Behgjet Pacollin mund ta keni dëgjuar shumë herë tek thoshte se nuk e shpenzon asnjë lekë të buxhetit të shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dhe se vizitat jashtë i bën me aeroplanin e tij privat. Por të kundërtën tregojnë paqyrat e shpenzimeve.
Brenda një periudhe 2 vjeçare, për sa ushtroi funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, ai dhe stafi politik i Ministrisë i kanë harxhuar 775 mijë euro vetëm në bileta avioni.
Vetëm Pacolli ka harxhuar 100, 863.37 euro vetëm gjatë vizitave jashtë vendit dhe për telefonata, pa përfshirë këtu edhe shpenzimet për bileta avioni, shkruan gazeta e Kosovës KOHA.
Pjesën më të madhe të kësaj shume e ka lënë në hotele. Bazuar në pasqyrën e shpenzimeve që Ministria ia përcjellë pëër gazetën javën e shkuar, figurojnë 76,968.85 euro si shpenzime të kartelës në kategorinë “akomodimi gjatë udhëtimit jashtë vendit”. Shpenzime akomodimi i janë përshkruar edhe në një kategori tjetër – të tilla janë 3,413.52 euro.
Krahas këtyre, figurojnë edhe 11,576.08 euro shpenzime të kartelës për ushqim gjatë vizitave jashtë.
Ndërkaq, shpenzime të cilësuara “ të tjera” të kartelës gjatë këtyre udhëtimeve përbëjne 5,828.92 euro. Natyra e këtyre shpenzimeve nuk i është saktësuar gazetës.
Pacollit i janë përshkruar edhe 3,076.00 euro shpenzime telefoni.
Nuk janë ofruar të dhëna që dëshmojnë shumën e shpenzimeve të tij për bilet avioni, karburante, për përfaqësime dreka në Kosovë, e edhe për pagë e mëditje.
Megjithë këtë, disa të dhëna tregojnë se Pacolli dhe stafi politik mbështetës, për dy vjet kanë harxhuar për bileta avioni hiç më pak se 775,531.43 euro. Krahas kësaj, në perfaqësime e dreka zyrtare i kanë çuar 127,022.13 euro, dhe krahas këtyre harxhimeve në tryezë, figurojnë edhe 61,848.60 euro për akomodim e pritje delegacionesh.
Kësisoj, shpenzimet në komulativ të këtij stafi për vetëm këto tri kategori, e që nuk u janë përshkruar si shpenzime veç e veç, gati kanë prekur njëmilionëshin – 964,402.16 euro.
Përkundër këtyre shumave që figurojnë në dokumentin që Ministria ia ka vënë gazetës në dispozicion, Pacolli ka insistuar se pothuajse 98 për qind të udhëtimeve zyrtare i ka realizuar me aeroplanin e tij. Ka thënë se me paratë e tij janë paguar edhe hotelet, edhe për stafin që e ka shoqëruar.
Po kështu, se me të kanë udhëtuar falas, gjithmonë, edhe pasagjerë të tjerë të Ministrisë që kanë ushtruar detyrat e tyre, dhe se një pjesë të madhe të bujtjeve nëpër hotele i ka paguar nga xhepi i vet, pa kërkuar kompensim.
Koha
l.h/ dita

Pak jane. 750 mije euro nuk kushtojne gjithe shqiptaret se bashku
Gjej shesh e bej pershesh. Prandaj nuk ecin perpara shqiptaret. Kur eshte i pangopur edhe ky, cmund te presesh nga te tjeret. Babezia eshte “kontributi” i tij; shperdorim i pashoq per nje hale qe vetem menxyre u ka sjelle shqiptareve. Turp. Ana Oxa pasi u nda nga ky u shpreh qe eshte njeri “i peshtire dhe i prapambetur”.
Shtet i pasur Kosova…
N q se Kosoven do e njihnin dhe vende te tjera, hallall e kishte. Por, sic dihet ….asgje e re !! Prandaj ti ktheje sa me pare popullit kosovar eurot qe ka harxhuar.
Shpenzime qe do i kishte zili dhe nje politikan amerikan.
he të lumtë miku o pazull!!
kot nuk thoshin për ty”pazulli ka pare boll dhe nuk ka nevojë me vjedh”!!
unë gjithnjë thosha”pazull hajduti nuk rri pa e bo zanatin!e ka në gjak!”
nuk më besonin!!
Sado te kete harxhuar si nje nga ministrat me te rendesishem te shtetit ne punen e tij jashte vendit (jo me kot quhet minister i jashtem), jam i sigurte se ka harxhuar 10 here me pak se Shkerdhen Berisha nga leket qe i ka zhvatur popullit, qe ne fund te fundit eshte askushi. Vetem nje idjot dhe jashteqitje e gomarit tribal qe e ka pjelle, Salih bajges.
Enver Hoxha do e varte ne mes te Prishtines qenin serb Behgjet Pacolli.
o copë mishi
po të ishte enveri ashtu si e mendon ti??
do kishte bërë vetvrasje me kohë!!
kurse pazulli nuk do të kishte mundësi as të lëvizte bythën!!
Sa ishte Bexhet Pacolli minister i puneve te jashtme,pavaresine e Kosoves e hoqen mbi 20 shtete.