Akuzohet se ndryshonte vendimet e Gjykatës, arrestohet ish-sekretarja gjyqësore

Leda Hysa

Edlira Shehu, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, ka rene sot ne prangat e policise pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Policia e Vlorës në njoftimin e shperndare per mediat thote se eshte goditur një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë”, thane blute.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *