Ndryshon buxheti, 20 miliardë për rindërtimin pas tërmetit

Leda Hysa

Dokumenti më i rëndësishëm i vendit projektbuxheti 2020 dhe paketa fiskale që shoqëron atë u miratuan në komisionin e ekonomisë. Buxheti i shtetit 2020 ka ndryshuar nga varianti i tij fillestar, duke reflektuar nevojën për marrjen e masave për përballimin e dëmeve të tërmeti i 26 Nëntorit.

Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me krijimin e fondit të rindërtimit. Ky fond parashikohet të jetë 20 miliardë lekë nga të cilat 13 miliardë lekë janë borxh i buxhetit i shtetit dhe 7 miliardë lekë nga donatorët.

“Ky fond mund të rritet gjatë vitit në rast se rriten donacionet dhe për këtë arsye do të reflektohet nga të ardhurat nga grantet sot dhe në shpenzimet brenda fondit. Në projektbuxhetin 2020 parashikohet të shtohet edhe një fond prej 1.2 mld lekësh për bonusin e qerasë në mënyrë që të garantohet strehim për familjet që kanë humbur banesat i cili do të gjenerohet nga reduktimi në të njëjtën masë I disa shpenzimeve pa prekur fondin e rindërtimit.”, tha Ahmetaj.

Në komision u votuan edhe përjashtimet nga taksa e infrastrukturës për ndërtimin dhe TVSH-ja për të gjitha mallrat, shërbimet dhe kompanitë e ndërtimit që do të autorizohen për zbatimin e projektit të riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Me autorizim të dhënë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve deri tek volume në bazë të preventivave gjë që mund të detajolhet me vkm pra ti lehtësojmë nga tvsh në mënyrë që duke rindërtuar të mos rrisim koston aq më tepër që faturën e dëmeve nuk e dimë ende se sa do shkoj.”

Pjesë e buxhetit 2020 është edhe paketa fiskale. Deputetët e maxhorancës në komisionin e ekonomisë propozuan që çdo dhurim trashëgimie për një banesë apo truall brenda familjes të mos paguajë më tatim 15%.

Propozimi gjeti miratim ne komision.Këto vendime jane te fundit për Arben Ahmetajn në cilësinë e kryetarit të komisionit të ekonomisë pasi ai u propozua dhe u dekretua si ministër shteti për rindërtimin./ Bw

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Ka plasur leku sheshit.
    Bëhet fjalë për lekë Rryshfeti.

    Paska filluar një korrupsion akoma më i madh me Objekt “Post Tërmet”!?

    Nuk po mbetet zyrtar dhe Titullar Vendor/ Lokal pa mbushur jo xhepat, por po mbushin dhomat me lekë korrupsioni.

    Kanë filluar të gjitha Pallatet, Investitorët e Pallateve që kanë dalë me difekt të bëjnë Korrupsion marramendës me Titullarë dhe Zyrtatë Lokalë, për të mbuluar difektet serioze të pallatit.

    Prandaj Njerëz, Ju bëj Thirrje këtu për reagim!

    Pa u njohur zyrtarisht nga Instituti i Ndërtimit me një Akt Konstatimi Zyrtar lidhur me Gjëndje dhe Sigurinë e Banesës/ shtëpisë Tuaj, asnjëherë mos jini të qetë në shtëpinë tuaj!?

    Me këtë Administratë Publike që kemi Ne kaq ekstremisht të Korruptuat, rasti i Varrosjes për së gjalli të të ndjerëve familjarëve të Thumanës si rrjedhojë e Korrupsionit shtetëror që u tha “shtëpitë tuaj janë të sigurta”, ndërkohë ato nuk ishin të sigurta, mund të përsëritet përsëri.

    Më pas për kontribut komunitar, do postoje formularin TIP, që do bëj për vete si kërkesë ndaj Institutit të Ndërtimit, dhe t’a këtë secili duke e plotësuar me të dhënat e veta, dhe t’a dërgojë tek Instituti i Ndërtimit me Postë me Lajmërim Marrje që të vi konfirmimi që ka shkuar duke marrë edhe firmën.

    Mos besoni asgjë për Sigurinë e Pallatit tuaj për sa kohë nuk keni një përgjigje më shkrim nga Autoritete, pra ironikisht nga të korruptuarit.

  • Pensionistet te rrine urte e pa buke, se nuk jane standarte te Rames keto. Ka standarte te tjera per te gllaberuar miliardat.
    I futen duart dhe te 20 miliardeshi. Ahmetaj, strumbullari i gjithe qelbesirlleqeve te Ramutit. Sa here e kam thene, krahu i Ramutit ne vjedhjen e buxhetit te shtetit eshte Ahmetaj.
    Cfare eshte Ahmetaj?
    As inxhinier ndertimi, as financier, asnje lloj specialiteti nuk ka.
    Po tallen me popullin ne menyren me bastarde dhe njerezit dhe u vrane dhe vdiqen, dhe jane rrugeve, dhe prape pranojne te neperkemben ne kete menyre.
    Kjo eshte e turpshme per shqiptaret, si popull, jo si qeveri.
    Qeveria eshte e deklauar qe eshte kriminale, dhe ka mision te vetem shkaterrimin e Shqiperise.
    Mjere ky popull qe e pranon me deshire te shkaterrohet.
    Jo te veteshkaterrohet si thone idiotet e Dites.
    Copa idiotesh anembane. Edhe te besh dicka te sakte me idiotet, jo me shtetin..
    Yuu popull hajvan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *