Në 2017 kërkoi azil në Gjermani, sot u betua si deputet

Ornela

Sot në Kuvendin e Shqipërisë janë betuar dy deputetë të rinj. Ata janë Artemisa Dralo (Malo) dhe Ervis Meço. Zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemisa Dralo mori mandatin e Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjirokastrës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë që Ervis Meço është deputeti i radhës që futet në Kuvend nga listat e PD-së nga qarku i Vlorës. Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin.

Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate me Partinë Demokratike.

Ai ka qëndruar si azilant politik në Gjermani për katër muaj, por nuk e ka përfituar statusin. Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

Bashkë me Meçon shkon  në 122 numri i deputetëve me mandat, teksa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
      • Në fakt Dule, deputet prej afro 25 vjetësh dhe nënkryetar parlamenti, nga ngjyra duhet të jetë në mos një egjiptian (jevg), ka të ngjarë që më shumë të jetë një rom (arixhi) grek.
        Por pavarësisht kësaj, të drejtat e njeriut janë universale dhe të mirëpranuara nga shoqëria jonë. Racizmi dhe diskriminimi, është i dënueshëm me ligj. Mendoni demokracitë perëndimore. Kryetari i bashkisë së Londrës është pakistanez apo indian, presidenti i parafundit i ShBA ishte një afro-amerikan. Shembuj ka plot. E ndoqa fjalën e deputetit Meço sot në Kuvend dhe më pëlqeu, kur ka me dhjetra të tjerë që s’lidhin dot dy fjalë kur diskutojnë, ose më keq s’i njeh njeri se nuk diskutojnë kurrë.

  • Mos u çudisni. Keto jane lista qe i oa hartuar Luli me Moniken.
    Nqs deputet e rinj ju duken nivel i ulet apo qesharake me disa perjashtime , keta jane fytyra e Lulit dhe Monikes, ashtu si dhe deputetet e PS jane fytyra e Rames.
    Ne kete vend mund te bejne politike vetem 3 vete.
    Rama, Luli dhe Monika.
    Kush shikon neper media lloj lloj fytyrash deputetesh dhe ish deputetesh , pyet veten : ” Po keta cfare duan?”
    Dhe duken qesharake kur thone se perfaqesojne elektoratin qe i ka votuar.
    Po cili elektorat ka votuar per ta individualisht?
    Zgjedhesit me kete kod zgjedhor votojne vetem siglen e partise.
    Listat qe u vihen para sipas zonave , jane te diktuara nga kryetaret e partive.
    Per tu bere deputet mjafton t’i gjesh anen shefit dhe te sigurosh nje vend ne krye te listes.
    Deputetet nuk kane asnje detyrim per njerzit qe zgjedhin partine e tyre per te votuar.
    Ata ja dine per nder vetem shefit.
    Atehere pse kerkohet nga deputetet te kene mendim te tyre dhe personalitet.
    Per te menduar, drejtuar dhe zbatuar punet, mjaftojne mendte e shefit.
    Prandaj them qe ne kete vend te drejten per te debatuar dhe bere politike e kane vetem 3 vete.
    Nga pikpamja e puneve administrative te shtetit individet qe mbajne poste mund te flasin , por politilisht mund te flasin vetem 3 vete.
    Ashtu si dhe pergjegjesine per ghithçka e mbajne vetem 3 vete.

  • Kjo eshte vertet estrada me e madhe e pare ne parlamentin shqiptar dhe ne skenen politike shqiptare. Merren nga qeveria njerez nga lista e partive qe nuk jane ne parlament dhe i jepet mandat deputeti nen siglen e partive qe nuk jane ne parlament. Pritet pastaj opozite nga keta qe i ka sjelle qeveria ne salle te parlamentit. Parlamenti me karagjoz qe nga koha kur kishte deputete Themie Thomain a Lenka Cukon

  • Mos japin edhe keta doreheqien si ata te BDqe u kercenuan para ca kohesh dhe e ben si ato nuset neper filma qe pasi “betohen” per besnikeri ne altar
    kerkojne divprcin menjihere,duke e lene “dhenderrin “me
    gisht ne goje!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *