Në 8 muaj asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar në Siri dhe Irak

Elton Tafaruci

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni kanë vlerësuar si të kënaqshme situatën e sigurisë në vend dhe kanë vlerësuar se gjatë 8 muajve të fundit nuk është shënuar asnjë shkuarje e shtetasi të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.

Kjo sipas Hysenit është bërë falë punës dhe fushatave sensibilizuese.

Ministri Hyseni ka dhënë edhe shifra për qytetarët e Kosovës që gjenden në luftëra në Lindje të Mesme.

Sipas tij në këto vatra të krizës mund të jenë 70 qytetarë të Kosovës.

Shefi I qeverisë së Kosovës tha se ka një bashkëpunim të mirë të MPB-së dhe policisë së Kosovës edhe me institucionet tjera të sigurisë si dhe me vendet në rajon e që ka mundësuar që kjo Ministri të ndihmojë në sigurinë në rajon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *