Ai duhet te kete tjeter proces qe te mbaj biznesin.Ndaj per kolaudimin duhet te kete disa pika dhe te behet 1 here ne dy vjet sic e ka Europa dhe USA.Shqiptaret e pa shtet duan te dalin te kendueshem vite pervit kolaudim.Kur nuk e bajne cdo 6 muaj.
#
Bravo shenja e horoskopit gazetareske!!!
Shkurt dhe sakt ke deklarue te verteten.
Si organizimi i ngritjeve te pikave te kolaudimit ka edhe ngritja e te berit te shtetit shtet me shume cudina ne vendosje ligjesh teper qesharake!!!!
Nejse: Si kudo neper bote e kryesisht ne Europe dhe Amerike.Ka apasionant per pronesime te makinave teper te vjetra qe i paraqesin ne panaire te cilat i perdorin edhe per perdorim te perditeshem te domosdoshem.Mos dhe keto duhen nxjerrun jasht perdorimit.
Sic e thashe edhe ma siper.Shqiperia asht vendi ma qesharak i botes ne iden dhe praktiken e ndertimit te ligjeve qe nuk i sherbejn aspak popullit por e turturojne sic e deklaron shenji i horoskopit te gaetarise per te mos u identifikue por qe thote te verteten.