Taksat nuk mjaftojnë? Në 2015 rrugët më të frekuentuara mund të bëhen me pagesë

anazapta

Mirëmbajtja e rrugëve me fonde te buxhetit te shtetit, duket një mision i pamundur. Ky fakt është një dëshmi e qartë kryesisht gjatë periudhës së dimrit.

Ndaj, viti 2015 duket se do të shënojë edhe kontratën e parë, ku qeveria do të vendosë që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet me pagesë. Përfaqësues të Ministrisë së Transporteve thonë se rrugët që do të jepen, janë ato që kanë edhe fluksin më të madh të qarkullimit.

Por edhe pse do të ketë një vendim qeverie, lidhur me tarifën që do të aplikohet, sipas të dhënave ajo parashikohet të jetë 3 deri në 5 euro, raporton Vizion Plus.

Prej vitesh, në infrastrukturën rrugore, janë investuar miliarda lekë, por problemi më i madh i këtij sistemi është mirëmbajta e tyre.

Shembulli më tipik është ai i Rrugës së Kombit, e cila ka kushtuar 1 miliardë dollarë dhe sot në te gjithë gjatësinë e saj, ka dëmtime të konsiderueshme.

 

Share This Article
29 Comments
  • une ju ftoj te gjithve qe te mos paguani.
    PSE
    Te sqarohet taksa MAJKO ku shkoi
    Te sqarohet fondi i rruges Kukes Morin (I.M)
    Te hapen te gjithe letrat per rrugen dhe transparencen e ben populli.
    (une personalisht kam paguar taksen majko dhe nuk paguj tjeter dhe sikur te perfundoj ne B)

    • Jo një por me dhjetra bishta prapa kanë “dardhat” e punëve tona; ose më saktë, punët e pushtetarëve tanë në vite, që dhe kur është menduar se çoç po e bëjnë një punë të mirë, thjesht e kanë bërë keq. Rruga e Kombit, i vetmi nishan krenarie e qeverisjes së PD-së, përjetuar me një idilizëm patriotik të pashoq, është ndër ato vepra, që parë në gjendje të esëllt, është përplot gropa e probleme që i nxjerr koha, që vetëm në vende si i yni, me një papërgjegjshmëri të frikshme të atyre që qeverisin, mund të ndodhin. Dhe nuk është thjesht fjala se nuk është përfunduar e se është lënë e cungët në disa segmente, porse do vijojë të na marrë sërish para, – pasi na i ka marrë njëherë nëpërmjet taksave dhe jo pak – siç është thënë për mirëmbajtjen. Parimisht, Rruga e Kombit nuk është vepër konçensionare që të funksionojë me pagesë, – ku sigurisht përfshihet investimi për ndërtim dhe mirëmbajtja, – por është investimi i buxhetit të shtetit, ku nuk ka pse për mirëmbajtjen të ketë një pagesë të qytetarëve plus asaj që e kanë dhënë me taksat e tyre. Kur ka nisur ndërtimi i rrugës, kjo pagesë nuk u është bërë e ditur qytetarëve, nuk u është thënë. Meseleja e pamundësisë për ta mirëmbajtjur lindi kur vepra u maturua në terren. Ndryshe është në pjesën kosovare, ku sheh rregullisht punëtorë që meremetojnë dhe mirëmbajnë rrugën. Më parë se të vendos për një pagesë të detyrueshme kalimi në këtë rrugë, qeveria më s`pakku duhet të sqarojë se çfarë nuk ka shkuar në kontratë? Si e kishin menduar mirëmbajtjen, si e kishin parashikuar në kontratë e si u doli më vonë? A e ekzistojnë shkelje dhe në këtë pikë? Njerëzit, – atyre që u janë shkundur xhepat nga kjo rrugë, për të cilën PD u investua me një propagandë të shfrenuar për t`ua hipur dhe katër vjet të tjera mbi shpinë, – e kanë të nevojshme të dijnë, nëse ua ka futur dhe në këtë pikë qeveria e shkuar?!

      • cdo mall qe blehet dhe cdo veper qe ndertohet ka nje garanci. Por kjo fjale nuk ka hyre akoma ne fjalorin e aktivitetit ne Shqiperi. P.sh. garancia e godinave te ndertuara, rrugeve, makinave cdo gje eshte ne kontrate e fiksuar. Edhe vepren e pambaruar dhe me mangesira sic eshte akoma rruga e kombit nuk ta merr njeri ne dorezim dhe firmes i mbahen parate, Por pazaret tek ne fillojne me hajdutllek dhe mbyllen me hajdutllek. Edhe keto para te rinovimit te rrugeve do ti merren tani popullit? Kam filluar te pyes vehten se cfare do ri-linde me qeverine e 2013, deri tani po rilindin shume fenomene qe kishin lindur. A nuk do ishte e udhes qeveri te merrje njehere kosen ne dore te mblidhje te vjelat qe i kane grumbulluar paraardhesit, te mbushje xhepin me leke dhe pastaj te merreshe me riparime?

  • Nuk ka komb ne bote qe i le hajdutet te dominojne akoma skenen politike sic ndodh ne Shqiperi.Me sa duket burrat ne ate vend jane bere gra ,vetem llomotisin ne kuvend ,ne TV dhe median e semure shqiptare,ne kafenete plot te Tiranes qe te lene pa mend per numrin e njerezve te papune dhe nje idiot i lindur qe me krisjet e tij mendore le pa mend edhe te tjeret.E pare me syrin e emigrantit Shiperia ngjason as shume as pak me nje vend tipik oriental ku njerezi mbeten pa mend nga filmat turq dhe nga mizerabel show big brother.Ndaj hajdutet me tesren e ndershmerise ne dore kontrollojne cdo segment te jetes se atij vendi qe te mbyt me pluhur dhe makinat superlluksoze,produkt i hajdutllekut dhe droges gjithashtu.

    • o tekniko po hajde mer ti dhe boje ket shtet se qekan lodh kot pallat e meparshme,,,,,,leni fjalet e shumta edhe hajde edhe jep shembullin ne terren meqe ne llafazanet e internetit jena pertace edhe frikacake,,,,,,ik mer merr noi busta paga edhe paguj rinovimin se do te skadojne dokumentet edhe do hash “merden” qe ke bo me pare ……….!!!!!!!!!!!

  • RRUGA E KOMBIT ISHTE PROJEKTUAR PER TE VJEDHUR NGA PUSHTETI MAFIOZ.

    Prandaj edhe shqyptaret duhet ta quajne rruga e ANTIKOMBIT per disa arsye:

    Kjo eshte rruga me kosto me te larte ne rajon dhe ne Bote. Me nje kosto ndertimi pa perfunduar akoma prej 17 milione eur/km, nderkohe qe kudo qe te shkosh meson se autostrata te ngjashme behen ne maksimum me 5-7 milione eur/km. Pse nuk shkon kryeprokurori Adriatik Llalla ne Mal te Zi dhe te verifikoje se me cfare kosto eshte ndertuar autostrada qe lidh Podogoricen me Budeven me nje tynel me te gjate se ai shqyptar? Ne vend qe te kryeje detyren e tij Adriatik Llalla deklaron pa piken e turpit dhe moralit qytetar, se cdo biznesmen i ka dyert te hapura per denoncime sikur te ishte portier dhe jo shef i Prokurorise se Pergjitheshme.

    Kjo rruge e mafies me pushtet eshte ndertuar pa projekt dhe pa preventiv me moton: “Vidh sa te mundesh nga fiondet publike” dhe kusari sot eshte kryatar i PD-se se Sali Komunistit dhe quhet Lulzim Basha dhe dosja e tij eshte mbyllur me finte imunititeti nga Ina Rama dhe Adriatik Llalla as qe kujtohet fare qe tani ky kusar makaber i fondeve publike dhe vrastar i protestuesve ne 21 janar, tani eshte pa imunitet dhe mund te hetohet nga ligji.

    Kjo rruge qe kollofiti miliarda eur u vendos nga Saliu ne gjumin e tij te nates, njesoj sic vendoste Enver Hoxha ndertimin e Kombinateve Metalurgjike ne kerrthize te Shqypnise, ne Elbasan pa piken e llogjikes ekonomike dhe pa kurfare studimi per fisibilitetin e investimit. Lind pyetja Pse keshtu keta BOSA komuniste dru me pre? Pergjigja eshte e thjeshte: Sepse nuk investojne me LEKAT e tyre, por operojne me LEKAT e te gjithe shqyptareve duke menduar me pare per te vjedhur me shume sesa per te ndertuar.

    PRANDAJ TANI SHQYPTARET DUHET TE PAGUAJNE HARACIN.

  • R.Regan thosh se , qeveria gjithmone gjen nje nevoje per sa para merr…

    Ama, dhe nje qeveri qe te jep cfaredo qe i kerkon eshte e sigurte qe te merr sa e cfare do…

    Cdo premtim,cdo plan qeverises ka vlere sa per fillimin e puneve, se me pas…gjerat levizin sipas rrjedhjes, pra jane ne dore te realitetit…Dhe eshte e pritshme se nese shkelet nje premtim, do te behet nje premtim tjeter me i mire…

    Kjo eshte ironia e cdo qeverisjeje…

  • Qe nje autostrade te jete me pagese, kjo eshte gjeja me normale dhe kete sduhet ta kundershtoje askush, qe ka mend ne koke.
    Por qe ka zgjidhje edhe per shqetesimin e atyre banoreve qe jetojne pergjate kesaj autostrade, ka!.
    Nje nga keto zgjidhje, eshte edhe pagesa vjetore, me nje shume minimale, ku keto automjete marrin nje karte udhetimi, qe u lejon te levizin lirshem, neper autostrade.
    Mirembajtja e nje autostrade, kerkon cdo vit shuma te medha parash.
    Perse une te paguaj ne cdo shtet ku udhetoj neper autostrada dhe ne Shqiperi te mos paguaj.
    Shof shume gjyzela qe komentojne vetem per bythen e tyre, kur dalin jashte Shqiperise rrine si pulat dhe paguajne si cecot, cdo pagese, por kur vjen puna per ne Shqiperi na behen trima.
    Cdo dite vidhet ajo autostrade, mbasi u be vjedhja e madhe nga Sali-Luli, por qe te gjithe rrine indiferente karshi vjedhjes se perditshme dhe tani kerkojne te mos behet me pagese.
    Pagesa do ti jape mundesi shtetit te mbaje ne gjendje te mire ate rruge, te kete nen kontroll hajdutet e kesaj rruge, qe spo lejne llamarine e hekur pa vjedhur, te gjobise ata qe ne tabelat e komunikacionit, pa pike turpi, vejne tabelat e tyre, Mish ne Hell, Pula te Skuqura e lloj lloj budallalleqesh te tjera qe vetem ne salistan i sheh.
    Por perpara se te behet rruga me pagese, qeveria duhet te investoje oer shume mbikalime, qe rregullojne qarkullimin e shume banoreve qe jetojne anes kesaj rruge.

    • A je interesuar kush i ka ndertuar dhe kush i miremban ato autostradat qe jane me pagese neper bote? Jane shoqeri private qe kane hedhur leket dhe domosdo do paguash qe te punojne e te fitojne per sherbimin qe te bejne.

      Kurse autostradat tona qe duhet te quhen qerrestrada ne fakt, i kane paguar shqiptaret me leket e tyre,

      Paguan taksa per makinen ti? E di cfare taksash jane? Shko interesohu pastaj hajde na shit dengla pastaj ketu e na thuaj sa here te puthi Edi Rama

      Eshte njesoj si te paguash qera per nje apartament qe e ke blere, te ai te cilit ja ke blere.

  • Qe duhet te paguajne,duhet te gjitha automjetet qe do te kalojn ne ket rruge dhe kjo esht e pashmangshme per financat e shtetit te boshatisura pothuajse plotesisht!
    Natyrisht riparimet duhet ti bej shteti e jo privati,dhe parate e mbledhura duhet te perdoren per mirembajtjen por edhe ne ceshtje te medha sociale qe perballet qytetari sot per sot!!

  • perse nuk po e japin mirembajtjen me koncesion? aresyeja duhet kerkuar tek ata qe bejne llogarite e kostos se mirembajtjes. te jeni te sigurte se ne kete kosto futen dhe ryshfetet qe jane me te kushtueshme se mirembajtja.prandaj terhiqen firmat.n uk ka rende3si se cila parti eshte ne pushtet .ata qe llogarisin kostot jane njerez qe kane zene rrenje ne drejtorine e rrugeve, dhe servilosen sa here nderrojne pushtetet.

  • Edhe une jam i mendimit te horrit .
    Por pasi ajo te vihet ne parametra qe jane si ne gjithe vendet e tjera , jo te te prese rrugen gomari me jonxhe ne samar apo tufa e lopeve e deleve etj.
    Ruajtja e mirembajtja behen kundrejt njerezish pergjegjes me pagese dhe kjo eshte e drejte , pamvaresisht se ne nuk na vjen mire , por kjo te jete e arsyeshme.

  • Ne rastin e rruges se kombit duhet ti ndajme problemet…….a/..1.Autostrada duhet te perfundoje me te gjitha elementet e sigurise nga firma koncesionare, qe duhet te shpallet sa me shpejt ,…… 2. Me qe eshte ndertuar me parate e buxhetit te shtetit, tarifat e pageses duhet te jene simbolike, pra per autoveturat 1-2euro, per kamionet 4-5 euro ,……..3. Te mos kete takse si taksa idiote, qe mban emrin e Majkos…….4. Koncesionari duhet te pergjigjet per sinjalistiken dhe sigurine ne autostrade, pa asnje fond shtese nga qeveria ,e cila ne kete rast ka vetem nje detyrim, te kontrolloje koncesionarin njelloj si ne cdo shtet te EUROPES ……………………………. b/..1.Te gjithe shqiptaret e dine mire koston e kesaj rruge, por per kete nuk duhet bere thirrje qe te mos paguhet tarifa …….hajdutet e rruges dihen , jane identifikuar edhe nga kontrolli i shtetit ,dihet edhe shuma e pervehtesuar, te gjithe aktoret jane gjalle (por edhe te vdekurit duhet te gjykohen ),te gjithe jane ne Tirane, te gjithe i shikon perdite ne TV e kudo , te kollarisur e te xhelatinuar ,………..PRA , nuk duhen shume mend per te ditur se cduhet bere ….. duhet qe institucionet te veprojne , dhe ne populli te shtrengojme qeverine te marre situaten ne dore…………. ndryshe…..aha …….

  • NE SHQIPTAREVE NA VODHI NJEHERE BERISHA (ME LULIN E VOCER) DHE TANI DUAN TE NA VJEDHIN KONCESIONARET (E LIKES) KUR KJO ESHTE RRUGE QE E KEMI PAGUAR SI KOMB 1MLD HERE ………………….

  • gezojuni amerikese se firma amerikane e grabiti dhe prite se ka me sdihete si do na e marin shqirtin prape do na qetsojne pake me antishqiptarin rilindje qe spo flete fare pere miireqenie po na groposi me ulje rogashhe dhe ngritje cmimeshe me kriminalja e rilindjese eshte ndalimi i ndertimeve dhe amerika e pabese do sjlele te pashpirtin luli dhe do na zhduki fare ose do na tresi si ne kampe perqendrimi kuere serb grek maqedonas e malazeze jetojne jetene pere mbrekulli te zotite shqiptaret po heqin zi skllevere te vertete dhe kete e kemi nga miku jon i madhe amerika

  • NUK ESHTE E VERTETE QE AUTOSTRADAT NE BOTE JANE ME PAGESE.

    Idea e pageses per rrugen e rezilit Durres-Kukes si simbol i kuserise se pushtetit lakmitar pa piken e llogjikes minimale ekonomike, Durres-Kukes ka lindur nga qeveria socialiste sepse buxheti i shtetit ka mbetur troke pa LEKA dhe historia e kesaj rruge rezili te kuserise se Saliut po vazhdon me kuserine e LSI-se me ndihmen e Edvin Piktorit.

    Po te udhetosh ne SHBA do te kuptosh se ne autostradat e ketij vendi nuk paguhet kurfare takse apo pagese sic ndodh ne Maqedoni pershembell ne dallim nga vendet fqinje si Greqia, Serbia apo pak me larg Bullgaria, Hungaria etj te ish kampit komunist ne te cilat mund te bredhesh me makine autostradat 10 here me te mira se rruga e ANTIKOMBIT Durres-Kukes pa paguar asnje LEKA.

    Por po te udhetosh edhe ne Gjermani apo France, Holande, Belgjike gjithashtu nuk do te merrni vesh kur kaloni nga nje autostrade ne tjetren apo nga nje shtet ne tjetrin, sepse askush nuk ju kerkon taksa apo pagesa. Kjo vlen edhe per shume shtete te Evropes Perendimore sidomos per vendet skandinave.

    Lind pyetja si keshtu keto vende qe jane nikoqire nuk mbledhin taksa per cdo 10 km per autostradat e tyre sic bejne maqedonasit dru me pre ne autostradat e tyre te Kohes se Qepes te komunistit te moderuar Josip Tito. Qysh keshtu? Pergjigja eshte fare e lehte dhe kete jua a jep nastradini o milet i paditur qe jeni bere gadi te hapni portofolet tuaj dhe t’i paguani Ilir mete Ryshfetit taksen apo GJOBEN per rrugen e mafies se Saliut qe e quajne pa piken e turpit si Rruga e Kombit:

    Ne vendet e civilizuara dhe te zhvilluara ekonomistet kane menduar se ndalimi i trafikut te automjeteve ne pikat e autostrades ka kosto per biznesin dhe vonon qarkullimin e mallrave dhe per kete arsye ka vendosur taksat vjetore, mujrore apo javore qe paguhen ne shtet nga cdo drejtues mjeti sipas nevojes dhe vleresimit te pronarit te automjetit. Kjo takse qe shitet ne cdo karburant apo kankileri quhet “Vignette (road tax)” dhe shteti me ane te tyre mbledh te ardhura ne buxhet, te cilat shkojne me destinacion te pandryshuar nga qeveria per mirembajtjen e rrugeve dhe autostradave. Por qe te mblidhen shume taksa duhet te kete shume trafik automjetesh dhe qe te kete shume trafik automjetesh kryesisht maune me mallra ne te dy drejtimet duhet qe rruga te jete projetuar mbi bazen e llogjikes ekonomike duke kryer me pare studim per fisibilitetin apo leverdine ekonomike. A ka ndodhur kjo gje ne rrugen e Kombit dhe Rezilit. Kursesi JO! kategorike sepse kjo rruge e kuserise se mafies me pushtet nuk kishte as projekt dhe as preventiv dhe ishte menduar nga familja Berisha vetem per te vjedhur fondet publike duke i kamufluar me parrulla patriotike dhe kush i dilte kunder marrise se Saliut shpallej menjehere ARMIK si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes per bunkeret qesharake komuniste kur ASKUSH nuk guxoi t’i thote Mehmetit apo Enverit se cfare marrezie ekonomike po luanin ne syte e popullit shqyptar dru me pre.

    • me lejoni nje shtese i nderuar. “bota” ka pagesa ne autostrada te ndyshme. Por jo te gjitha ne teresi, Kjo varet nga pronesia, rruge private apo shteterore. llogaritet si ne “pjese rruge per perdorim” [toll- relative to road section] Mund te jete 5 Km a me shume, te kalosh diku, hysh ne tunela ure. E ka Spanja dhe Franca, e ka Britania (ne nje ure ne Londer £1 simbolik dhe ne mortoway ne B’ham) [ne gjermani e kane futur apo do e fusin tani] Kjo ndodh dhe ne disa vende Nordike.

      Ka qe duhet te blesh “vinjete” [vignette] Poloni, Austri, Hungari, Slovaki etj. Qe vlen 1-3 apo 10 dite. Nese harron ta marresh, penaltite jane hata fare. Kohe me pare vec ne nje udhetim pata marre 6 gjoba. Cdo dite me quhej gjobe, nuk e dija se kisha thyer rregullin. Kur jam kthyer ne UK, 10-15dite me vone me lajmeron Kompania qe dha makinen me qira, se me kishin marre nje gjobe (ndryshe do e paguanin ata) dhe do vinin shpejt 5 te tjera. U nxeha pak…ne parim 🙂 Karten e japim te garantojme “demtime” jo leje per jete te hysh ne akonton time. Plus, cdo gjobe une e kundershtoj, co Fleten/ Fotot/ kohen etj, e me jep shancin per kete; ato e bene fakt te kryer. Mora banken, bllokova karten dhe nga inati u shkruajta: “Keni thyer ligjin – kompani harroi te me lajmeroje per kete rregull – dhe hajde merrinin paret ne Londer.” Dy vjet me pas, prape shkova tek ta – cuna te mire – dhe s’me mbajten meri.

      Si do behet rruga e kombit se kam idene, me pagese fikse a ne segment rruge. Por te garantoj, qe tolls/pagesa ka ne shume vende te botes. Kine e Indi, ne Bangladesh e Malejzi. Ne Singapur kishte dicka sh. te vecante, autostrada qe e lidhur me makinen “nje kuti e vogel brenda” te hiqte aq para sa perdorje rruge. Dicka e papare per kohen. Vite para se te na fusnin “congestion charge” ne Londer, £5 te hyje ne qender te qytetit-ne dite. Sot eshte £9 e automatikisht te hiqen, atje makina “e vete-regjistronte” . Ne Londer permbi 5-6-7- vjet gjobat na mbysnin, pagesa ishte Primitive. Hynim ne qender, paguaje “takse” brenda nates, para-ora 12-te; me tel, internet a stacion karburanti. Shume harronin, kalonte £60 diten e neserme. Me pas na dhane 48h kohe, prape njesoj. Ka pak kohe qe u be automatike. Nje qytet e bene rremuje.

      Plus ne paguajme “road tax” kemi disk ne makine qe paguhet per 6muaj-1vit, ne varesi te “tymrave” fuqise motorrike, vjetersise apo atyre me energji alternative, pse te paguajme 2x? Po c’te besh. Ne cdo vend te botes, motorristi eshte shume i lehte per tu kapur, gjobitur e shfrytezuar. Ato fusin Tolls, ne paguajme. Vendosin gjoba-paguajme. Rruga e kombit pati shume shperdorime, kosto kolosale e tani del qe ka gropa akoma pa fillur.

      Po shoh ne nje forum: ne Kroaci te ndertosh 1Km rruge autostrate eshte 8-9M Euro. Bullgari 2.2.-2.7M Spanje 3.1 -13M. Arbeni nga Kosova thote: 8M per 1Km, dhe eshte kurioz te dije pse kushton kaq pak ne Bullgari. Ne Britani me sa di une shkon nga £10-32 Milion. Po ashtu duhen llogaritur tunelet, niveli i zones, demshperblim banoreve, pagesa per token/shtepi, sinjalistika etj.

      nese i intereson Gazetes per nje studim me te detajuar e si behen keto pune, ne kosto e gjithshka, ti kerkoje llogari te shkruarve e te sotmeve, ja ku e ka studimin, plot 113 faqe te tij

      http://ec.europa.eu/transport/themes/sustainable/studies/doc/2008_road_infrastructure_costs_and_revenues.pdf

      Me tregues e kostot totale, per 27 vende, 9 kategori makinash, 3 tip rrugesh dhe ndryshues te tjere. Studim shterues ne rang Europian, nga nje firme Hollandeze.

  • Më parë se të vendos për një pagesë të detyrueshme kalimi në këtë rrugë, qeveria më s`pakku duhet të sqarojë se çfarë nuk ka shkuar në kontratë? [artikulli]

    Shume bukur. Por jeni paksi vone i nderuar zoti Gazetar. Kontratat kerkohen ne fillim, jo 4-5 vjet me pas. Me besoni {e kam kerkuar kete 4-5 here ne forum, duke kujtuar se DITA ne lexon pak e do beje disa perpjekje te vogla ta fuse ne dore…} kontraten FMN-Shqiperia. Deri me sot kam degjuar/ lexuar ” reforma/ nuk eshte si sudja- Kr-M. Sekrete dhe e keqe ish-Kr-M. Jemi gati per Reforma, se kam marre kredine per vete, FMN ka kushte, kur merr borxhe mos shko ne kazino (m.i financave) Bravo dhe Hallall Qeverise se po punon mire dhe si i ndrinte ftyra M ne TV, halalll-debat (publiku) dhe….Kaq.

    3-5 vjet me vone, ju a dikush tjeter do e kerkoni ate Kontrate.
    Do jete vone.

  • Eshte shume e cuditshme pse shqiptaret nuk marrim mesim prej tjereve!
    Pse taxen duhet te ia lame privatit?Pse shteti nuk eshte ne gjendje me ba me po ate taxe punen?
    Pse di kush qe nuk ka investuan asgje te korre fitimin? Edhe pse demtimet nga keqberja e rruges duhet t’i paguajme ne e jo firma Bechtel?ka garanti disa vjecare ,sic ndodh normalisht a nuk ka kjo rruge? Duhet gazetaret te jene ma kureshtar edhe te kerkojne qe ‘transparenca’ mos te jeté vetem nje fjale po edhe nje e drejte per cdo qytetar. Duhet edhe qytetar ma pergjegjese qe sikur ne kosove te hulumtojne e te dalim me fait para publikut..

  • Qytetaret franceze e pervuan ‘privatizimin’ e mirembjatjes:rritje cdo vjet te cmimit edhe mosmundesia e shtetit me intervenuar se kontrata eshte ashtu e shkruar sa qe ne cdo menyre firma duhet demshperblyer edhe me çmimin te majme! Pra francezet sot duhet te presin fundin e kontrates…edhe pse la haute cour ka treguar se si firma abuzojne me cmimet e rruges!
    Sic duket qeveria shqiptare te njetin gabim po do me bâ!

  • @horri bulevardit

    meqenese i njeh rruget e Europes a mund te me thuash, a te eshte care ndonjehere rrota ne gropat e rruges apo te eshte thyer ndonje shasi?
    Nje pike vaj te derdhet ne rruge dhe bllokohet deri sa te pastrohet dhe nqs. ty te behet dem per shkaqe te rruges te paguan shteti. Pervec kesaj kontrolli teknik i makines behet cdo dy vjet ne Europe,ne Shqiperi cdo vit. Pra rruget me gropa jo vetem te prishin makinen,por edhe te paguash cdo vit qe te shikosh dhe rregullosh ate qe ta ka prishur rruga qe ti paguan me taksa per tu mirembajtur dhe nuk mirembahen kurre. Po pse o emer H.B. a shtrydhet me ky popull. Kur gjithe Europa ka ulur cmimet e karburantit te pakten 30 Cent tek ne vazhdon pa ndryshime. Jam dakort qe cdo popull duhet te shterngoje rrypin ne kohe te veshtira,por jo ne menyre seleksionuese, te kthehet njehere paraja e vjedhur ne Shqiperi dhe pastaj te vazhdoje populli te paguaje kusurin per ri-lindjen e re. Gazeta dha para nje muaji nje shifer prej 1miliard 128 milion € te dala nga Shqiperia te pa taksuara. Perse nuk degjojme asnje koment nga ana e qeverise per kete hajduteri?

  • Pa kur u mblodhen t’gjithe te Tyneli
    qe nga Berisha gjer tek Xhuveli,
    Erdhi gjithe bota – plasi gostia
    Rrugen e Kombit bani Salia.

    Kushtoi miliarda, por ca studime
    Thone se do nxjerrim shume perfitime
    Rruga e Kombit – de more de
    Do jete shpetimi i madh per ne.

    Pa kur pushuan nga zhurma topat
    Doli qe rrugen e hengren gropat,
    dhe dashka prape qindra milione
    Ndaj dashka dhene me koncension.

  • Une paguaj dike kur ky dikush me ben nje sherbim. Perndryshe nqs goten e ujit e marr vet ose kafen e bej vet nuk kam pse paguaj njeri. Nqs nje kompani private do merrte persiper te ndertonte nje autostrade me te gjitha parametrat e nevojshme dhe ME LEKET E VETA atehere natyrshem qe do e pagoja po ta perdorja sepse do kaloj mbi investimin e tyre. Por nqs autostraden e ka bere populli me leket e veta atehere i gjithe populli ka te drejte ta perdori pa paguar asgje pervecse mirembajtjes te cilen e paguan sa here paguan taksen e makines.

  • Asnje lek mos te paguhet pa shlyer 260 milion € Lulzime bytheci i bashkis….ose ti konvertohet ne vite burgu…. ose e mira eshte te varet ne litar.

  • ME vjene keq qe ne shqiperi sot shteti i nenshtrohet deshires se kryeministrave dhe jo lloggjikes ekonomike dhe te shkruaj dikushe qe rruget jane ndertuar para planifikimit te pushtimeve dhe shtetet investituese kan pasur siguruar nga zhvillimi i tyre ekonomik si dhe llogaritjeve te vendeve duke llogaritur fitimet ne vendet e pushtuare per rrikthimin e ketyre shpenzimeve studjoni ndertimet e rrugeve nga turqia ne shqiperi kuptuhet se niveli i tyre ishte ne pershtatje te intesitet dhe mjeteve te teknollogjise se kohes pas luftes se dyte dihej qe do te shtohej prodhimi dhe vendet e punes nuk do te ishin large vendeve te pune si dhe studimet megjithate outostradat pate intestitet te larte ndertimi kur ishte zhvilluare rritja eprodhime bujqesore dhe indistruale siguronin te ardhura per te zhvilluarvet industrin dhe siguroni te ardhura nga vlera e rritur e mallit ne vendet e trjera me fitim me te madhe se shpenzimetdhe taksat e levizjes se mallit dhe rrogat e punonjeseve u rriten ne nivellin re larte sa10deri 15% do te llogaritesi ne pagen e tyre ose ribursoheshin nga pune dhenesit per levizjen e tyre si dhe trasfetat megjithate ose qakullim ka taksa vjetore shume te vogla si takse rroge me pagen e2dite pune ne vit te puntorit te pa kualifikuar dhe te huajte me nje pulle qarkullimi vjetor prej 4o er0 ne vit kjo zvicer e tjera dhe me gjitheate kane superstradat pa pagese kurthet qe po beni ne deme te popullit do tju kthehen ne te kundert se gjoja demokracine ken 24 vjete qe e ken kthere ne poshtersi s dihet se cfare do te lind zoti dhe llogjika njerzore sjellte me te miren ju lutem mos e propogandoni dhe shpenzoni shume ne emer te turrizmit sevendet me turizem te zhvilluar qe neve do tna duhen10 vjete te arrim nivekin etyre sot jane ose kan fiilluar te hyne ne recesionsi greqia italia spanja portugalia e tjere te arrurat nga turizmi kane nje influence te vogel orjentoni dhe perkrahni industrin erpunues me kredi me interes zero se taksat qe do te vilen si dhe zvogellimi i numerit te famijeve me trajtim social me persona te rrinje do te zvogelohet

  • Futja popullit Edvin se ashtu e meritojme. Ne na genjeu fotografia jote nudo, ti mre vlla qeke tamom, por te lutna terhiqu pak sa te levizim pak qafen,

  • Dasht Zoti e ate popull e futshin edhe ne kooperativiva sic i fyten parardhesit e tyre.Po ashtu edhe zboret se ashtu i don mushka drute.Me habisin disa qe mos me ju lene gje pa bere vetem tua bejn socialistet nuk ndihen.Rama do bej mire tu merrte taks edhe per diellin.Besoj se do bej cfar te doj se nuk keni pare gje akoma.Le te mbajn ata njemilion shuplakat edhe pake e kane.Ju bafte mire se vete e keni kerkuar .yyyp xhixhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *