Në burgjet e Britanisë janë 303 shqiptarë

anazapta

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë publikuar sot shifrat e të burgosurve të huaj që qëndrojnë në burgjet e tyre. Shqipëria renditet e dhjeta, me 300 të burgosur.

Gati 1.000 të burgosur në burgjet britanike janë nga Polonia, e cila zë vendin e parë.  Polakët përbëjnë 9% të 1 1 .000 të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar. Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Irlanda dhe Xhamajka.

Britania, sipas të dhënave shpenzon më shumë se 360 milionë sterlina për të mbajtur të të burgosurit e huaj prapa hekurave. Ndër 10 vendet e para janë Rumania, Pakistani, Lituania, Nigeria, Somalia, India dhe Shqipëria.

Vendet dhe numri i të burgosurve

Poloni: 989

Irelandë: 7 7 8

Xhamajka: 7 1 1

Rumania: 588

Pakistani: 522

Lituania: 518

Nigeria: 468

Somalia: 423

India: 417

Shqipëria: 303

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *