Ndahen dhe bashkohen…

Ornela

Kur PD e Salës,
ra nga qeveria,
shumë demokratë,
vanë tek LSI-ja!

Anijen qé mbytej,
minjtë e braktisën,
dhe tek Ilir Meta,
mijëra u kolisën!

Rrjedhja qe e madhe,
aq sa u bë lumë,
ndaj Parti e Metës,
u rrit me aq shumë!

Luli u bë bishë,
kur mori partinë:
“Strehë e maskarenjve!”
tha për LSI-në!

Dhe kur qe në çadër,
Luli turfullonte,
se me LSI-në,
kurrë s’do bashkëpunonte!

Dhe vjet në Qershor,
kur keq digjte vera,
i mori Lulashit,
dyzet mijë të tjera!

PD-ja tani,
është përgjysmuar,
dhe është LSI-ja,
që e ka firuar!

E mësoi ca vonë,
Luli-karabush,
se kur s’ke pushtet,
nuk të do askush!

Po Lulash i shkretë,
veten e tij talli,
prapë me LSI-në,
tok i mblodhi halli!

Ndahen dhe bashkohen,
ata hera-herës,
porsi dashuria,
në kohë të kolerës!

Gjithë kukuvajkat,
natë e ditë vajtojnë,
dhe Ramën-nga goja,
kurrë s’e lëshojnë!

Lulit i ka mbetur,
gjysma nga partia,
sot të njëjtin hall,
ka dhe LSI-ja!

Ku i ka anëtarët,
tamam nuk e dimë,
ama-këshilltarët,
po e lënë partinë!

Ikin pa pushim,
nga A-ja tek Zh-ja,
edhe krejt natyrshëm,
kthehen tek PS-ja!

Kthehen-sepse kanë,
për të zgjidhur halle,
edhe socialistja,
është si Nënë e Madhe!

Kthehen-more kthehen,
jo se humbën besën,
por dot s’e durojnë,
sërish rimartesën!

Nga gjithë këshillat,
ikën-more-ikën,
se s’durojnë dot,
Titin dhe Monikën!

Ikën dhe do ikin,
prapë e përsëri,
agresivitetin,
s’e duron njeri!

Duan bukë e punë,
në këtë katund,
jo përralla e përralla,
dhe fjalë pa fund!

Arben Duka

Share This Article
8 Comments
  • “Ikin pa pushim,
    nga A-ja tek Zh-ja,
    edhe krejt natyrshëm,
    kthehen tek PS-ja!”
    si thoshte çet musaraj??
    u mbyt gjemia me federalë
    o burra kush mund të dalë
    ai i thurri vargje disfatës së turpëshme të ballit!
    ti çfar bën??
    i thurr lavde koshit të plerave me emrin PS??
    pra PS Mëma me krahë të hapura pret bijtë që këthehen nga kusaritë??
    bijtë që pasi u shkëdhyen dhe u zhgërryen bordello në bordello,grezhdë derrrash në grezhdë dosa,këthehen që të pastrohen në krahët e nënës PS??
    jo mor trap mashkull, që ke rrëshkitur jo vetëm nga morali,por dhe po e merr me shkelma dinjitetin tënd,këta nuk mund të pastrohen në kranët e Mëmës PS!
    KËTA E NDYJNË DHE mëmën!!
    megjithëse ajo ka pes vjet që po ndyhet nga dita në ditë!!zgjyra e ka mbuluar aq keq sa njerzit kujtojnë tashti se saliu është i pastër!!
    hy njerëz pa munimumin e dinjitetit!

    • Ja e shef un qe jam asnjanes mbas komentit tend u bera me LSI .Ke te drejt pak nga pak do jem edhe un kunder censures se fjalorit

      • ja dhe dy zagarë partiak
        që deri dje çfarë nuk thanë e thonë për llumin LSIst,sapo ky llum i bashkohet zagarëve,jo vetëm i harrojnë të gjitha,por dhe fillojnë ti virgjërojnë,kurvat LSIste!!
        ba,ba,ba me çfar llumi paskemi të bëjmë!?
        dhe unë kujtoja se vetëm ata të saliut ishin llum!!
        ah naivitet i shkretë!!mua më gjete??

  • Llumi, po ben thirje
    bashke te bhet llumi
    veshur me te kuqe
    si dikur katundi.

    Kungulli si dikure
    partise i thote nene
    se babane se di
    nga truri i lene.

  • Kthehen te malluar
    Nen driten e henes
    Zoti po ja kthen
    Gjithe dobicet nenes
    Kjo pune e te gjatit
    Na u be terkuze
    Ca e mbajne ne goje
    Poeti ne buze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *