Gjatë kremtimit të 70 vjetorit të themelimit, në paradën e zhvilluar në Pekin, Kina demonstroi disa nga armatimet e saj më moderne. Pikërisht në këtë kohë, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një testim predhash detare në oqeanin Paqësor, zhvillimin e të cilit e bënë publik të premten.
Predhat detare u testuan nga forcat ushtarake amerikane në ujërat e Guanamit, aty ku ka pasur edhe tensione mes dy superfuqive. Ndër to u testua edhe një predhë e re e zhvilluar kohët e fundit.
Predha e re, një armë me precizion të lartë është e pajisur me një sistem të posaçëm për të shmangur sistemet mbrojtëse dhe nuk pikaset nga radarët lehtësisht, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

nderkohe, qe teknologjia perparon, instiktet e dominimit te njeriut mbi njeriut….degradojne ….