Austria thotë se rihapja e dyqaneve nuk ka sjellë një shtim të infektimeve me koronavirus.
Austria reagoi shpejt ndaj pandemisë duke mbyllur përpara 7 javësh bare, restorante, shkolla, teatro, e dyqanet jo të domosdoshme. Kjo ndihmoi në uljen e rritjes ditore të infektimeve në më pak se 1% dhe bilanci i vdekjeve gjithashtu u frenua: Austria me 9 milionë banorë shënon 606 jetë të humbura deri tani.
Në 14 prill ndërkohë, ajo u bë dhe një prej vendeve të para në kontinentin e vjetër që zbuti karantinën, duke rihapur më së pari dyqanet me sipërfaqe deri në 400 metra katrorë. Ministri austriak i shëndetësisë, Rudolf Anschober, njoftoi se tani po vlerësohen me kujdes efektet e atij vendimi, megjithatë për momentin nuk ka të dhëna për rritje të fortë të rasteve dhe gjendja duket e qëndrueshme. Shtimi ditor i infektimeve, sipas tij, ka qenë vetëm 0.2%.
l.h/ dita

Atje disifktohet gjithcka para se te hapen ,
ke dera po ashtu duart e secilit ,me disifektante te vertete,
njerzit ruajn distancen e jane te pergjegjshem jo si
ktu ,ky dyqanet jane objekte infeksioni e semundjeje .
ngelet duke mar lajme internetit , me mbush faqet medieve te nastradinave ,
por qe me realitetin qe jetn Bota s’kan asgje te perbashket .
qe kafshet ti referohen Bootes nuk eshte keq ,
por jo te krahasohen me ata