Qeveria ka miratuar Kodin e ri rrugor. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave i heq të drejtën e marrjes së lejes së drejtimi çdo qytetari që vuan nga varësia e alkoolit, drogës apo ata të cilët kanë një sëmundje të rëndë.
“Patenta nuk i jepet drejtuesit të mjetit në gjendje varësie ndaj drogës si dhe abuzon rregullisht me to.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet edhe kandidatit të prekur rëndë nga shqetësime psikike apo me prapambetje mendore”, thuhet në Kodin e ri.
Nuk mund të pajiseni me patentë edhe nëse vuani nga çrregullime të rënda të ritmit të zemrës.
“Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet drejtuesit të mjetit me diabet të Grupit 2, të prekur nga Diabeti Melitus, që trajtohet me insulinë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Edhe personat me kriza epilepsie nuk mund të marrin patentë.
Këshilli i Ministrave argumenton se mosdhënia e lejeve të drejtimit për një sërë kategorish është bërë për të parandaluar aksidentet.
“Në përgjithësi, leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga një sëmundje e rëndë, e cila mund të formojë ose të përcaktojë një paaftësi funksionale, të tillë sa të komprometojë sigurinë rrugore, në momentin e drejtimit të mjetit ”, - thuhet në Kodin e ri Rrugor. /Dita/

Nuk kuptoj nje gje.
Pse cdo qeveri duhet t bej do gje nga e para?
Cfare kishte kodi i vjeter rrugor?
Kurse un nuk kuptoj nje dicka tjeter kush merr droge apo konsumon alkohol sduhet te kete patent por kush merr insuline perse jo ne perendim nuk ekziston ky lloj rregulli , njof shofer taksie qe merr vite te tera 3 here insuline dhe punon akoma pa probleme duhet nje here ne 5 vjet te rinovoj licensen si kushdo qe i jep taxi kontroll i detyruar nga shteti gjerman pse keta po na behen me katolik se papa qoft dhe me zemer te semur te jesh n.q.s mjeku mbas moshes 65 vjec thote qe mund te ecesh me auto sta heq njerri patenten kush i shpif keto ligje idiote.
Ne USA makinen e ngasin te moshuar me nje kembe ne varr ku me ndihmen e patericave mezi ulen ne sedilje te timonit, pastaj ne drejtimin e mjetit duken si djelmosha te rinj, ka qytetare qe ngasin makina me pjese kembe te vena (proteza kembe), si metalike dhe druri. Nuk e dime si e ka percaktuar kodi i Ri rrugor ne Shqiperi keto raste. Perse qeveria nuk nxjerr nje statistike qe shumica e aksidenteve deri me raste vdekje vijne nga mosha e re, garipat apo gangsteret ku shpesh jane te shoqeruar edhe me fecka (shuruflla), qe e ngasin makinen tej normave te caktuara qe jane te dallueshme ne sinjalistiken rrugore, pra tabelat. Ne pjesen dermues te aksidenteve drejtuesit e mjeteve jane lopcare qe kane zbritur shume vone ne qytet.
Qeveria e Ed Bojaxhiut si test per marrjen e patentes se automjetit duhet te fuse me urgjence, testimin ne terren i ngarjes se BICIKLETES dhe ky test te behet ne dy vende:
1. Para godines se SHQUP-it.
2. Ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne pjesen para Presidences.
Do te shikoni qe ne kete test do te ngelin (mbeten) mbi gjysma e pretenduesve per t’u paisur me patente dhe keta do te jene maloke mitingashe e paramilityare te Saliut, me banim ne tokat e xanuna, hajde dru me pre papate Shishtaveci e Novosele te Flamurit pa Bisht Noka, nga Kukesi dhe fshatare nga krahina e Ridvan Boles, etj etj.