Qeveria ka vendosur që në vitin 2017-të të rritë pensionet për 619 mijë pensionistët.
Tashmë filluar puna për të bërë gati shtesën për të gjithë shpërblimin që marrin pensionistët çdo muaj, i cili nuk lidhet me masën 1% që rritet çdo vit, por do të jetë një rritje e pensionit bazë.
Ekspertët e Ministrisë së Financave, kanë filluar punën për të bërë gati disa variante për masën se sa do të shtohet pensioni social, raporton Vizion Plus.
Sot, skema me të cilën paguhet një pensionist është Pensioni Social plus Shtesën 1% të mesatares së kontributeve të tij. Është vendosur që të rritet pensioni social. Për 2017-ën, sipas dokumentit të pensioneve, ai është 8 mijë e 400 lek.
Këtë Ministria e Financave ka vendosur ta çojë në 9 mijë ose 10 mijë lek. Akoma nuk është rënë dakord se sa do të jetë kjo masë, pasi do të llogaritet defiçiti që do të krijojë në skemë kjo rritje. Megjithatë të njëjtat burime, konfirmojnë se vendimi do të merret brenda muajit tetor, në mënyrë që këto shpenzime të reflektohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ekspertët kanë disa muaj që po punojnë për të realizuar një formulë, e cila do të mundësonte shtesat në pensione, por puna ka qënë e vështirë pasi skema e re nuk lejonte deformimet. Ministria e Financave ka qënë në bisedime me atë të Mirëqenies Sociale në mënyrë që të gjente një zgjidhje pa shkelur ligjin e pensioneve. Sot, pensioni minimal në qytet sëbashku me kompensimet është 14.200 lek ndërsa maksimali është 25 mijë lek.

Paska filluar fushata elektorale per 2017-ten!!!!!!!!!!!!!!!!!
Edhe media ka frike te investigoje per MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT!
Asnje intelektual,QJQ,etj nuk ka marre nismen per te studiuar llogaritjen e MINIMUMIT HISTORIK te jeteses se njeriut ne Shqiperi!
Bile as e ze njeri me goje se ketu fshihet KRIMI me i madh qe i behet popullit shqiptar!
Ato rritjet kellire qe thoni ju i mbani per vete ju milioneret e qeverise?
Dhe pastaj gjeni shpetimin tek sharjet e Enver Hoxhes,por kurre nuk e rrezoni ate KOLLOS!
Nuk ju vjen turp o zyrtare qe pensioni maximal ne Shqiperi ka zbritur ne 250.000 Lek te Vjetra, kur per t’u barazuar me kohen e Enverit, sipas indeksit te inflacionit, duhet te jete 700.000 Lek te Vjetra dhe minimali duhej te ishte 350.000 Lek te Vjetra?!.Sado te perpiqeni me mashtrime, nuk e mbuloni dot gropen e Shqiperise te hapur nga agjentet e Serbise dhe Greqise ne pushtet keto 25 vjet.
Ju dashkan votat edit
Mashtrim koke e kembe! Mund te kete ndonje 1% ose 2% rritje! Dhe kjo quhet sukses? Ne Shqiperi ka marre fund cdo gje!
Qeveria ka ne dore vetem te shese vendin nepermjet koncensioneve ndersa pensionistet trajtohen nga dora e ngrohte e FMN e cila ka tre vjet qe ka bllokuar rritjen e pensioneve.
Qendrojme me syte nga FMN qe mos e dhente zoti te mendoje per ndonje reforme te re
Te gjitha qeverite qe sunduan ne Shqiperi qe nga viti 1990 e deri me sot kane mashtruar shqiptaret ne menyrewn me te poshter!
Leerini ndenglat me pallavrat tuaja per rritjen gjoja tre pensioneve!
Po te ishit njerezore ju duhet te llogaritnit dhe te shpallnit para popullit….MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT!
Pastaj filloni e belbezoni per trritje pensioni!
Minimumi jetik ndan shapin nga sheqeri,pra tregon se kush jeton me mire ne Shqiperi,QENI apo NJERIU!
Vecanerisht pensionistet!
Por ju nuk e beni kete se ne jetojme ne nje sistem politik kriminal e jo human!
llogaritni se me cmimet e sotme sa duhet te marre pension nje njeri dhe do kuptoni se e gjithe propaganda e juaj antikomuniste eshte nje DESHTIM I PLOTE e i pa kthyeshem!
Krahasoni se si jetonte pensionisti me pensionin socialist dhe sot me ate kapitalist!
PALLAVRA KAPITALISTE TE MIREQENIES SE QENIT e jo te njeriut!
Keni edhe nga nje thes miell para votimeve.
A do jete Edi me 2017?