Nga Enver Kushi
Në udhëtimet për në jug të vendit, sapo dal në Qafën e Muzinës dhe hedh vështrimin përpara, nga ku shfaqet hapësira e Jonit, kam ndjerë vazhdimisht që gjaku të më lëvizë ndryshe. Dhe këtu, me vete kam thënë vargun e njohur të këngës popullore: “Të isha zog e të fluturoja”… Të fluturoja drejt atyre hapësirave. Ka qenë më shumë se një varg, më shumë se një dëshirë, një mundim i përhershëm, gati-gati torturues. Në netët e gjata tw dimri, vjeshtrat me bubullima (veçanërisht në vjeshtën e dytë), kjo dëshirë e përmallim më gërryente ngadalë-ngadalë. Që i vogël kam dëgjuar dhjetëra tregime për Çamërinë, për Filatin, Spatarin ( vendlindja e prindërve të mi), Lopësin, Gumenicën, Grikohorin, Paramthinë, Sulin, Pargën, Prevezën, lumin e Kalamait.
Prindërit, të afërmit, në dasma e ksodhe, njerëz të panjohur në takimet e rastit, kujtonin e kujtojnë me mall të papërmbajtur ato vende. Kujtohet çdo gjë: deti, ullinjtë, dhentë, shtëpitë, njerëzit e vdekur e të gjallë, rrugët ku kalonin, pllajat, puset, erërat… Më lidhni sitë, më thotë shpesh nwna ime e më lëshoni në Qafën e Botës. E gjej vetë vendin tënë. Edhe po të jetë natë… Se më njohin gurët e më tregojnë dhromnë. Më njohin drurët e më flasin, më njohin varret…
Ç’është ky vend i çuditshëm që edhe bukën e kishte më të ëmbël, që edhe mishin më të shijshëm, që edhe gurin më të butë, që përmendej e përmendet aq shumë me një mall gërryes? Është më shumë se një mall, më shumë se një dhimbje, më shumë se shumë gjëra të dashura për njeriun. Këtë do ta përjetoja, në një ditë të veçantë, të papërsëritshme, gjatë një udhëtimi të rastit në Çamëri.
Ishte fillimi i gushtit të vitit 1990, kur pas ngjarjeve tronditëse të ambasadave dhe zagushisë së Tiranës, një mëngjes dikush nga Teatri i Operës dhe Baletit më uroi në telefon për turneun e ardhshëm në Italinë e Jugut. Pas disa orësh, në mesditë, valltari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Bashkim Braho, duke pirë kafe, do të më thoshte në intimitet: “Do të kalojmë në Çamëri. Kur të kthehemi do të vemi në Filat dhe Spatar”. E lashë kafenë dhe e vështrova Bashkimin sikur të isha zgjuar papritmas nga një ëndërr. Ai vuri re pataksjen time dhe i përsëriti fjalët: “Do të kalojmë në Çamëri. Do të vemi në Spatar”.
U ndava me të dhe gjatë atyre ditëve mendova se isha me të vërtetë me fat. Asnjerit nuk ia thashë këtë. Ishte një e fshehtë që më dukej se duhet ta dija vetëm unë e Bashkimi, se po t’ia thoja ndonjë të treti çdo gjë, mund të prishej si me magji… Bile edhe gjatë turneut në Itali nuk folëm asnjëherë me Bashkimin për udhëtimin në Filat e Spatar. Vetëm kur trageti, pas një qëndrimi të shkurtër në Korfuz, lëviz drejt brigjeve të Çamërisë, gati sa nuk thirra me zë të lartë. Është mëngjes i freskët dhe një mjegull e lehtë gri ka rënë mbi majat e maleve dhe kodrat e buta të tokës çame. Duket mirë Gumenica., ndërtuar në këmbët e detit, Grikohori në një pllajë me ullinj, Sajadha… Të kisha sytë e tyre, thashë me vete. Sytë e nënës, edhe të babait edhe…
Çfarë kërkon, më pyeti shoku që kisha pranë. Asgjë, thashë. Se ç’the për sytë, më tha ai. Nuk thashë gjë, thashë. Ti diçka the, nguli këmbë ai. Të dëgjova mirë. Ndoshta, thashë. Ti the të kisha sytë e tyre, vazhdonte të ngulte këmbë ai. E the me zë të lartë.
Doja t’i thoja, se kisha dëshirë që me mua të ishin nëna e babai, të ishin ata që kishin lindur pranë atyre brigjeve, se ata me tregimet e tyre i kishin krijuar e rikrijuar me qindra herë në përfytyrimet e mia këto vende, se më dukej sikur ata po më prisnin në brigjet e detit, se… Por heshta. Edhe kur zbrita në Gumenicë heshta. Edhe kur dola në rrugët kryesore heshta. Qyteti ishte zgjuar me kohë e dukej si i larë nga ujrat e Jonit. Dalim në rrugën kryesore të qytetit dhe befas dikush na del përpara.
-Është miku i familjes sime, – thotë Bashkimi.
Burri që kemi përballë, me fytyrën e pjekur nga dielli, nuk është më shumë se 45 vjeç.
-U jam ka Kastria, – thotë ai me një shqipe të bukur.
-Gëzohem që u njohëm, – i them unë.
-Do vini ka ne për drekë?
-Të vini për një klumësht – ngul këmbë ai.- Kemi një gluhë, – shton pastaj.
-Bashkimi më thotë se janë miq shtëpie e se prindërit e tyre venin e vinin me njëri-tjetrin.
-Rrini kutu në Gumenicë, – thotë ai. – Do na bëni zemrën hare me këngët dhe vallet tuaja.
Pastaj ulemi në një lulishte pranë detit dhe ai na flet me përmallim për miqtë çamër që i ka treguar gjyshi dhe babai i tij, për gjakun çam që na bashkon, për fshatrat e bukur çame. Ndahemi me të dhe me Beniamin Krutën e Bashkimin, marrim rrugën për Filat e Spatar. Shoqëruesi ynë herë pas here na flet për fshatrat ku kalojmë. Lumi dhe ura e Kalamait. Ujët e tij është i turbulluar nga shirat e fundit. Pastaj kalojmë përmes Vërselës e Galbaqit, duke lënë në të majtë Varfanjin mes ullinjve. Në Filat nuk ndalemi. Rruga për në Spatar është e asfaltuar. I vendosur në tri kodra të bukura, me vështrimin nga Filati, Spatari digjej nën diellin e nxehtë të gushtit. Vështrojmë me vëmendje shtëpitë gjysmë të rrënuara, bahçet e mbjella, fushën e Lopësit poshtë dhe me hapa të nxituara shkojmë drejt lagjes, që me siguri duhet të jetë Bregu. Ku është shtëpia jonë, thashë me vete. Po e nënës? Po shtëpitë e Saqenjëve ku janë? Isha si i mpirë, me një hutim ëndrre a gjumi të gjatë letargjik. Fiksoja çdo gjë: ullinjtë, shtëpitë, rrënimin. Ku është kali, sa nuk thirra me zë të lartë. Kali i bardhë që hingëlliu kur, siç kisha dëgjuar, u rrethua shtëpia në mars 1945 dhe u vra, pasi luftoi disa orë Selmani, xhaxhai i babait tim. Po varret…? Ku janë varret? Asnjë nuk më përgjigjej. Gurët dhe ullinjtë janë të vuvosur. Ata që njihnin gurët dhe kishin mbjellë ullinjtë nuk ishin.
-Shih Korfuzin, – tha Bashkimi.
-Këtu është lagjja Breg, – i thashë.
-Se duket deti. Me siguri këtu kanë qenë shtëpitë e dajove të mi.
Ju afrova mureve të një shtëpie gjysmë të rrënuar e mora një gurë. Këputa edhe një degë nga ulliri pranë dhe disa fiq. Dhe kur kaluam në rrugën që të çonte në qendër të fshatit, lehën qentë. Në qendër, në derën e një dyqani të vogël, i zoti i dyqanit na e bëri me dorë dhe na ftoi të uleshim. Greku vinte i pakët nga trupi. E pyeta nga ishte. Nuk jam këtej, tha ai duke na servirur uzon dhe një pjatë me djathë të bardhë. Ishte nga fshatrat e Janinës. Kur po dilnim i kërkova dy fije çaj. I dua për kujtim, i thashë. Ai na zgjati nga një tufë me çaj. Vetëm dy fije çaj, i thashë. Do t’u jap nga një tufë, këmbënguli greku. E falenderuam për mikpritjen.
Para se të hipnim në makinë, hodha edhe një herë vështrimin në lagjen e sipërme të fshatit. M’u duk pa jetë… Krejt i shkretuar, i braktisur, vuv… Tri kodrat e larta me shtëpitë e rrënuara në to. Qetësia që mbizotëronte kudo, i nxehti i gushtit, ia shtonin më shumë memecllëkun. Ku është kali, gati sa nuk thirra prapë. Kali i bardhë, që hingëlliu natën kur u vra Selmani i rrethuar nga zervistët. Po varri i tij ku është? Po varret e tjerë?…Ku janë varret e të parëve të mi? Përgjigjmuni ju, shtëpi të rrënuara. Ku janë varret? Varret kërkoj… Të vdekurit e mi kërkoj. Mos m’i fshihni ata. Rrënjët e mia mos m’i fshihni… Rrënjët kërkoj… Rrënjët… Mos m’i fshihni rrënjët…
Spatari digjej nga dielli i gushtit, në vetminë e tij. Pezull qëndronte, si një mjegull e hollë, malli përvëlues i atyre që e kishin lënë. Dhe nuk e di pse m’u kujtuan fjalët që më thotë shpesh Nuja( Ilmie Saqe) : “Ëndrra më shpie në fshatin tënë… Ndez furrën dhe pjek bukë… Dhe më mblidhen Selmani, Emini, Zelua, Nesua, Fahrua… Dhe ha e ha bukë të misirtë me ta. Kur më del gjumi dukem e ngopur. Ëndrra më shpie në bahçenë tënë me migladhe, pastaj më shpie në odanë e madhe. Hap penxheren e shoh Korfuzë”.
Me këto përfytyrime hymë në Filat, ku takojmë njerëz që e flasin aq bukur gjuhën tonë.
-Kemi njohur gjishërit tuaj… Kemi patur miqësi me ta.
-Të fala bëji…
-Nipi i Xhevizit? Gjishi it ka patur diqan kutu…
-Rron Hiseni? E kam njohur Hisenin…
-I shohim në ëndërr e llafosemi me ta…
I shohim në ëndërr… Kaq vite që i shohim në ëndërr shtëpitë, ullinjtë, rrugët, arat, varret, Çamërinë… Largohemi nga Filati e marrim rrugën për Gumenicë. Përsëri fshatra… Rruga për Paramithi… Rruga për Prevezë… Rruga për… Në duar shtrëngoj gurin dhe degën e ullirit që mora në Spatar, për t’ua dhuruar babait dhe nënës time, që janë lindur në këtë fshat. A jam vërtet në Çamëri? Apo ndoshta jam në ëndërr…
Toka çame digjet nga zhegu i gushtit dhe hapësirave të saj fluturojnë zogjtë e stinës. Guri i Spatarit më ngroh duart.
Filat-Tiranë, gusht dhe vjeshtë e Motit 1990


Përshëndetje, Enver,!
Mbresa shumë të bukura, të prura me elegancë dhe me shumë dashuri. Çamëria ashtu si Kosova kanë shumë për të shkruar. Zëra si ti, i japin jetë Çamërise, kujtimeve të bukura e të dhimbshme, historisë që ajo mban.
Margarita,
Toronto
Me lot e me qyrra nuk merret Cameria.
Kosovaret tunden boten 50 vjet me radhe me mitingje ne OKB,Bruksel,New York.,
Tundeni Qafe Boten,
Beni nje pelegrinazh Dropull Kakavije,se nuk ju ze koronavirusi.
Lereni nje dite BYZNESIN NE TREGUN CAM.
Demo, të përshëndes! Ke shumë të drejtë, po gjithçka nis nga fjala.
Shkrim-kujtim më se i mrekullueshëm, pasi është realitet ne.rapotin e shkuar e tashme!
Edhe këto kujtime që shkuhen janë dobimadhe mbasi mbajnë gjallë si atë vend, të vdekurit dhe vazhdimësinë e lidhjeve shpiterore me Token, dheun e të parëve tanë. Personalisht e përgezoj mikun tim, Enverin, për këtë tregim plot mall dhe ndjenja. Enveri është i lindur mbas masakrave çnjerëzore greke ndaj atyre banorëve autoktonë dhe shpirti i tij, zemra dhe tërësia e qenies së tij flasin sikur të ketë lindur para masakrave, kjo veçori mua, i lindur atje dhe dëshmitar okular i masakrave ma bën zemren, si i thonë fjalës – MAL. Ky rast më bind se edhe pasardhesit e këtyre qenieve do të kujtojne gjytsherit, stergjysherit dhe vendin e tyre, dhe kur harresa nuk mbizoteron, atëhere edhe ajo që na është vjedhur e rrëmbyer me dhunë di të jetë përsëri e jona.
Fahri Dahri. Itali më 05/09/2020
Po!… tani erdhe ne vete -komentuesi *demo*.Ajo duhet bere…
Falemindreit Enver Kushi..ngjall Enverin
ENVER!….per kete pune.
Dhimbiae madhe popull
Po!… tani erdhe ne vete -komentuesi *demo*.Ajo duhet bere…
Falemindreit Enver Kushi..ngjall Enverin
ENVER !….per kete pune.
Dhimbiae madhe popull
Ay Enveri qe do te ngjallesh o Dhimiter,e groposi Camerine,edhe pa vdekur,,E groposi te gjalle.
Protestoi per Triesten,qe nuk i kaloi Jugosllavise.
Ti ke qene i vogel atehere kur ne rruget e qyteteve protestohej me parrullat:”Trieste Jugosllavise”.
Protestoi tek Stalini per Greket e Kuq.
Ndihmoi Greket e kuq me arme,me spitale,me kampe Strehimi,.Keto i mban mend besoj,se ke qene 10 vjec.
Larg duart nnga Koreja
Larg duart nga Vietnami.
Te drejtat e popullit Palestinez
Patrik Lomumba,populli Kongolez
Por PER TE DREJTAT E POPULLIT CAM ALBANEZ,
nuk foli as ne OKB,as ne Moske,as ne Kongreset e Partise.
Perkundrazi,,Ua mbylli gojen cameve.
Rrihe dhe mos e len me kja-thoshte Fishta.
U vuri dhe bombat anglezeve,Perzuri dhe Ambasaden Amerikane,qe Camet mos i ndihmonte kurrkush te ktheheshin ne Vatan..
I shpalli edhe agjente greke,qe te mos e ngrinin koken.
Mua nuk me hyjne nje hesap fare ata bufetjere,kamariere,shitesa,cam,,