Nishani tha që shkoi në 29 Nëntor në varrezat e dëshmorëve sepse kështu thotë ligji. E saktë. Një pyetje Nishanit: I njëjti ligj nuk detyron Berishën të shkojë atje? Me çfarë veze të kuqe të nxjerrë nga bytha, është Berisha mbi ligjin?
Ky thotë po lufton krimin. “Ligji dhe vetëm ligji” – bërtet në Kuvend sikur po i flet Lirisë në shpi. Shikojeni qarte mor njerez, kur kryeministri s’ka respekt per kushtetuten, per vepren elementare ligjore te shtetit shqiptar, çfare lesh krimi po lufton ky njeri?
Ky person qe nuk njeh Kushtetuten, ne baze te kujt rregullave e lufton krimin kur ligje nuk paska. Nji person qe nuk njeh dhe shkel ligjet quhet kriminel. Ju po thoni qe krimineli po lufton krimin? Jo more vella, nuk eshte e mundur.
A nuk ishte Berisha qe kishte porositur gardistet qe te xhironin çdo levizje te deputeteve socialiste dhe u kap me presh ne dore? Pastaj akuzonte atë Spartak Ngjelën pse e paska filmuar duke thënë broçkulla. Sipas jush, pergjimi dhe filmimi i opozites ne parlament u lejoka kurse pergjimi i Berishës qenka krim? Jo vëlla. Perpara ligjit dhe parlamentit jane të gjithë të barabartë.
Email nga adresa: [email protected]