Pas kritikave të shumta, duket se projekti i stadiumit kombëtar do të ndryshojë. Kjo për shkak të kullës.
Në përpjekje për të mos e quajtur kullë me një stadium, por stadium me kullë, është sugjeruar zvogëlimi i kullës, raporton Shekulli.
Edhe pse ende edhe sot nuk është bërë publike asgjë, në mbledhjen e “blinduar” të KKT-së, kritikat për projektin kanë qenë jo të pakta, nga anëtarët e pranishëm.
Shumë prej tyre, mes tyre edhe kryetari i shoqatës së Arkitektëve që u largua, por edhe drejtoresha e monumenteve kanë kërkuar që projekti i parë të ndryshojë në mënyrë drastike në disa komponentë.
Tre janë drejtimet që projekti duhet të ndryshojë edhe që i është lënë detyrë arkitektit për t’i zgjidhur.
Pika e parë është fasada dhe sheshi.
Për këtë arkitekti italian duhet të zgjidhë së pari çmontimin dhe konservimin e fasadës, së shumë përfolur që është monument kulture.
Pika tjetër e debatuar është edhe kulla e stadiumit.
Kritikat ka qenë të jashtëzakonshme për projektin me kullë dhe pas reagimeve, edhe ekspertët janë përgjigjur me një “jo” në KKT.
Arkitekti duhet të bëjë të pamundurën që ta hollojë, apo të ulë lartësinë apo dhe volumin e kësaj kulle.
Mësohet se anëtarët e KKT-së, kanë propozuar apo kërkuar që arkitekti ta sjellë kullën në lartësi të pranueshme.
Është propozuar që lartësia të vijë me lartësinë e “Korpusit” apo Universitetit Politeknik. Ose shumë pranë kësaj lartësie.

Stadium kombetar pa piste atletike nuk ka.
Po ca pa komente!?para dy oresh postova nje.Nuk mund te kete stadyum pa piste atletike.Nuk jemi Angli.
Problemi nuk eshte kulla por pervetesimi qe po i ben rama stadiumit. Nga prone shteterore ne prone private. Vjedhja e rradhes