Ndryshon mënyra për t’u bërë prokuror, tashmë do ketë testime

Bledar Lumani

Ata që duan të behen prokurorë, tashmë duhet t’u nënshtrohen edhe testimeve me gojë dhe me shkrim.

Kjo gjë bëhet me dije nga zyra për shtyp e kryeprokurorit Ardiatik Llalla për A1 Report.

Ky i fundit ka miratuar ndryshimet për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Deri më tani, rekrutimi i prokurorëve të rinj funksiononte me plotësimin e dosjeve personale nga çdo kandidat e më pas këto dosje renditeshin në bazë të vjetërsisë e rekomandimeve.

Zyra e kryeprokurorit thotë se ky ndryshim bëhet me qëllim që të rritet cilësia e prurjeve në prokurori.

Share This Article
1 Comment
  • Le te filloje te pakten pastrimi, por do te duhet kohe e gjate, qe te kemi Prokurore e Gjykates te pavarur, gjenerata jone, nuk do te kete shancin, ta shohe kete realitet, me prokurore e gjykates te pavarur.
    Kjo per shkak se qysh kur jane krijuar institucionet e drejtesise te shtetit shqiptar, ne kemi patur vetem diktatura, qe nuk lejonin ushtare te pavarur.
    Qe te kemi prokurore e gjykates te pavarur, do te na duhet nja 50 vjet demokraci reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *