Britania do të humbë pjesën e saj të fundit të dëborës këtë fundjavë, për herë të parë në më shumë se një dekadë. Një gje e tillë ka ndodhur vetëm 6 herë në 300 vite.
E gjithë bora në Britani është shkrirë vetëm gjashtë herë në 300 vitet e fundit – në vitet 1933, 1953, 1959, 1996, 2003 dhe 2006.
Iain Cameron 44 vjeç, i cili monitoron borën në të gjithë Britaninë si një hobi dhe gjetjet e tij publikohen nga Shoqëria Mbretërore Meteorologjike.
Iain tha se ishte i zhgënjyer që kjo copë e madhë bore po shkrinte dhe se shpresonte se do jetonte edhe pak por mesa duket duhet të presim deri dimrin tjetër që të rikrijohet sërish.
Cameron zbuloi dashurinë e tij për monitorimin e dëborës në moshën 9 vjeçare kur vuri re një copë borë në Loch Lomond gjatë verës.



