Vizita e parë zyrtare në historinë e marrëdhënieve shqiptaro serbe e një kryeministri serb në Tiranë, do jetë ajo e Kryeministrit Aleksandër Vucic që do të realizohet në datën 27 maj.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të samitit ekonomik të kryeministrave. Një burim dipllomatik afër këtyre përgatitjeve i tha Top-Channel se kjo vizitë nga pala shqiptare dhe ajo serbe është e ndërtuar e gjitha në bazë të parimit të reciprocitetit.
Kryeministri Vucic do të pritet me ceremoninë zyrtare që realizohet në pritje të tilla, ku parashikohen himnet e të dy vendeve. Pritja do të bëhet në Pallatin e Brigadave.
Njësoj sic edhe kryeministri shqiptar Edi Rama u prit në Pallatin Serbia të Serbisë.
Protokolli i Shtetit i ka ofruar protokollit të kryeministrit serb listën e një sërë krerëve të institucioneve që mund të presin Kryeministrin Vucic.
Në këtë listë parashtrohen takime që nga takimi me Presidentin e vendit Nishani, takimi me Kryetarin e Kuvendit Meta si dhe me Kryetarin e bashkise se Tiranës Basha.
Interesante është të shihet si do të veprojë Presidenti shqiptar Nishani, nëse do ti përmbahet marrëdhënies së reciprocitetit.
Kjo pasi në vizitën e realizuar në Serbi nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Nikolic nuk pranoi të takohej me Kryeministrin Rama.
Edhe Presidenti shqiptar e ka mundësinë e refuzimit të një takimi të tillë.
Ndërkohë mbetet e paqartë ende nëse kryeministri Grek Tsipras do të jetë pjesë e këtij samiti.
Top-Channel ka mësuar se për momentin është konfirmuar pjesmarrja e Greqisë me ministrin e punëve të jashtëme ose një varjant tjetër është ai me ministrin grek për cështjet europiane.

Pse pyetet “a do ta presë nishani”? Do ta presë se s’bën. Ku ka nishani aq bythë sa të mos presë “miqtë e vjetër të saliut”? Tung!