Në 1 vit, 31 gjyqtarë dhe 19 prokurorë i thanë “lamtumirë” Drejtësisë

Leda Hysa

Janë 12 komisionerë që janë kthyer në makth për sistemin e Drejtësisë. Prokurorë e gjyqtarë janë të frikësuar, gjë që e shprehu edhe vetë kryeprokurorja Arta Marku në raportin e saj në Komisionin e Ligjeve, teksa foli për kriminalitetin gjatë vitit 2018. Sipas saj, prokurorët janë të frikësuar dhe kjo ka shkaktuar apati në punën e organit të hetimit. Por, e njëjta situatë është edhe në gjyqësor. Shumë gjyqtarë janë tashmë jashtë sistemit.

Por kush janë komisionerët që “presin kokat” e prokurorëve dhe gjyqtarëve? Janë plot 12 të zgjedhur përmes një procesi të plotë verifikimi. Genta Tafa, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Etleda Cciftja, Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Pamela Qirko, Roland Ilia, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaku dhe Xhensila Pine.

Janë këta komisionerë, që vlerësojnë tre komponentët; figura, pasuria dhe profesionalizmi për prokurorë e gjyqtarë. Një pjesë e mirë e këtyre të fundit i kanë thënë “lamtumirë” gjyqësorit, duke qenë “të papranueshëm” nga verifikimet e komisionerëve.

Nga 8 shkurti i vitit 2018 deri në 30 prill të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 141 vendime. Nga të cilat 56 vendime për konfirmimin në detyrë të 25 gjyqtarëve, 23 prokurorëve dhe 7 ndihmësve ligjorë, kandidatë për magjistratë; 52 vendime për shkarkimin nga detyra të 31 gjyqtarëve, 19 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë, kandidatë për magjistratë; 10 vendime për ndërprerjen e procesit të 5 gjyqtarëve, 4 prokurorëve dhe 1 ish këshilltari ligjor; 8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë si dhe 15 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 4 prokurorëve.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Veting per kokat e mafies,jo,per ushtaret e tyre,po!!!
    Gjyqtaret dhe prokuroret jan shkopi,dora jan politikanet.

  • U mbars mali e polli nje mi.
    Keshtu e katandisi kjo klase politike projektin e madh te SHBA-se dhe Be per te sjelle drejtesine ne Shqiperi!
    Per te qare! Mjere ne qe na vuri Ramiz Alia kete klase te korruptuar e injorante te mbajme mbi kurriz.

  • Fai i kesaj katrahure jane politikanet dhe vetem politikanet e ketij tranzicioni post komunist .Ne politikaneve na lini rehat per vjedhjet dhe shkeljen e kushtetutes ,posacerisht per pronat ,se i dauam ti gllaberojme per vehten tone dhe ju gjygjtare e prokurore vidhni popullin ,pronaret e pa mbrojtur ,banditet e droges,vrasesit ,qe nuk jane ne gjirin tone i vini gjoba te renda dhe liroini nga burgu ,jane kontigjenti yne edhe per me vone dhe ne do ju leme rehat ,e ti gezoni keto te ardhura .Keshtu e gatuan keta katovicaret e pardesy bardhet e Ramiz Alise ,kete katrahure qe ka shkateruar cdo gje ,dhe mbi te gjitha e hane sa krahu me gjithe shpatull kokpalaret dele qorre popull.
    Tna rroje PPSH e ndare ne tre pjese.

  • jane hequr ata qe nuk kane patur miq e para dhe kane mbetur mamuthet e korrupsionit duke filluar qe nga Llalla e Zaganjori e deri tek Gjoni qe pritet te pjelle keto dite. A ka kush i verifikon sinqerisht qofte largimet e padrejta dhe qofte ata qe ende mbajne gjalle korrupsionin ne drejtesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *