Ndryshon harta e turizmit; Harrojeni Turqinë shkoni në Spanjë

Elton Tafaruci

Një gjë është e sigurt, harta e destinacioneve këtë verë do të ndryshojë tërësisht dhe shkak është bërë kriza e refugjatëve dhe aktet terroriste. Shqiptarët gjithashtu duhet të njohin këto tendenca për të shmangur përvojat negative.

Të dhënat e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) raportojnë se Spanja parashikon që të ketë një numër rekord turistësh këtë sezon. Rritja e kërkesës mbështetet kryesisht nga paqëndrueshmëria e destinacioneve të tjera konkurruese, si Tunizia, Egjipti dhe Turqia. Në këto kushte pasiguria ka ndryshuar ndjeshëm sjelljen e turistëve.

Në katër muajt e parë të këtij viti Spanja si destinacion turistik shënoi rritje të numrit të turistëve me rreth 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të njëtjën periudhë rreth 90,000 vende të reja pune janë krijuar. Kjo industri kontribuon me rreth 11% në PBB-në e vendit. Operatorët vendas janë optimistë në lidhje me sezonin veror dhe shprehen se presin shifra në rritje të turistëve të huaj.

Sjellja e shumë turistëve të cilët tradicionalisht janë tërhequr nga destinacione, si Egjipti, Turqia dhe Tunizia ka ndryshuar dhe po orientohet në favor të Spanjës.

Situata në Greqi është shumë më e ndryshme, në vend të turmave të turistëve që e kanë konsideruar si në parajsë të vërtetë mund të shihni refugjatë.

Flukset masive të emigrantëve që nisen nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme kanë ndikuar sjelljen e turistëve.

Prenotimet e një viti më parë në ishujt si :

Lesbos, Kios, Samos dhe Kos  kanë shënuar rënie me 80 – 90% karhasuar me të nëjjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të një prej agjencive më të mëdha turistike, Ruefa, situata në pjesën tjetër të vendit është krejt e ndryshme.

Të dhënat tregojnë se numri i fluturimeve drejt Kretës dhe Rodhosit u rritën ndjeshëm. Në Mikonos, Zakinthos dhe Korfuz prenotimet u rritën me rreth 20 – 30%.

Italia është një tjetër destinacion që do të gëzojë popullaritet mes shumë destinacione të tjera të Europës.

Në 20 vitet e fundit numri i turistëve është rritur mesatarisht me 3.5%, veçanërisht në qytet e artit.

Profesionistët e turizmit theksojnë se situata të tilla ndikojnë ndjeshëm në kërkesën e turizmit. Në Itali, turizmi kontribuon me rreth 12% të PBB-së./MONITOR

Share This Article
1 Comment
  • Paskan hedhur para te madhe bythezinjte e Frankos per t’i bere publicitet vetes se tyre. Kjo eshte nje loje e piste e Kompanive turistike qe kerkojne te lobojne ne favor te atyre qe levrojne these me euro dhe dollare nga trafiqet e lendeve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *