Në 3 janar duhet të lënë hotelet, 100 familje paralajmërojnë grevë urie

J L

100 familjet e strehuara në hotelet e Shëngjinit paralajmërojnë grevë urie për të kundërshtuar largimin e tyre pa u siguruar më parë se ku do të jetojnë.

Banesat e tyre në Thumanë janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por pas datës 3 janar ata duhet të lënë hotelet për të gjetur shtëpi me qira.

Banorët shprehen se bonusi i ofruar nga bashkia e Krujës është i pamjaftueshëm për të paguar qiranë dhe për t’u ushqyer.

“Të gjithë këta burra, gra e fëmijë nuk do hyjnë në mensë për të ngrënë. Do jetë grevë urie”, shprehen banorët.

Sipas vendimit të qeverisë, ata duhet të dalin nga hotelet deri në 3 janar dhe për të gjetur shtëpi me qira.

Bashkia e Krujës ka vendosur t’u paguajë vetëm 30 mijë lekë për person, shumë kjo e pamjaftueshme, që i detyron njerëzit të dalin në rrugë.

“Do të jetë protestë ku të gjithë këta burra dhe gra, fëmijët nuk do të hyjnë në mensë për të ngrenë bukë. Do të jetë grevë urie. Ku do ta fus kokën? Atë bonus qeveria të mos ma japë mua, por ta gjejë ajo shtëpinë, se me kaq leke, nuk gjendet shtëpi. Këto kemi ne, nuk kemi gjëra të mëdha. Kemi hall për të fut kokën në një vend, jo ma shumë”, u shpreh një banor.

Një nga problemet kryesore për banorët që paralajmërojnë grevë urie është mungesa e informacionit dhe sorollatjet burokratike nga Bashkia e Krujës.

“Ne jemi në udhëkryq, nuk dimë ku të shkojmë. Ngelëm para televizorëve, ngelëm para kamerave, na vjen edhe turp. Ku të shkoj unë me 8 vetë? Ku ta gjej shtëpinë unë me 30 mijë lekë të vjetra? Sot nuk jam duke patur frikë as Zotin që më ka fal, se ma ka pru ngushtë. Bëj 35 ditë që kam ardh këtu nuk njoh një përfaqësues, me ardh me thanë se çfarë halli ke, ku je?! Ku janë këta përfaqësues, ku janë këta njerëz që na mbajnë me rrena, me rrena gjithë jetën. Duam drejtësi, duam atë që na takon. Të paktën të fusim kokën diku me fëmijët”, u shpreh një kryefamiljare.

“Ne jemi me rrobat e gjumit dhe nuk është kujdesur askush për ne. Ku është shteti? Ku është qeveria? Sot i duam kur jemi keq, jo kur të jemi mirë, se kur jemi mire, i bëjmë shërbim vetes vetë. Të vijë shteti dhe të shikojë me të dy sytë dhe jo me sytë qorr”, tha një kryefamiljare tjetër që rriste e vetme 3 fëmijë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi u premtoi banorëve të Thumanës që, në emër të tyre do t’i drejtojë me anë të një letër qeverisë dhe bashkisë së Krujës për të zgjidhur çështjen e strehimit pasi të zhvendosen nga hotelet.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Mos u merziteni se KM ka menduar per ju! Halleluia do va dergoje ministrate e tij per te festuar naten e vitit te ri! Cka lypni ju ma shume se kete sakrifise te papare ne bote?! Ta merziteni KM me gjera materiale ?!
    Perndryshe, mundeni me i kap ato ministra edhe me i detyruar me fjete nen çadra qe te shohin si jetohet! Just do it!

  • Zoti per te gjithe e sejcili per vete.

    Jo harrojeni!
    Po,kujtojeni ate monizmin diktature qe i vinte hakut termeteve dhe njerezit i sistemonte si as perendia nuk kishte e nuk ka mend ti sistemonte e ti sistemoje ma mire.
    Por si dy binjka demokracia kapitaliste me besimin fetar urojne me shume ngushllime Urimin Migjenian : “Zoti te dhashte”.
    Zoti per te gjithe e sejcili per vete.

  • Rama ka bere gabim qe u ka premtuar shtepi te reja te demtuarve nga termeti. Perse duhet ta marri shteti persiper nje mision te tille?! Nuk jemi mê ne kohen e komunizmit. Më e mira qe mund te kishte bere Rama do te ishte tu jepte te gjithe kryefamiljareve te demtuar nga termeti nje shume parash ne dore. Para qe duheshin hequr nga buxheti i shtetit dhe ndihmat qe njerezit kane dhuruar ne e-albania. Pastaj ta zgjidhnin vetë të demtuarit nese do te rrinin ne hotel, te ndonje i aferm, do ndertonin shtepi te re apo do riparonin te vjetren. Edhe kur tua ndertoje shtepite te mos besoje se do ia dinë pêr nder.

  • E kur thone fiksacionet ne mbare njerezimin: Si kalon naten e vitit te ri.Do shkoje i gjithe moti.
    Keto ne hotele luksoze si nate e pare.Ndersa mbas dites 3 janar moti i vitit 2020 do konvertohet nga Mot ne Mut.Nuk ash gja e madhe.Vetem nji germ ndryshon,nga “O” ne “U”.Ku,deshira e ime asht qe kete fjalen me germen “U” ta gezoj kryeministri me qeten e vet qeveritare,dhe t’ia dorezojne donatorve ne konferencen ne fund te janarit,mos e lenshin per ne shkurt.

  • Paska shkuar mbesa e bije Vokshit me i qa hallin ketyre te shkreteve. Me gjithe miliona eurot qe ka bere nga vjedhja e naftes le ti ndihmoje direkt e jo te beje propagande bashke me kete tjetrin Gazment Bardhin qe ne parti nuk e dine se si dhe nga erdhi, peshqesh nga Luli.
    Ne vend qe te bejne propagande le t’ia zgjidhin hallin keta me milionat qe kane bere bashke me Lulin. Keshtu fitojne pike ne sy te opinionit publik e jo te sulen si hijenat per te dale ne fushate kot me kot!

  • Ju nuk u duket aksund diteve te para pas termetit, edhe tash mbi nje muaj, nuk vepruat per ndihm askujt me asmje ndihme materiale.tash kaluat ne “verpimet” tuaj hipokrizie,te fitoni nga vuajtejet e popullit shkatuar nga fatkeqesia natyrore,Po deshmon mjerimin politik,kombetar e njerezor,Te shqetesoni njerezit dhe t’i hedhni ne “revolte” per te nxjerrur “vjam pplitike nga pleshti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *