Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se integrimi dhe konsolidimi i Kosovës në mekanizmat evropianë, si dhe anëtarësimi i saj në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, është shumë domethënës dhe një prej zhvillimeve më të rëndësishme që kanë ndodhur në kohët e fundit në këtë vend.
porno indir
Por, më e rëndësishmja është se nuk duhet të presim çudira nga kjo, për shkak se ne, përderisa investojmë vetëm 2.5 milionë euro për ta përkrahur sektorin privat, tregojmë se nuk kemi vullnet politik dhe nuk duam të punojmë në këtë drejtim.
Eksperti për çështje të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botëroe anëtarësimi i Kosovës në BERZH ka qenë një nga qasjet kryesore të qeverisë së Kosovës.
Me këtë, Kosova fiton besueshmëri dhe qëndrueshmëri më të madhe në raportet komerciale apo në pozicionin e saj në tregun global. Mirëpo, vetëm anëtarësimi i saj, nuk do të thotë se gjithçka është në rregull dhe se gjithçka është e kryer.
“Qeveria e jonë dhe në përgjithësi Kosova, duhet të ketë oferta, por edhe stabilitet, në mënyrë që të përfitojë më lehtë, qoftë format e ndihmës, qoftë nga investimet komerciale, nga BERZH-i në Kosovë”, u shpreh Rexhepi.
Njohësi i rrethanave të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, e konsideron të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në BERZH, por ai thotë se nga ky fakt nuk duhet pritur ndonjë mrekulli, në rast se kosovarët nuk angazhohen vetë.
“Mos të harrojmë që kjo është një mundësi shumë e mirë për Kosovën, për shkak se mund të marrim edhe kredi për sektorin privat, por edhe për institucionet që janë publike, në mënyrë që të zhvillohet edhe më tutje ekonomia”, thotë Shenoll Muharremi.
“Por, më e rëndësishmja është se nuk duhet të presim çudira nga kjo, për shkak se ne, përderisa investojmë vetëm 2.5 milionë euro për ta përkrahur sektorin privat, tregojmë se nuk kemi vullnet politik dhe nuk duam të punojmë në këtë drejtim. Andaj, zhvillimi i Kosovës, gjenerimi i punësimit fillon nga Prishtina, nga politikat e mirëfillta, në interes të bizneseve tona, nga ndarja e buxhetit për t’i financuar këto politika”, shprehet Muharremi.
Rexhepi thotë se pas anëtarësimit në BERZH, Kosova duhet të fillojë që t’i konkretizojë mundësitë e përfitimit nga ky anëtarësim.
“Tani do të shihet se çfarë është e përgatitur në aspektin e projekteve, në aspektin e ofertës dhe në aspektin e garancisë dhe sigurisë për kapitalin e BERZH-it. Në këtë kohë fillon çështja operative konkrete, për të cilën do të diskutohet ku dhe si do të investohet, si dhe a janë ato oferta dhe projekte me interes për BERZH-in, meqenëse edhe ajo i ka politikat e veta të investimeve. Ato nuk mbështeten vetëm në vullnetin dhe dëshirën që ka qeveria e Kosovës apo në përgjithësi ekonomia në Kosovë”, thekson Rexhepi.
Ndërkaq, Muharremi vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë prioritet investimin në sektorin privat dhe në gjenerimin e punësimit, për të përfituar nga mundësitë që ofron BERZH-i. Në të kundërtën, sipas tij, nuk do të mund të arrihen kurrfarë përfitimesh.
“Ne nuk mund të presim që të tjerët – qoftë anëtarësimi në BERZH, qoftë EULEX-i të na e rregullojnë sundimin e ligjit apo zhvillimin ekonomik. Kjo do të thotë se ky zhvillim, duhet të udhëhiqet nga kosovarët dhe ne duhet të tregojmë se jemi zot shtëpie të Kosovës dhe se investojmë resurset tona në këto dy elemente”, thotë Muharremi.
“Ky fakt është pozitiv, por përderisa nuk po ndryshon qasja dhe politikëbërja në Kosovë, përderisa nuk e formulojmë konceptin zhvillimor dhe nuk ndajmë resurse, nuk do të ketë ndikim të madh”, vlerëson Muharremi.
Ndryshe, me anëtarësimin e Kosovës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka 66 anëtarë, prej të cilëve 29 ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.