Në Ballkan, femrat diskriminohen

anazapta

Në të gjithë Ballkanin femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit. Aktivistët thonë se shpesh ato janë edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje. “Seksizmi është shumë i përhapur në Bosnjë dhe Ballkan”, thuhet në raportin e organizatës boshnjake “Cure”. Në Bosnjë, femrat përbëjnë 52 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato zënë vetëm 17 për qind në punët administrative. Kryeministri serb, Ivica Daçiç, pak kohë më parë u vu në një pozitë të vështirë, kur moderatorja e një emisioni televiziv e ulur përballë tij e provokoi, duke zbuluar pjesët e saj intime. Daçiç ishte viktimë e një kamere të fshehtë, që nuk u transmetua në televizion, por videoja u shpërnda shumë shpejt në YouTube dhe mori mijëra klikime. Qeveria tha se janë “tallur” me Serbinë dhe u zotua se do të “ndëshkohen” ata, që janë pas saj. Por feministët thonë se janë të zemëruar nga trajtimi i femrës si objekt seksual në mediat e Serbisë, ndërkohë që mbyllin sytë ndaj dhunës dhe ngacmimeve në jetën e përditshme. “Femrat janë të kufizuara vetëm tek trupi dhe pamja e tyre”, thotë Sanja Sarnavka, drejtuese e organizatës “Be Active, Be Emancipated (BaBe)”. Prej dy dekadash kjo është një nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Kroaci. Në të gjithë Ballkanin, femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit. Aktivistët thonë se shpesh ato janë edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje. “Seksizmi është shumë i përhapur në Bosnjë dhe Ballkan”, thuhet në raportin e organizatës boshnjake “Cure”. Në Bosnjë, femrat përbëjnë 52 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato zënë vetëm 17 për qind në punët administrative. Në Shqipëri u deshën shumë vite të miratohej ligji, që detyron subjektet politike që 30 për qind të kandidatëve për deputet të jenë femra. Ndërkohë që barazia gjinore dallon në vende të ndryshme të Ballkanit, femrat ka kohë që janë detyruar të pranojnë një rol jo aktiv. Daçiç të paktën u tregua me shumë edukatë, kur u përball me moderatoren e stuhishme, e cila në fakt është një ish-modele e Playboy, e punësuar nga një televizion kroat. Në Rumani, presidenti Traian Basescu është i njohur për tërheqjen e tij ndaj femrave. Gjatë një interviste televizive, ai i tha gazetares: “Hej zogu, çfarë do të bësh sonte? Në gjuhën e rrugës në Rumani, “zogu” nënkupton organin seksual femëror. Edhe ministri i Ndërtimit të Serbisë, Velimir Iliç, ka vuajtur pasojat e një videoje, ku ai shfaqej duke abuzuar verbalisht me kërcënime seksuale sekretaren e një kundërshtari politik. Feministët argumentojnë se sjellje të tilla të politikanëve i dërgojnë një porosi meshkujve të tjerë se edhe ata duhet të sillen në të njëjtën mënyrë me femrat. Një gjë e tillë vërehet edhe në reklamat e ndryshme televizive, ku kompanitë shesin produktet të mbështjellja në trupat e bukur të femrave. / Gazeta “Express”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *