Ndryshon data e provimeve me zgjedhje për maturantët

DITA Online

 

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve nga 18 qershor, në 25 qershor ka bërë që edhe data e provimeve me zgjedhje të maturës të lihet me 23, nga 24 që ishte vendosur me herët.

Ndryshimi i datës së provimeve me zgjedhje të maturës vjen si pasojë se shumë shkolla përdorën si qendra votimi, nuk mund të jenë gati për të dyja proceset.

Kështu, ditën e sotme ministria e Arsimit dhe Sporteve ka nxjerrë urdhër që provimi të mbahet me 23 qershor.

Për të lëvizur datën e provimeve të Maturës Shtetërore, ministria ka përdorur ligjin e Qendrave të Votimit, ku thuhet se ato duhet të jenë gati 24 orë përpara procesit zgjedhor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *