Bedri Islami
Shefi i qeverisë, Edi Rama, megjithëse vetëm një herë paskësh folur me Ridvan Boden, e propozoi atë për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Shumëkujt, deri para pak ditësh, mund t’i dukej e pabesueshme, por fakti mbetet: numri 2 i PD-së në kohën e qeverisjes Berisha, i anatemuari i madh dhe kandidati për burg, po nga njeriu që e propozon tani, bëhet pjesë e një liste të zgjedhur, që në shtatë vitet e ardhshme do të jetë njëri ndër gardianët e Bankës së Shtetit, ndër më të besuarit e parasë shqiptare, garant për të ndërtuar një politikë monetare stabile, i pathyer ndaj luhatjeve të monedhave dhe, mbi të gjitha, njeriu i besuar i qeverisë për të mbajtur godinën e së ardhmes së parasë sonë, rreth së cilës sillet e gjithë qeveria.
Do të ishte e pamundur të besohej se, duke qenë në “hall” kaq të madh shefi i qeverisë, nuk paska gjetur asnjë tjetër për një post kaq të rëndësishëm, qoftë nga opozita e qoftë nga shumica, por i paska mbetur në mendje pikërisht ish-ministri i Financave të qeverive pëdëiste, i cili, kur ishte ministër herën e parë lejoi katastrofën e piramidave dhe, kur ishte ministër i financave në tetë vitet e fundit të qeverisjes Berisha krijoi humnerën e madhe financiare, aq të thellë dhe rraskapitëse, sa që ishte shpresa e tij dhe e shefit të tij për përmbysjen e qeverisë Rama, sipas një skenari grek, duke rrënuar shtetin.
Askush, në pamje të parë, nuk di pse Edi Rama rehabiliton një figurë, i cili, në të mirë e në të keq, ishte krahu i djathtë politik i Berishës, Sekretari i saj i Përgjithshëm, i cili, kudo që vuri këmbën e shpalli Ramën si armikun e shqiptarëve, si njeriun që do e merrte në qafë Shqipërinë.
Rama merr pranë vetes një staturë të prishur politike, i cili, kur Rama e kërcënonte me ndëshkimin që meritonte, e përqeshte, duke i thënë, “eja, më arresto, këtu jam”, dhe përtallej me breshëritë që lëshonte shefi i qeverisë. Tani, si duke u tallur më tej, njeriu i punëve të errëta financiare, kthehet fitimtar dhe i thotë Ramës, por edhe të tjerëve: “Deshët pushtet, e morët. Na kërcënuat, por , jo vetëm na morët të keqen, por edhe u kthyet drejt nesh, si e vetmja alternativë që keni”.
Si njeriu i dytë i politikës berishiste, Bode bëri çka mundi e si mundi për të rrëzuar qeverinë Rama dhe, po të ishte ende sot në majat e partisë së tij, nga e cila e dëbuan ai do të ishte përsëri i njëjti, kundërshtari i Ramës, që do të përpiqej të denigronte figurën e shefit të Qeverisë, dhe, jo në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, por në demonstrimet e Astirit do të ishte. Duke e kërcënuar përsëri Ramën, si ndodhi më 21 janar.
Rama, para zgjedhjeve të vitit 2013, një ndër gjërat e para që bëri, do të ishte pikërisht premtimi i ndëshkimit të së keqes, përvetësime masive, ndëshkimin e një klase të re, specifike në këtë vend, oligarkinë politike financiare, hibrid i së keqes.
Ridvan Boden, njeriun që sot e shpall të besuar, me një arsye qesharake, se atë e ka shpallur armik partia e tij, ai vetë e ka akuzuar se do ta çojë para drejtësisë.
E ka akuzuar se rriti borxhin publik në mënyrë marramendëse, një borxh që sa ishte thellë i ditur, po aq thellë ishte edhe i fshehtë, e ka akuzuar se prishi marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Rritja e borxhit publik ishte njëri ndër vetëvrasjet e politikës sonë ekonomike.
E ka akuzuar se nuk pagoi bizneset për punët e bëra dhe arka e shtetit ishte në një gjendje të boshtë, bile edhe më tej se kaq, ishte e zhytur në borxhe të thella.
Ministri i parë i Financave të qeverisë se parë Rama, Shkëlqim Cani, njëri ndër ekonomistët më të shquar të Shqipërisë, e dërgoi për ndjekje penale ish-ministrin e Financave, por, befas, si ndodh zakonisht me dosjet e nxehta, ajo u mbyll, por e vërteta mbetet. Kolapsi i viteve 2013 dhe më tej, të cilin e reklamoi aq shumë qeveria Rama dhe të cilin e denoncoi se shkaku themelor i investimeve të pjesshme, kishte vetëm një emër, Bode.
Tani, nëse ndodh ky rehabilitim, kaq i thjeshtë dhe në duart e një njeriu të vetëm, ose Bode nuk paska bërë faje të thella financiare, çka e akuzonte dikur shefi i qeverisë; ose Rama e ka përdorur këtë alibi për të shkuar radhën dhe për këtë duhet të ketë një shpjegim shumë më tepër se sa vetëm një frazë të thatë, enigmë, se Bode, tani, qenka shpallur armik nga partia e tij.
Askush nuk e ka shpallur armik deri tani Boden në shqupistët. E kanë mënjanuar sepse nuk e ka dashur Basha një klan partiak, të mësuar me pushtet, të korruptuar, dhe, që, në një mënyrë ose në një tjetër, i ngatërroheshin nëpër këmbët e tij të shtrembëta politike.
Sipas logjikës që, armiku i armikut tim, është miku im, atëherë duhet të presim që, pas pak, edhe të tjerët, “armiqtë” e Bashës, do të jenë në strukturat e larta të shtetit e të qeverisë.
Shumë lehtë, një ditë, Rama mund të vendosë që Argita Malltezi të jetë ministre e Drejtësisë, pasi të gjithë ministrat e drejtësisë të qeverisë së babit të saj ishin gjetjet e Argitës.
Shumë lehtë, një ditë. Rama, mund të vendosë që Shkëlzen Berisha të jetë ministër i Mbrojtjes, aq më tepër se ai, i vogli i Berishës, ka pasur dikur aty një zyrë dhe që aty ka ngritur Gërdecin, një masakër vdekje.
Nëse ai niset se të larguarit nga PD-ja janë miqtë e tij, atëherë do të krijojë një forcë të re, pranë vetes, sikur nuk kishte asnjë tjetër në forcën politike që ai drejton, sikur në të gjithë strukturën e madhe të intelektuale të pavarur, të mençur e të ndershëm, nuk kishte të tjerë dhe se banka duhet të politizohet deri në fund, për më tepër kur atje delegohen edhe të tjerë të qarqeve parlamentare, si gruaja e Tavos, deputetit që ngashërohej tek arkmorti i ekstremistit grek; Mimës, deputeti aktual, ndoshta më i gjeturi mes shqupasve, por figurë politike.
Pyetja e zakonshme është: Përse e bën Rama këtë?
Nuk kishte askënd tjetër, qoftë edhe tek radhët e opozitës, që të jetë më kontribuues drejt së mirës, më larg politikës dhe më afër botës së financave?
Nëse një financier si Bode është i domosdoshëm dhe i shquar, kur, si thonte dikur shefi i qeverisë, krijoi një katastrofë financiare, atëherë si janë të tjerët? Ku është metri masë që përdor shefi i qeverisë.
Dy rrugë ka: ose në mendjen e tij shteti është vërtet një lojë shahu, gurët e të cilit ai i luan si do vetë, pa asnjë moral politik, bindje dhe saktësi, ose… Bode dhe të tijtë duhet të dinë diçka më shumë se ne të tjerët.
Të dyja më dhëmbin. E dyta, shumë fort.

Shqetesimi qe ngrihet eshte me se i drejte dhe pas ketij rasti,i fundit deri me sot jo vetem shtypi,por edhe vete PS e mbare populli shqiptar duhet te ngrihet ne kembe,per te shporrur nje ore e me pare Ramen,kete diktrator qe po e con Shqiperine ne humnere!
Eshte fakt se gazeta DITA (si dikur Koha Jone kunder Berishes) po luan nje rol mjaft te rendesishem,per ndricimin e mendjeve te te gjithe shqiptareve te ndershem kunder fatkeqesise se re me emrin Rama!
Mungesa e nje opozite reale,ka bere qe Rama ta ndjeje veten te sigurte ne pushtetin e tij diktatorial,e ka bere ate cdo dite e me arrogant,me sfidues ndaj cdo mendimi kunder,qofte si opozite politike,por edhe ndaj medias dhe qytetareve te ndershem,qe shohin tek Rama nje kryeminister antipopullor!
Nuk ka asnje cilesi prej burri te shtetit,asnje vlere morale te politikanit te ndershem,idealist dhge gardian i jetes se popullit!
Ai perbuz ne menyren me te ndyre njerezit e thjeshte se menyra me e zakoneshme e tij ne komunikimin me njerezit eshte tallja,ironia,cinizmi dhe perbuzja!
Perse na duhet nje kryeminister i tille qe e tregoi pa aftesine e tij me hapur se kurre ne rastin e mos dekretimit nga Meta te Lleshit si minister,duke mos i argumentuar atij se Lleshi ishte aq gjeneral aktiv,sa ishte edhe vete Meta si i tille!
Nje turp i madh,qe tregoi hapur se politikanet tane,jo vetem jane te pa afte per te njohur e interpretuar ligjet,por edhe keshilltaret e tyre i kane po kaq te pa afte,ose i perdorin si te tille!
Merret me mend se cfare behet me njerezit e thjeshte qe u shkelen te drejtat ne shkelje te ligjit dhe presin qe shteti po ne rruge ligjore t’i mbroje ata!
Jo ligji,por maliqi ben ligjin sot ne Shqiperi per fatin tone te keq!
Rama sot eshte po aq antishqiptrar sa Berisha,por edhe sa pushtuesit nazi fashiste!
Z.Rama ka gelltitur lugen e çorbes se prishur dhe tani ka filluar t’a vjelle!
Ne se Rama , ka gabuar , keto vite qeverrisese , eshte propozimi , I Bodes , Mimes dhe gruas se Tavos , ne Keshillin banker . Pushteti eshte i PS .. opozita nuk te fal te gje per gjeje . Edhe leshimet , qe beri pepara zgjedhjeve , mund te evitoheshin . Avokati I Popullit , Kryetari zgjedhur , jane poste kyce , te shtetit . Per keto leshime te japi llogari ne Parti dhe te denohet ne rruge partie . Te japi llogari deri ne nje . Qeverria eshte e PS , me pushtet te pa ndare . Zgalem
Bravooo. Per sot e realizove me sukses porosine. Neser kocken do e gjesh ne te njejten ore dhe ne te njejtin vend, okay? Skifteri
Z. Bedri, Rama eshte i droguar, pa bosht, i cekujlibruar menderisht (ka kar-tele ne psikiatri), frikacak si askush tjeter, imoral, pa parim, hajdut i paskrupullt (te gjithe ish biznesmenet e Familjes Berisha nga Sajmir Mane, e me rradhe i ka futur ne fathen e tij te hajduterise, vjedhin ne grup)).
Edi i biri i Kristaqit qe e beri me djale (Gregorin) keshtu thote vete ai nuk e lidh asgje me te majten, shkurt eshte Fatkeqesi Kombetare, duhet terhequr zvare per se gjalli e ti tregohet vendi qe meriton, burgu vetem burgu.
Po mer trashaluq po. Ju ngeli ne goje terheqja zvarre!
Zihet Like floriri me bllok ne dore, shqipot ; ta terheqim zvarr ! Pordhi Rama, shqipot ; duhet terhequr zvarre ! Vrit Berisha njerez ne mes te dites me diell, shqipot ; uluni se na vrau !
Ju te hani mutin e te lini pa bythe si popull !
E dinte mire Dulla, e njinte kete popull mire. Kur ju jep liri, kujtojne se i ke frike. Jepu drune qe te rrine urte. Cpret nga njerez qe kane qene te shtypur qe nga 1600 e ketej
Zoti ISLAMI,
Shume radikal kesaj rradhe! Gjate gjithe ketyre 27-28 viteve statura e Bodes ka anuar me shume nga teknokratizmi se sa nga ekstremizmi politik.
Loni
Loni prej betoni,
Kur thua ka anuar nga “teknokratizmi” e kishe fjalen per “hajduterine pa skrupuj” besoj. Tung.
Rama nuk di as me perzgedh njerezet perreth,as me qeverise.
Fama e tij eshte e tjeterkujt si ne Pariz ku u be dikkushi fale Lirijes,si ketu…
Pyetje me vend pse e ben rama kete? Sepse eshte frikacak dhe i ka qef burgaxhinjt dhe te korruptuarit.
Nuk ka ndryshim nga vampiri shpellar sali
Ai vrau ,ky ka qef ti vdes njerzit me tortura nervore dhe varferi.
RIDVAN BODE PIRAMIDA SKENAR GREK?
Po c’a thu o enveristi Bedri Islami, dhit e pirdh plot llogje enveriste se te mban gazeta DITA.
PO FULLAN KUSARI SIGURIMISI CFARE SKENARI ISHTE?
Amerikon apo sovjetik?
sepse:
Une per vete them se edhe Bode Piramida edhe Fullan Kusari jane skenar i injorances ne drejtimin e shtetit dhe i lakmise shqeto albaneze, tahma pushtetare per te vjedhur me te dy duart komuniste, mjafton te shikosh cfare debili drejton shtetin si KAQOLI Edi Rama me ministrin e Filoqylit Ahmetaj, qe te kuptosh fare per skenaret enveriste te ARMIKUT te jashtem si ne Kohen e Qepes te Enverit,
kur:
KISHTE FALIMENTUAR EKONOMINE DHE RENUAR SHTETIN
njashtu:
Si Edvin Kaqol Alifmatraku tani.
Ka ardhe koha e rrotacionit te cilin e percaktojne dhe e bejne bashke i nderuar z.Bedri!ashtu si te gjitha pislliqet bashke i bejne.Duhen blinduar te gjitha institucionet kyce me njerzit e tyre qe per cdo rast ti ken krahun e tyre te djathte ne mbrojtje te pastrimit te parave dhe krimeve te tyre te panumurta.Kam thene heret kur PS fitoi se 99% politikaret Shqiptare jane bashke(pavaresisht se bejne sikur zihen) e kam shpresuar se ai nje perqindshi do fitoi e Rama mos te jete ne rrethin vicioz ramizist por me dhjetra raste ka treguar qe jo me kot edhe ish burri i Matildes e djali i kristaqit ka qene i veshur me pardesyn e bardhe…….
Z. Bedri nje njeri hibrit si neoballisti Rama nuk ndryshon po ngul kembe tek e vete si mushka dhe ska asnje ndryshim nga kjo kafshe e gjore se nuk ka dashur vete po keshtu e bene njerezit. Dhe mushka hibrite neoballisti Rama ska ndryshim nga kafsha e gjore vetem është dy kembesh duke pasura depulese per manarkine zogistet, ballist i dashur me miqte e vjeter PD dhe drejton nje parti te majte te shndruar ne Ridhjerie. A seshte dhe ky nje hibrit si kafsha e gjore mushka besoj se nuk ka asnje ndryshim ne mos me shume se ajo. Dhe ka dashur vete te jete i tille jo se e kane kryqezuar dhe detyrime se nje psikopat nuk mund te detyres do beje ate që do dhe ska bure nene që tja ndroje vetem vdekja.
Z. Bedri nje njeri hibrit si neoballisti Rama nuk ndryshon po ngul kembe tek e vete si mushka dhe ska asnje ndryshim nga kjo kafshe e gjore se nuk ka dashur vete po keshtu e bene njerezit. Dhe mushka hibrite neoballisti Rama ska ndryshim nga kafsha e gjore vetem është dy kembesh duke pasura depulese per manarkine zogistet, ballist i dashur me miqte e vjeter PD dhe drejton nje parti te majte te shndruar ne Ridhjerie. A seshte dhe ky nje hibrit si kafsha e gjore mushka besoj se nuk ka asnje ndryshim ne mos me shume se ajo. Dhe ka dashur vete te jete i tille jo se e kane kryqezutar dhe detyrime se nje psikopat nuk mund te detyrosh do beje ate që do dhe ska bure nene që tja ndroje vetem vdekja.
Mirë e ke ti, o të keqen. Por Edvini bërtet kazan-kazan. Kam filluar të besoj se është edhe ai vet pjes e kazanit, dashur padashur do ta tregojë me veprat që bën! Se shmang dot.
Rames, ose I ka dale qeverisja nga kontrolli, ose eshte pjese e ndonje bande, koken e se ciles ende nuk e dime ku gendet, ne mos qofte vete ai koka……….
Dashuria e Rames per opozitaret e tij nuk shprehet vetem te Bode. Ajo u pa qe kur caktoi ambasador ish deputetin e PD-se, L. Demin, ose Visho Ajazin e shumeperfolur, te cilin edhe e dekoroi(!?), Majlinda Bregun etj. Ky alrtuizem ndaj kundershtareve polotike, te cilet po e kercenojne dhe po e shajne me sa i mba dera perdite dhe ky nenvleftesim i bashkepartiakeve te tij, te cilet e adhurojne sa nuk thuhet eshte vertet shume i çuditshem. Jane te drejta pikepyetjet qe ngre Z. Islami.
Ti Bedri Islami ne ke fakte vjedhjesh a abuzimesh te Ridvan Bodes, dergoja prokorores pergjithshme Arta Marku dhe ajo hap ceshtjen. Nuk mund te thuash se ajo “eshte e Berishes” apo jo? Keshtu veprohet ne sistemin demokratik. Behet padia, gjygji vendos pastaj per fajin e tjetrit e nuk e vendos ti ketu nga gazeta. ..Zgjohu shoku Islami, nuk jemi ne komunizem ku tjetri denohej me artikuj gazetash, me propozim nga masa a sipas enderrave qe shihte kryetari. Dergo ne prokurori fakte te vjedhjes se Ridvan Bodes, vazhdimi i bla bla bla-ve kot pa fakte ty e tjere si ti i ben karagjoze..
(sa per dieni ne kohen e Bodes minister ekonomie borxhi publik ishte 62%, sot me minister ekonomie Hametajn ky borxh eshte mbi 74%, pyete ate mesuesin e anglishtes per kete. Po me mire pyet Erion Bracen se c’te thote)
Pse jo te dyja zoti Islami?! Ne Banke dhe pastaj Banken e kthejme ne Burg. Dhe te njejten gje bejme edhe me te gjitha institucionet shteterore kudo qe jane. Jam shume i bindur, qe gabimi qe do te benim (burgosja e te pafajshmeve) do te ishte pothuajse i paperfillshem!
Ish-shefi i revizorit te kooperatives se Mulletit dhe strumullari i aplikimit ne Shqiperi te sistemit ilegal piramidal te financave (Schneeballsystem), model zhvates ky i aplikuar diku rreth viteve 60-te edhe ne boten e kapitalit, nuk duhet lejuar ne asnje menyre te mbaje nen mbikqyrje nje banke, e cila ka nderin te mbaje emrin e shtetit te shqiptareve.
O Bedri. Precedentin e ndëshkueshmërisë [ http://www.gazetadita.al/precedenti-bode/ ] dje e mbante peng largqofti, po sot kush konkretisht po e mban te mberthyer per fyti?
Pse s’e thua troc qe Rama dhe Berisha jane te lidhur me njeri-tjetrin si mishi me thoin?
Ne burg edhe pike, as qe kam nevoje ta lexoj fare artikullin.
O Bedri, kaq miop je ?
Ne situaten qe opozita ka braktisur parlamentin, duhen zgjedhur antaret e keshillit mbikqyres te BSH.
Nuk do te zgjidhen te gjithe nga PS. Duhen edhe nga PD e LSI.
Rama po kryen rolin e ballances politike ne Banken e Shqiperise.
E sa per ate qe Ermelinda Meksi nuk ishte politike, ja ke fut kot. Qe sa ka lindur Ermelinda ishte komuniste e socialiste e thekur. Por Berisha e miratoi, pa ja ulur vlerat si ekonomiste qe kishte.
Rama ju ka shkel ne kallo qe me rivarrosjen e Mit-hat Frasherit. Qofshi ju , por e keni gabim. Ti dhe Arben Duka.
Pse nuk kontestoni permendoren e Ahmet Zogut ne mes te Tiranes ? E pra ju si komunista e keni quajtur tradhetar i kombit ?
Sa per dijeni z.Bode eshte ekonomist shume i mire. Ju e lini ” me barre ” tek politika.
Mire o mire, po s’na the se per cfare lloj leshi te ka specialzuar varkari.
Le te jete ekonomist shume i mire, perderisa eshte nje hajdut me cizme qe duhet te ishte ne burg sot, por qe fatkeqesisht nuk ka kush e fut pas hekurave (se ai qe duhej ta fuste jo vetem qe po e promovon, por edhe po e shpeton), ky individ minimalisht nuk duhet te na vrase me syte neper ekrane e Media, jo me te vazhdoje te paguhet nga parate e taksave tona. Keta dinozaure maskarenj nuk po i lene ekonomistet e rinj te bejne perpara, se ka plot te rinj te talentuar e te shkolluar ne universitetet me te mira qe nuk u jepet fare mundesia te bejne dicka per vendin. Po Rames qartesisht i duhet mbeshtetje neper institucione kyce si BSh prandaj po i hedh kocken e rradhes, maskarait te rradhes. Kerma jane qe te gjithe!
Bedrinjte, viktoret e bejtexhinjte nuk kane hallin e hajduteve por halline partise perndryshe kete qendrim duhet ta mbajne edhe me hajdutet rilindjote. Por jo hajdutet e kriminelet e partise duhen mbrojtur deri ne vdekje sepse keta edhe bar hane por parimet partiake nuk i shkelin. Njesoj si puna e tao taos qe vinte partine mbi Shqiperine. Ja keta jane “atdhetaret” e flakte rilindjote bashke me ata qe i shkojne nga pas.
Me 1 llafe han te gjith ne nje tepsi si ps- pd cunat e partis e mbajn betimin thell kokrra komunistat ropqir
Po sikur sa ju ka thene Rama der sot per Boden te kene qene vetem rrena per t’ju mbajtur ju pas partise tij? Ku i ke faktet ti Bedri Islami qe Bode eshte hajdut, pse nuk i dergon ne prokurori te Arta Marku (ajo nuk eshte e Berishes). Sot nuk jemi ne komunizem ku denohet tjetri me direktiva partie apo propozim nga masat. Sot ka gjykate, ka gjygj, ka gjygjtar ka prokuror ka dhe avokat mbrojtes. Dergoji ne prokurori provat e vjedhjes se Bodes o zotri Bedri Islami. Gjygjet behen ne gjykata jo ne faqe gazetash me ato gerr-verret e tua. Kupto se jemi ne tjeter kohe.
(Censuroje kete koment nese s’te pelqen se nuk me behet vone fare)
Historia e te cuarit ne gjyq dhe shpalljes se pafajshem ne Shqiperi nderroi rrjedhe me precedentin e videos se Ilir Metes. Qe ne ate moment te gjithe keta maskarenj nuk do te mund te vihen perpara drejtesise ashtu sic duhet, keshtu qe leri pallavrat per procese gjyqesore se e dime sa do te denohen keta edhe nese do te perfundojne ndonjehere perpara gjykates. Nje te dhene te vogel per te demonstruar kamjen e ketij robit (edhe pse me vjen inat qe po e permend per arsye etike, por meqenese kerkon prova zotrote): e shoqja e tij vishet cdo dite me rroba jo me pak se 10.000 Euro ne trup, e theksoj cdo dite, dhe makinat e apartamentet ne lagjet me te shtrenjta te Tiranes nuk po i permend fare se kush te doje te shohe i ka perpara syve. Cila ishte keshilla e shefiti ri te BE-se ne Tirane per te zbuluar korrupsionin dhe krimin ekonomik? ‘Follow the money!’. Ndiqe pra parane dhe mbylle gojen se na vjen per te vjelle kur ju lexojme e kur na kaloni para syve, hajdute me cizme.
Ndiqe pra parane shume mire! Merr listen e deputeteve pasanike te parlamentit shqiptar. E ka dhe gazeta Dita se e ka botuar dikur.Do shohesh se ne Top-10 e pare jane deputete socialiste. Kjo eshte me e drejte se te shohesh c’veshin grate e tyre. (Meqe ra fjala ish-deputeti peqinas Alfred Peza “justifikonte” 1.5 miliard leke pasuri se i kish nga e shoqja)!
Kush u ndeshkua nga PD-ja qe te hedhim syte tek PS-ja? Apo do me sygjerosh prape t’i hedhim ne gjyq qe ta nisim diskutimin nga fillimi? Te dyja paleve duhet t’u harrohet emri se e shkaterruan kete vend me keq se pushtuesit, kete di te them.
O njerez te “mire” ! Si kujtoni ju se ata(politikaret) do denojne njer tjetrin? Sipas jush i bie qe te gjithe jane te mire sepse nuk jane denuar nga gjykatat, kush do ti denonte? Ai thanxa qe ishte kapur duke vjedhur ne s/market ne Itali apo gani dizdari qe nipi i tij luan trafikun e droges dhe tani i doli emri per ngjarjen e bllokut dhe tjetra daja i ketij dizdarit te vogel avdyl matoshi ka qene mik i ngushte me ridvan boden e drejtor dogane me shkolle te mesme(i ngelur ne shkolle te larte) pra asnje gje nuk eshte surprize dhe del plotesisht e vertete ajo qe e kemi mesuar ne shkolle(jo te kristali) qe:”rastesia e cane rrugen nepermjet domosdoshmerise”!te fala sali, rame, ridvan lul ilir monikes….
As ne banke as ne burg.
Por te dekorohet nga Meta me motivin “Heroi i korrupsionit financiar” me medaljen “nderi i Kombit”.
Z. Bedri, tashme po “zberthehet” teoria e Edi Rames se politika eshte SHAH. Pra, asnje moral ne poliitke, vetem levizje guresh shahu, vetem levizje politike dhe emerime nepotike (bile te kundraligjshme si ajo e Ridvan Bodes, te paditur ne Prokurori per korrupsion) per te GARANTUAR karrigen e tij kryeministrore. Shihni te gjitha propozimet e Qeverise per anetaret e Bordit te Bankes se Shqiperise qe shpalos dhe analizon PAMFLETI. Te gjithe njerez te politikes, me rrezikshmeri antishqiptare per ekonomine e Shqiperise dhe te shitur tek politika greke ! Si ka mundesi ?! Kujt do t’ia tregoje shifrat e Bankes se Shqiperise, gruaja e Vangjel Tavos, ketij antishqiptari te deklaruar edhe se fundi ne Bularat, ne funeralin e turpshem te Kaçifas ? Eshte veshtire te parashikohet ? Edi Rama po shpalos para popullit shqiptar pafytyresine tij te paimagjinuar me pare dhe po gropos ndeshkueshmerine e peshqve te medhenj, fenomen qe ne populli shqiptar e prisnim me aq shume deshire, si nje domosdoshmeri per pastrimin e shtetit shqiptar nga politikanet e korruptuar dhe te inkriminuar ?! Edhe ky, Edi Rama, as me shume, as me pak, eshte i “lidhur” kembe e koke me Sali Berishen dhe Ilir Meten dhe te tre, se bashku,kerkojne te deformojne rende Reformen ne Drejtesi. Pangopesia e kesaj treshe antipopullore demostrohet qarte ne korrupsionin galopant qe vazhdon edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi, por edhe me uzurpimin e organeve te reja ligjzbatuese te drejtesise. A do t’ia dalin ? Deri tani, PO, derisa kane kurajo te propozojne njerez te korruptuar dhe te inkriminuar si Ridvan Bode, etj.
Kupa ramavicit eshte mbushur e derdhur prej vitesh,por eterit e tyre te kapur nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-ekstremisto-terrorrist,imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot,vazhdojne ti bejne avokatine djallit nen moton,i zoti e shet kurse tellallet se japin.Mjaft eshte MJAFT me per kete palokrieminister qe per nga pangopesia e ligesia ja ka kaluar ne shumefish berisha-metes e diktatoreve ne vite,e kjo ne menyrat me demostrative.Bedriu tha nje te vertet te hidhur,qe jo vetem duhet denoncuar,por dhe protestuar,hetuar e ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve,ne nderim te mijra deshmoreve e martireve te kombit, qe nuke kursyen as jeten e tyre per nje Shqiperi vertet te lire e demokratike dhe ne progres njerezor.Krieministri ramaivic me qeverisjen e tije anadollake e antipopullore dhe si avokat i biznesit te piset eshte bere nje vrases serial i shqiptareve.Dhe binjkezim me djallin ramavici e verteton me heshtjen e tije ndaj bizneseve vdekjendjelese te denoncuara nga Fiksfare gazeta Dita,ku nje pergjegjesi te madhe ndaj ketije indiferentizmi qeveritare mban dhe krieprokurorja e pergjitheshme e perkoheshme lulja mos me prek Marku,por dhe ata palo prokurore,gjygjtare e avoketer apo opozite i thencin qe vazhdojne te mbeten ne kuader te fjaleve dhe larg veprave,gje qe detyroje popullin e USA dhe BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtsi,VETTINGUN dhe ligjin e Dekriminalizmit.Cudia shqiptare,bejne protesta kure kerkojne tu shembin shtepite,apo Teatrin Kombetar bashke me ate pjese te mbetur te qendres historike te Tiranes,ne nje kohe qe perdite keta protestues e politikane,avoketer,prokurore,gjykates e police apo shikas gelltisin si familje ushqime e buke te tejmbushur me hormone e kimikale,pra gelltisin nje vdekje te ngadaleshme te bekuar nga ramavicet e markuvicja me shoke e shoqe,qe nuke kane te ndalur ne leke te piset e pushtet pa kufi dhe me c’do forme cmim brenda djallit.Ramavicerit e markuvicerat po na vrasin te ardhmen gje qe askush nga diktatoren nuke ja ka bere ne mase popullit te tije.O popull mos hesht,se heshtja eshte varmihes i yt,protesto ne emer te jetes,familjes dhe brezave qe do leme pas dhe per nje Shqiperi vertet te lire e demokratike dhe ne progres njerezor.Nacionalizmi i ramavicerve i cfaqur ne dite e vite,dhe se fundi ne Kosove verteton katerciperisht se ai eshte i kapur nga djalli dhe si i tille ai duhet larguar sa me shpejt nga te tre pushtetet sa nuke eshte vone.Historia ka vertetuar katerciperisht se nacionalizmi ka qene dhe do te mbetet ushqim ne sherbim te ekstremizmit te c’do forme ngjyre,e besimi qofshin,qe nuke duan t’ja dine as per popull dhe as per atdhe perpara lekeve te piset e pushteteve me c’do forme e cmim brenda djallit.Besoni,binduni dhe denonconi ne respekt e mirnjohje te jetes,familjes,e popullit.PROTESTO,idealist,socialit,demokrat,,republikan,ballist,zogist e ateist te c’do ngjye e besimi qofshin.Shqiperia do te behet me e mire dhe e paqeshme pa politikane e pushtetare te kapur nga krimi e superkorrupsoni.
Ç’faj ka një i çmendur si Edvin Rama edhe ligji s’e kap ,
ku është PS me tru , e kthjellët e Gramozit me shokë ?!
Ç’faj kishte një i çmendur si Enver Hoxha që terrorizoi një parti dhe një shtet të tërë ?!
Nuk po flas për Partinë fashiste demokratike sepse në të veç emrit, s’pati asgjë demokratike !
Këto histori të zhvilluara e të jetuara në kohë të ndryshme kanë një element thelbësor të përbashkët – popullin shqipëtar, prandajë përsëritet e njëjta histori , i njëjti film , po ata heronj qesharakë , po ata hipokritë , po ata servilë , po ata frikacakë , një lëvizje në një rreth vicioz që përserit e stërrpërserit veten !
Popullit shqipëtar duhet t’i vijë turp për diktaturat si në asnjë shtet tjetër evropian , që ka mbajtur në kurrizin e tij prej skllavi . Hajde- de Enver Hoxha , që erdhi pas një lufte të madhe dhe e ndërtoi diktaturën e tij në rrethana të tjera gjatë 45 vjetëve , por të marrësh nga rruga një alabak , një rrugaç një imoral , Edvinin e t’a veshë në krye e të bësh sehir pisllëqeve e tradhëtive të tij , duhet të jeshë më qelbësirë se Edvini !
Kryesia e PS qënka forumi më putanë i PS , zagarë të fëlliqur që meritojnë perbuzje !
Me duket se na duhen ca burra shteti. Dmth burra qe bejne shtet bre. Na thoni ca emra.
Artan Sejko
Edhe xhaxhi Sevua u tromaks nga i gjati qe i eshte ngulur PS por nuk .mund ta ldje ne. Balte partine.Do te luftoje ne dhomen e gjumit si luan per ta cuar parine ku ka qel!imin:
Brenda ne tepsi dhe tepsineta mbuloje me kazanin Rama
Mos gattoni se e filloi me Vishon, me Majlinda Bregun, Tani me Bodecin gjoja si luajal, por keto Jane shfaqje sharlatanizmi, e thene me shume keqardhje.
Si rralle here Z.Bedri nuk jam dakord me shkrimin Tuaj! Rama nuk besoj ,qe po e amniston Boden! E kam degjuar edhe me pare qe e ka vleresuar si teknicien te zotin! Prokuroria mund te hape dhe te procedoje Ridvanin ne c’do kohe! Rama eshte i vetmi politikan europian shqiptar! As Bedriu dhe askush tjeter nuk barazohet me te!
.. RAMA NUK ESHTE ASPAK POLITIKAN , POR RRUGET QE KA NDJEKURR P.S.-ja ne kete 30 vjecar jane rruget qe ben “brumbulli “..dhe e dini ku te cojne ..!.. ME VJEN KEQ SE NA DHIMSET , ESHTE FORCE POLITIKE QE I JEMI KUSHTUAR TE GJITHE , ME “SOJ E SOROLLOP,” POR “HAJDUTET ” E SOTEM ASHTU JANE TE ORIENTUAR , VJEDHIN ME PARE PARTINE , MARRIN KRYESINE DHE BEJNE “KERDINE “..! TE MBAJTE , MBLIDHNI MENDJEN ..!