Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët do dalë përballë gjykatës më datë 2 janar.
Pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin. Koka u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.
Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.
o.j/dita

Po nuk arrestuan Sali Berishen ky SPAK, çdo gje tjeter eshte zero. Tallje. kriminalizim i drejtesise. demokraci dhe shtet ligjor fallco.
Deshiroj , qe te dali i pa fajshem , ky burre , qe ka qene i shquar , ne te tera pozicionet e punes . Si Minister , beri maksimalen , qe mund te behej , pas shkretimit te mjedisit , qe i beri Berisha , me shpurren e tij . Kjo mund te thuhet dhe ne pozicionin e Kryebashkiakut. Ky u mor me incestatoret , sepse plehrat po e mbysnin shqiptarin nga lindja , deri ne vdekje . Plenishtet i kthehu ne lulishte . Nuk ka shoke ne punet drejtuse . Mesusi im i gjimnazit ka qene Mikel Kokla . Nuk di c’lidhje gjinore ka me te . Mikel , ka pas qene shqiptari me modest dhe me autoritar , qe kam njohur . Njifte vetem kriterin e punes , asgje tjeter . Ne se Lefteri ka lidhje gjinore me Mikelin , nuk ka shanse te jete i korruptuar . Jane fis , qe mbeshteten te puna e ndershme . Kam besim te gjykata e reformuar . Zgalem
mire more zgalem.Ky i lare,Rama i lare,Saliu i lare,Meta llagar.Kush eshte i palare?