Në ato viset e mia…

Ornela

Në ato viset e mia
Bekuar prej Perëndie
Në Labovë e në Labovë
Kush me çoi e kush më bie?!…

Në ato viset e mia
Trëndelinë në çdo fije
Në Labovë e në Labovë
Kush më çon e kush më bie?!…

Në ato viset e mua
Në Çajup e në Odrie
Në Labovë e në Labovë
Kush me çon e kush më bie?!…

Në ato viset e mia
Nëpër kroje, nëpër hije
Në Labovë e në Labovë
Kush me çon e kush më bie?!…

Në ato viset e mia
Hënën me dorë e zije
Në Labovë e në Labovë
Kush me çon e kush më bie?!…

Në ato viset e mia
Yjet me filxhan i pije
Në Labovë e në Labovë
Kush me çon e kush më bie?!…

Në ato viset e mia
Në Labovë e në Odrie
Ku dhe guri, ku dhe druri
Flasin fjalë dashurie…

Në ato viset e mia
Plot me mjaltë e embëlsirë
Në Labovë e ne Odrie
Do të vdisja me dëshirë!…
19.04.2003

Kristale të thyera

Tifan’ i zi i xhelozisë
Prishi folenë e dashurisë,
Dritare, dyert krejt i shqeu
Dhe zemrat si kristal i theu.

Tufan’ i zi i xhelozisë
Prishi folenë e dashurisë.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *