Ndryshon provimi i patentës, hiqen nga lista pyetjet “ngatërrestare”

Bora Basholli

Drejtoria e Transportit Rrugor ka rishikuar testin e patentës, duke hequr nga lista 1000 pyetje të konsideruara si “ngatërrestare” si edhe ka korrigjuar 1500 pyetje të tjera, për shkak se kishin gabime drejtshkrimore apo fjalë të tepërta.

Marrja e këtyre masave erdhi pas një rishikimi të 4870 pyetjeve zyrtare të testit teorik, pas një shqetësimi të vazhdueshëm të aplikantëve të rinj, të cilët në shumë raste jepnin përgjigje të gabuara për shkak të pyetjeve problematike.

Ndërkaq, një tjetër risi në drejtim të testimit për pajisje me leje drejtim lidhet me monitorimin live të të gjithë procesit në 13 drejtoritë rajonale. Paralelisht, aplikantët mund të ushtrohen edhe online, në faqen zyrtare të institucionit për testimin teorik, një shërbim që deri më tani nuk ishte i mundur.

Një vit më parë ka hyrë në fuqi vendimi për testin e patentës, ku gabimet e lejuara për të marrë teorinë do të jenë deri në 4. Instruktorët thonë se kushti me 4 gabime është penalizues për disa kategori që e kryejnë mes vështirësive sociale dhe ekonomike kursin e lejes së drejtimit.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Testi ishte kriminal sepse duke qene artificialisht i veshtire kishte krijuar bindjen se nuk e merrje dot, gje qe i detyronte edhe te rinje te arsimuar mjaftueshem te mos e mernin mundimin qe ta mesonin dhe benin gati 200mije leket per teorine dhe 100mije per praktiken. Dhe autoshkollat e kane pranuar kete realitet duke mos bere fare mesim sidomos teorine. Sa here ndrohet drejtori i pergjithshem thuhet qe testi u rishikua por pothuaj ngelet i njejti ! Ky eshte nje biznes shteteror nga me te pistet qe krijon miliona€ ne muaj per nje rrjet te gjere personash deri tek ministra deputet etj!

  • Sjan pyetje ngatrestare jan pyetje per te gjeneruar leke qe ose te ngelesh te paguash prap ose rryshfet per xhepat . Se si duhet te jen pyetjet i din shume mire ata qe i bejn kto pyetje. Kur i lexon esell te duket sikur ke pir 1shishe raki e lexon 4her e nuk e kupton pyetjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *