Sipas vlerësimeve të fundit demografike të OKB-së, përqindja e popullsisë evropiane është e destinuar të zhduket, për t’u zëvendësuar nga ajo afrikane. Këto të dhëna përkojnë me ngrohjen globale dhe sugjerojnë një eksod të vërtetë drejt perëndimit (SHBA, Kanada, Britani e Madhe).
Skenarët demografikë të së ardhmes së botës do të ndryshojnë: OKB-ja ka rishikuar parashikmet e veta dhe për 2100-ën të dhënat flasin për një mbipopullim të Afrikës. Ato korrigjojnë pjesërisht një studim të vetë Kombeve të Bashkuara të bërë një vit më parë, kur mendohej se rritja e popullsisë ishte destinuar të ndalohej në dekadat e ardhshme. E kundërta do të ndodhë: popullsia do të vijojë të rritet edhe pas 2050-s. Në fund të shekullit, katër banorë në 10 mbi planet do të jenë afrikanë. Mbeten pas lindorët dhe do të jenë thuajse të zhdukur evropianët: që do të përbëjnë vetëm 10% të popullsisë botërore.
4.2 miliardë afrikanë
Metropolet e së ardhmes do të jenë Lagos, Kinshasa, Addis Abeba, Dar es Salaam, por vendet që do të shohin një shpërthim të vërtetë të rritjes demografike do të jenë Nigeria, Congo, Etiopia dhe Tanzania. Kështu popullsia në Afrikë do të kalojë nga 1 miliard banorë në 2.4 miliardë gjatë 2050-s dhe në 4.2 miliardë nga fundi i shekullit.
Në të kundërt popullsia kineze do të pësojë një rënie duke nisur nga viti 2030. Në këtë kuptim, politika e pengimit të familjeve kineze që të kenë më shumë se një fëmijë, do të rezultojë e suksesshme. Në 2100-ën kinezët do të jenë rreth 1 miliard dhe në të njëtën periudhë indianët do të jenë 1 miliard e gjysmë. Ndërsa, popullsia evropiane nga 740 milionë që është tani do të tkurret në 640 milionë në fund të shekullit. Gjithashtu ‘Kontineti i vjetër’ do të jetë një tokë me popullsi të plakur, ku mosha mesatare do të arrijë në 50 vjeç.
Emigracion? Jo eksod
Rritja demografike në Afrikë mund të jetë e papërballueshme dhe me pasojë vendimtare për flukse të tëra emigrantësh. OKB-ja parashikon që nga tani e deri në 2050-ën, çdo vit treqind mijë persona do të lënë Bangladeshin dhe po aq do të largohen nga Kina dhe India. Nga Meksika do të nisen 200 mijë dhe nga Pakistani rreth 170 mijë çdo vit. Destinacionet? Shtet e Bashkuara do të presin rreth 1 milion emigrantë çdo vit, ndërsa Kanadaja dhe Britania rreth 200 mijë. Edhe ambienti do të pësojë ndryshime e tij: deri në fund të shekullit temperaturat do të jenë rritur me 5 gradë dhe edhe më shumë në vendet tropike. 6 ose 7 miliardë persona do të jetojnë në vende gjerësisht të thata dhe me bujqësi të paktë. Kjo do të zgjerojë edhe më tej problemin e burimeve ushqimore që do të jenë gjithnjë e më të kufizuara, por me një kërkesë në rritje. Emigrim në këtë pikë është një eufemizëm , fjala e duhur do të ishte një ‘eksod’ i vërtetë. /D. Gjuzi
