Megan Huntsmandi, 39 vjeç, nga shteti amerikan Jutah, është akuzuar nga policia se në harkun e 10 vjetëve (1996-2006) ka vrarë 7 fëmijët e saj, trupat e të cilëve janë gjetur në kuti kartoni, në garazhin e shtëpisë së vjetër të saj. Agjentët ndërhynë pas një telefonate të ish-bashkëshortit, Darren West, i cili tha se kishte gjetur një fëmijë të vdekur në shtëpi. Ata zbuluan më pas edhe 6 trupa të tjerë. West i cili kishte qenë në burg deri para pak kohësh nuk rezulton si i dyshuar për ngjarjen.
