Në Bloomberg, paralajmërimi i ish-ushtarakut të CIA-s

anazapta

Në një shkrim të publikuar për agjencinë “Bloomberg”, Dan Kaszeta, një ish-ushtarak dhe ish-anëtar i shërbimit sekret amerikan, me një eksperiencë 22-vjeçare në fushën e mbrojtjes kimike, bëri thirrje që armët kimike siriane të dërgohen në Shqipëri. “Nëse këto armë mund të largohen nga Siria në mënyrë të sigurt, sërish do të ketë pengesa me të cilat do të përballen në vendin tonë”, shkruan ai. Për të, meqë Shqipëria është një vend i varfër, atëherë bota duhet të paguajë shumë mirë për përmbushjen e këtij misioni. Në vlerësimin e ish-ushtarakut, problemet më të mëdha janë korrupsioni dhe siguria, duke qenë se vendi ynë përshkruhet nga si një qendër e kontrabandës dhe e krimit të organizuar. Gjithsesi ish-ushtaraku përmend përvojën e Qafë-Mollës. “Ndoshta do të duhen vite, që një impiant i ndërtuar për të shkatërruar 16 ton, të mund të shkatërrojë 1 mijë ton. Por problemi nuk është data përfundimtare e shkatërrimit, por që këto lëndë të rrezikshme të nxirren nga një zonë lufte. Kjo e bën Shqipërinë opsionin më pak të keq për depozitimin e armëve kimike siriane”, shkruan ai.

Share This Article
2 Comments
  • Pra me kete lajm del kjarte se Shqiperia eshte perzgjedhur si “kurbani” i LHL te Sirise.
    Meqe tani ka edhe nje kryeminister ekspert “Kurbani”, puna eshte me e lehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *