Në ato viset e mia,
bekuar prej Perëndie,
në Labovë e në Labovë,
kush më çon e kush mé bie?!.
Në ato viset e mia,
trëndelinë në çdo fije,
në Labovë e në Labovë,
kush më çon e kush më bie?!.
Në ato viset e mia,
në Çajup e në Odrie,
në Labovë e në Labovë,
kush më çon e kush mé bie?!.
Në ato viset e mia,
nëpër kroje-nëpër hije,
në Labovë e në Labovë,
kush mé çon e kush më bie?!.
Në ato viset e mia,
Hënën me dorë e zije,
në Labovë e në Labovë,
kush mé çon e kush mé bie?!.
Në ato viset e mia,
yjet me filxhan i pije,
në Labovë e në Labovë,
kush mé çon e kush më bie?!.
Në ato viset e mia,
në Labové e në Odrie,
ku dhe guri-ku dhe druri,
flasin fjalë dashurie…
Në ato viset e mia,
plot me mjaltë e ëmbëlsiré,
në Labovë e në Odrie,
do të vdisja me dëshiré!…
19.04.2003
Botuar në Dita, 4 Korrik 2017
Këto vargje të kënaqin shpirtin
REFLEKTIMI I LULIT NË VISET E SHQUPIT
Të dashur demokratë,
dhe ju o shqiptarë,
partinë dhe Shqupin,
Berisha kërkon t’i marrë.
Në zgjedhjet e 6 marsit,
dolëm parti e tretë,
fiks në vend të fundit,
një rezultat për ibret.
Partia jonë e dashur,
e madhe nuk është më,
trekëndëshi i Bermudës,
të fitoj nuk po më lë.
Çudi si s’më votuan,
ata besimtarë fetarë,
kam vajtur n’kisha e xhami,
mëkatet i kam larë.
Qokat ua kam bërë,
kam lavdëruar Perëndinë,
në çdo seli kam shkuar,
por ata votuan Dr.Salinë
Më kërkojnë dorëheqjen,
edhe ca bashkëpuntorë,
që nga mua u ngritën lart,
ata servila puthadorë.
Kjo botë qënka teatër,
s’paska miq të vërtetë,
kot s’thonë pyet 100,
por bëj siç di vetë.
E në fakt po reflektoj,
të di ç’vendim të marr,
por politika është e çmendur,
lë dhe priftin me barrë.
Akoma s’e kuptoj dot,
pse duhet të jap dorëheqjen,
mos fitorja nuk është humbje,
armiqtë t’më marrin të keqen!
Ç’e gjeti Metën e LSI-së,
që në parti është pronar,
del i pari apo i fundit në zgjedhje,
defakto përherë është kryetar.
Po Dash Shehi e F.Mediu,
a janë dorëhequr nga partia,
jo asnjëherë, e mirë bëjnë,
se ngjyejnë gishtin te tepsia.
Nuk është fare e lehtë,
të heqësh dorë nga pushteti,
për të mirën e partisë,
apo se s’të voton mileti.
Ku të shkoj dhe po ika,
në call center opetator,
apo te biznesi i kunatit,
që e kam administrator?!
Të iki në emigrim në itali,
si Elsa në bandë droge,
unë nuk jam as artist,
të bëj punë me rrezik koke.
Jo nuk kam pse iki jashtë,
jam shumë mirë në PD-në bunker,
mjafton të mos dorëhiqem,
do fillojnë t’më duan si shokun Enver.
Porosinë e kam marrë,
nga ambasada amerikane,
mjafton Berisha të mos kthehet,
që PD mos të kthehet në barhane!
Edhe po dhashë dorëheqen,
për foltoren vend nuk ka,
kryetar bëhet Gazi apo Tabaku,
apo ndonjë gomar a budalla!
Kështu bëri dhe At Saliu,
kur mua më katapultoi kryetar,
donte t’më vinte si marionetë,
por tashmë unë “Atin” e kam vrarë!
Me te lumte *Molla e dijes*po-pa vene kryefjalen ..DOREHEQIE ,sa llogari dhenie…per kryetar;zgjedhesit- te vendosin…!
Dhimbia e madhe Popull!