Për të gjithë ata që duan të marrin lejen e drejtimit të kategorisë B duhet të dinë se nga 3 qershori ndryshon testi teorik. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor testet teorike janë rishikuar në 45% të volumit.
Kështu thuhet se janë hedhur 1199 fjali ngatërrestare. Po ashtu janë korrigjuar 1848 fjali me gabime.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, testi i ri teorik do të jetë më i kuptueshëm, më korrekt dhe më praktik. Nga 4864 fjali (apo pyetje) do jenë 3665.
Kandidati sipas udhëizmit ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë duke filluar nga data e përfudnimit të programit përgatitor të teorisë. Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.
Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri porvim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejës.
e.t./dita

Te gjitha Duhet te ndryshoje ne perputhje me codinrrugor evropiane si dhe imstruktoret e theorise Duhet re jene ata qe kane mbaruar shkolle professional dega mekanike gjithashtu dhe ata qe kane mbaruar skollen e larte ne dege mekanike dhe te oficereve te trainsportit te marines detare dhe te aviacionit specialiteti teknik dhe kane qene mbajtes te parents B, C, D. mbi 10 vjet. Ti nenshtrohen nje kursi nje mujor. Keto Jane kerkesat te detyrueshme per te arritur evropen.
Ju thashe nje here o koqe te DITAs, hiqini ato shenja se ato mbishkrimet qe kane jane per turp, apo jane anglisht dhe ju kujtoni se nuk i merr vesh njeri, apo meqe nuk i merrni vesh per vehte kujtoni se nuk i merr vesh njeri. Po ju them edhe nje here,m ESHTE TURP!!!!!