Në 47-vjetorin e lindjes Sadijes i vdes miku i saj i ngushtë

Dita

Dy ditë më parë, Sadije Berisha kishte ditëlindjen. Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës mbushi 47 vjeçe. Nëna e katër fëmijëve ka festuar 12 qershorin nën shoqërinë e fëmijëve dhe miqve të saj në Suedi. Në rrjetin social Facebook ka marrë shumë urime dhe këdo që e ka kujtuar i ka uruar të gjithë, një për një.

Madje ne zbulojmë së mbrëmjen e së premtes, Sadija e ka mbyllur ditën në një restorant duke konsumuar prodhime deti. Fotot që po ju servirim tregojnë Sadijen në ditëlindjen e saj të 47. Asnjë urim nuk i ka shkuar nga familja e ishbashkëshortit të saj, as nga babi Zeni dhe as nga gjysh Saliu dhe pse i ka sjell në jetë një nip dhe një mbesë… Përpos të tjerave, asaj i ka ndodhur një fatkeqësi duke ia prerë në këtë mënyrë hovin për të festuar e lumtur datën e saj të lindjes.

Ja ç’shkruan ajo në FB: Ju faleminderit të gjithëve që e bëtë ditën time kaq speciale. E djeshmja ishte një ditë për t’u kujtuar për një arsye shumë më të rëndësishme sesa të qenit dita ime e lindjes. Ishte dita kur 1 shok, 1 koleg u vendos në vendin e tij të prehjes. Medina (vajza) më tha: Mami nuk duhet të shkosh në funeral, është ditëlindja jote sot! Lindja dhe vdekja në të njëjtën ditë, të bëjnë të mendosh e t’i vendosësh gjërat në një perspektivë tjetër.

I thashë Medinës se funerali i shokut tim ishte shumë më i rëndësishëm se ditëlindja ime. Kam kaluar 47 ditëlindje deri tani, e shpresoj të festoj shumë të tjera, por vdekja ndodh vetëm 1 herë në këtë jetë, dhe kjo e bën ditën e tij më të rëndësishme se ditëlindjen time. Lindja dhe vdekja, te dyja pjesë e jetës”. Më tej Sadija i drejtohet miku të saj: “Kështu dje, për ditëlindjen time, shkova në funeralin tënd dhe qava pak, fola me gruan tënde dhe u mbyta në lotët e mi, kur pashë fytyrën e trishtuar të djalit tënd 8 vjeçar”.

Share This Article
8 Comments
    • asht grue e zgjut sdo mend ,por tregoi nji moment dobsie kur e joshi Zenin,dhe perfundoi posht Zenit duke i bonum atij dhurat 2 pasardhes 😉
      Tash don apo sdon Sadija asht e lidhun perjetsisht me Familjen ma gjakatre ne Shqypni.
      ke bonum mir qi ke shkue ke ceremonia e varrosjes se shokut,por kur te ngordh Berisha a do vish 😉 ??

  • O sadije a ta solli kalin xeni,apo ja ka bo dhurate armines,ke ndryshu gjini e lloj kafshe tani nga kuajt ke kalu ke prodhimet e detit,ha ti ha,se leketbe xenit jane,qe i ka bo me gerdec etj,yyyy te ngelshin fyt rrace e felliqur..

  • …
    Në familjen e ish-kryeministrit, për vajzën kanë zgjedhur emrin Medina…
    Me trup në Europë, me zemër në Arabi.
    Ja ç’drejtim kishte për ju shqiptarët e djathtë pro-perëndimorë lideri juaj shpirtëror.
    Them për pro-perëndimorët, sepse kishte shumë të tjerë që e kishin lider pikërisht për arsyen e këtij orientimi pro-arab të salehit.
    Prandaj ju grupi i parë, ftillohuni!
    Ata të dytët, në djall vafshin bashkë me të!

    • e mo ça të keqe ka!!
      po ti kishte bërë të dyja vajza tjetrës kish me ja von MEKA!!kështu që kush do shkonte me to do të thshte shkova me medinën dhe mekën!mund ¨te kishte keqkuptime por i rregullojmë!!i varim K dhe pik!!

  • Ha moj Sadije ha karkalece deti ti, pse mos hash, e ta tallesh b…en me fotot e fbukt!
    Se pasuria e popullit shkoi per ju, se Xeni, ndrron partneret si kemishat e trupit dhe shqiptaret
    Enden rrugeve te botes pa shprese dhe ata ne Shqiperi , paguajne “haracet” tuaja “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *