Në CD-të e sekuestruara, thirrje për Xhihad dhe Bin Ladenin

anazapta

Video dhe CD me thirrje për Xhihadin islam. Thirrje kundër feve të tjera, kundër Perëndimit dhe propagandë për një shtet islamik. Mbi të gjithë, jehonë për pjesëmarrje në luftën e Sirisë. Të gjitha këto të dokumentuara në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me fytyrat e disa prej të dyshuarve dhe me zërat e tyre në rastet ku nuk shfaqen me pamje. Por nuk mungojnë edhe thirrjet në emër të martirit siç e quajnë, Osama Bin Laden, kreut të Al Kaeda, i vrarë nga forcat speciale amerikane. Burime të sigurta nga grupi hetimor thanë se 13 pjesëtarët e dyshuar të grupit terrorist, 8 prej të cilëve të arrestuar dhe 5 të arratisur drejt Sirisë dhe Turqisë, mbanin lidhje të ngushta me celula të Al Kaedës, për të cilat rekrutonin edhe luftëtarë. Bëhet fjalë për grupimet rebele të armatosura që janë kundër grupimeve rebele të moderuara siriane, opozitës dhe kundër Bashar Al Assad njëkohësisht. Janë gjetur kontrata bankare me shuma të ndryshme, deri në 1 mijë euro xhiruar për të dyshuarit, në emra të ndryshëm. Por dërguesit dyshohet se janë financuesit e vërtetë të këtij rekrutimi masiv dhe nxitje e Xhihadit terrorist nga vendet Arabe, kryesisht Siria.

 

Videot dhe CD-të

Medi Manellari, 65 vjeçari me origjinë nga Dibra, është një prej personave të kapur në filmimet e hedhura deri në internet, ku bëhen thirrje për Xhihad islamik. Familja e tij jeton në zonën e Unazës se Re në Tiranë dhe është njeriu që ka falur tokën për ngritjen e xhamisë. Në filmime ai bën thirrje që të luftohet në Siri në emër të Xhihadit. Manellari është në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe vendndodhja e tij mendohet Siria, pjesë e luftimeve. Imami i vetëshpallur Genc Balla, tashmë i arrestuar, i njohur mes besimtarëve me emrin Sheh Abdurrahim Balla, është një tjetër person i kapur vetëm me zë në regjistrimet e sekuestruara. Në filmime bën thirrje për nxitje të urrejtjes fetare, shtetërore dhe ndaj perëndimit, ngre lartë figurën e Osama Bin Laden, fytyra e të cilit gjendet në pamjet filmike gjatë kohës që Balla flet. Por imami është personi që dyshohet se ka shpërndarë në rrjetin “Youtube” shumë video, ku është treguar i kujdesshëm, të mos shfaqë fytyrën, por vetëm zërin.

Në disa nga këto video, Balla bën thirrje për Xhihad në Siri, “për luftë të shenjtë në emër të islamit”. Bëhet fjalë për të paktën 11 CD dhe video të ndryshme, USB apo njësi kompjuterike. Kurse imami i dytë i arrestuar, Bujar Hysa, i vetëshpallur në xhaminë e Mëzezit dhe i njohur me emrin Ebu Usama, nuk ka shpërndarë video, por është autori i librit “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera”, i sekuestruar si provë dhe që nxit terrorizmin dhe urrejtjen ndërfetare. Libri u gjet në xhami ku dhe predikohej si lëndë fetare. Ditën e sotme pritet që 8 të dyshuarit e arrestuar, të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me vendimet e dhëna në mungesë, ndërsa me interes priten dëshmitë e tyre në gjykatë.

 

Largohen fëmijët nga xhamia

Xhamia pranë Unazës së Re, përveçse një objekt kulti në të cilin bashkohen për të ndjekur ritet e besimit të tyre qindra qytetarë të besimit mysliman, përdorej edhe si një vend, ku fëmijë të dërguar nga rrethet ndiqnin në mënyrë jo zyrtare një shkollë që kishte si mësues disa nga të arrestuarit, mes tyre edhe imamin Genci Balla. Në katin e fundit të xhamisë është edhe vendi i fjetjes së fëmijëve. Në këto ambiente kanë mbetur vetëm katër fëmijë, ndërkohë që mësohet se 16 të tjerë janë marrë nga prindërit e tyre, menjëherë sapo Prokuroria bëri publike arrestimet. Besimtarët që falen aty këmbëngulin se “nuk kemi dëgjuar asnjë predikim që nxit luftën dhe urrejtjen, vetëm ato që thuhen në Kuran”. Edhe Asllani, babai i imamit Bujar Hysa shprehet i habitur për akuzat e ngritura rreth rekrutimeve të luftëtarëve në Siri. Hetuesit kanë si prova edhe shumë armatim dhe municion.

 

Pesë të arratisurit drejt Sirisë 

Grupi hetimor deklaron se nga verifikimet e kryera dhe përgjimet, Gerti Pashaj, 30 vjeç nga Peqini, Shkëlzen Dumanit, 39 vjeç nga Dibra, (që ka marrë edhe dy fëmijët e mitur me vete), Shyqyri Kaca, 40 vjeç nga Dragostunja e Librazhdit, Almir Daci, 30 vjeç, imam nga Leshnica e Pogradecit dhe Medi Manallari, 65 vjeç nga Dibra, ndodhen në formacionet e luftës në Siri. Sipas SHISH, Prokurorisë dhe autoriteteve amerikane të hetimit që ndihmuan palën shqiptare, mund të ketë edhe të tjerë persona nga Shqipëria, të implikuar në celulë. Gjithashtu dyshohet edhe për grupime të tjera që mund të jenë aktive në vend dhe jashtë.

te arrestuar

 

Kreu i Komitetit të Kulteve: Imamët emërohen nga KMSH, ka dhjetëra xhami të palegalizuara

hoxholliIlir Hoxholli ka pak muaj në krye të Komitetit të Kulteve, por në një deklaratë të shkurtër për median ka dhënë disa detaje sesi mund të ndërtosh një xhami. “Ato ndërtohen në formën e donatorëve, donacioneve të ndryshme, të cilat kalojnë nëpërmjet Komunitetit Mysliman, i cili shikon se ku mund të jenë nevojat për tu ndërtuar një xhami tek zona të ndryshme për besimtarët, që nuk mund të kenë xhami diku afër për të prezantuar në faljet e tyre. Pas ndërtimit, objekti i dorëzohet Komunitetit Mysliman, që më pas emëron Imamët dhe merr në mirëmbajtje xhaminë dhe fillon dhe kontrollon situatën brenda tyre dhe besimtarëve”, tha ai. Ai thotë se Imamët emërohen nga Komuniteti Mysliman, normalisht duhet të kenë arsimin përkatës, pjesë e arsimit teologjik. “Emërohen direkt nga Komuniteti Mysliman, njihen prej tyre. Dhe çdo imam që njihet nga Komuniteti Mysliman, ky i fundit merr dhe përgjegjësinë e vet institucionale ndaj asaj xhamie dhe Imamit”, deklaroi Hoxholli. Ai beson se dukuri të kësaj natyre nuk e lëkundin besimin mysliman. Ndërkohë që Komuniteti Mysliman mohoi që 3 imamët të ishin të zgjedhur, por të vetëshpallur dhe nuk i njihte si të tillë, pavarësisht se predikonin në xhamitë e ndërtuara me leje nga KMSH. Në Shqipëri ka rreth 650 xhami të njohura nga Komuniteti Mysliman. Por ka me dhjetëra të tjera kryesisht në fshatra, të cilat janë të palegalizuara. Ato jo vetëm janë ngritur si ndërtime pa leje, por as nuk kanë ndjekur procedurën e hapjes, kompetencë kjo që i njihet komunitetit. Kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Hoxholli, pohon se “duhet ndërhyrë për të bërë sa më shpejt të ligjshme këto objekte kulti, të cilat për shkak të ndjeshmërisë së tyre nuk mund të prishen”. Një çështje e ndjeshme në funksionimin e xhamive është ajo e financimit. Aq më tepër për xhamitë e palegalizuara, për të cilat nuk ka të dhëna se nga sigurohen të ardhurat për pagesat apo mirëmbajtjen.

 

 

 

 

Share This Article
15 Comments
  • Ja kjo eshte gjendje ne te cilen ka degradua shqiperia…. duhet me ardh jne arab me i thene shqiptareve mos u beni muslimane radikale…eshte deshperuese kur e mendon.

  • ke te drejte vella dhe keto grupe ekstremiste dihen nga shish qe prej disa vitesh po per cudi jane lejuar te operojne ne shqiperi.a ka njerez pergjegjes per kete pune?

  • Nuk ka as ma te voglin dyshim jan drejtuar nga KMSH ne Tirane.Duhet te shikohet fundet nga kan ardhur per ndertimin e xhamijave qe kan mbire si kerpurrat mbas shiut.Te ura e vjeter e Bunes ne lagjen rome kta bamirsa kan ndertuar nje te till.Nese duam te jemi ne Europe duhet te jemi si ata.

    • @ Mark uk

      O ti Europiani vogel a e mesove SHQIPEN aq te bukur te At Gjergj Fishtes qe na jepke dhe mendime kaq te´´kualifikuara´´?Dhe dicka kur se njeh situaten mbylle shpellense dhe xhamijave(e shkruarnga ti)shkruhet xhamiave o i mbytur……mos fut hundet aty ku ste takon

      P.S.sme interesojne as me ngjallin interes as kishat e as xhamiat se jane vetem vende per te mashtruar ….por kur njerezit besojne ne faqet e mureve dhe jo vertete ne ZOT atehere skam cte bej se nuk i ndaloj dot dhe meqe ti jeton e ne UK si e shkruan kudo po te kujtoj nje thenie te nje Irlandezi fantastik me emrin Xhorxh B.Shou.ai tha ´´ne kohen tone njerezit jane kthyer me fytyre nga kisha(xhamia)dhe me shpine nga Perendia´´

  • ne shqiperi nuk jane 650 njerez normal qe te jetojne ne normalitet si jetohet ne perendim aty kane bere 650 xhami ca behet keshtu ku po shkon ai vendi jone aq i bukur .beni ligjin me vdekje per keta terroriste per keta zhulaqer njerez me qime qe kane frike nga uji.dhe vdekjen e kane pak keta .pa perjashtim te gjithe keta zhulaqer jane burgaxhinj dhe njerez pa shkolle.nuk jane te zote per asgje dhe per asnji pune vetem te ngrene bythen larte ptu poshtersi e ndyre njerez te ndyre.

  • ne shqiperi skemi patur kure probleme te tilla.te gjindet kush ka interes te kultivoje nje fryme te tille dhe kush i paguan keta njerez per te futur percarje tek ne.

  • Deri tani nuk kemi patur probleme me terrorizmin islam, eshte e vertete, por prania e ketyre pseudo-imameve ( shih fotot ) qe jane gadi per gjithcka qe urdherohet ne emer te kuranit do te thote se rreziku eshte pas deres. Shikoni keto mostra ne foto per te kuptuar se jane kafshe me fytyre njeriu te dale nga mesjeta. Nen petkun e fese vepron dhe Al Kaeda, e ushtaret e saj jane fiks me lukun e ketyre bashibozukeve.

  • Eshte e vertet se Shqiperia me sa na kan treguar prinderit tane dhe sa kemi jetuar vet ne shqiperi ,nuk kan exzistuar aspak te tilla fenomene te islamismit fundamental.
    Shiqeria ka qen shembull ne bote persa i takon religioneve / fese dhe nuk ka pas kurr ndonji dallim mes shqiptareve .
    Te gjithe ne dijme mir sot (edhe pse e kemi ndoshta te veshtir ta shikojm te verteten ne sy ) se dyndjet e perfaqsues fetare te vendeve te Huaja vershuan ne Shqiperi pas ndryshimit te sistemit ne vend ,pra pas renies se sistemit komunist .
    Nuk ishte aspak rastesi AI NXITIM i Fetareve te Huaj ,qe pa u ber akoma Dite ne Demokracine e Shqiptarit ,ata u gjenden si nga hici ne qoshe te shtepise !!! Kujtojm ktu arabet e shumte qe u martuan me nga 7-8 gra muslimane shqiptare ,janullatusin Grek qe ne menyre klandestine ose le te themi Tinzare ne bashkpunim me sali berishen s’postuat nga Froni Nderit Madheshtine e Kombit Shqiptar Fan.S.Nolin ,ne menyren me skandaloze “Prifti Grek” janullatos u vendos ne krye te kishes Ortodoxe Shqiptare themeluar nga Zoti.F.Noli .Ashtu ne po te njetat shina kaloj edhe fetare katolike ardhur nga vende fqinje dhe bota ,e sekur mos te na mjaftonin kta Te Huaj (Rrefugjate me te drejta te pakufizuara) ne shqiperi katapultuan dhe cdo lloj sekti e cdo lloj sharlatanesh ,duke e ber trurin e jeten e ktij populli (si thoshnin te vjetrit dikur ) lesh e li …!
    Pra me kto qe shkruaj me lart dua te them se te gjithe dijm mire se ku e ka zanafillen kjo maskarade fetare e cila vec poshtersive kunder neve shqiptareve dhe Shqiperise asgje te mire nuk solli . Nqs do shikojm veprimtarine e janullatos dihet tashme qart se ai eshte ne Shqiperi per aneksimin e Vorio Epirit ,Islamiket per ta shndruar shqiptarin ne majmun ,ne kamikace te nji idiotesie ardhur nga fundi botes ,sidhe fetaret katolike (qe do ti vecoja nga dy te paret (se kan qene me te “sinqert” dhe kane ndihmuar ne shume raste sinqerishte popullin shqiptare duke financuar ne projekte te ndryshme . Pra sot ne shqiptaret sduhet me te habitemi dhe kerkojm Gabimin dhe kte Maskarade qe luhet me jeten e Shqiptarit ,duke lozur si femijet (Sy mbyllur) sepse dijme kush jane fajtoret ,poor te reagojme e kundershtojme kudo jemi me te gjitha forcat dukurite negative qe fetaret e huaj sollen ne shqiperi .Un mendoj se qeverria sot ,duhet te jet rradikale kundrejt ktij rradikalizmi fetar i cili per mua eshte stimuluar qellimisht nga qarqe antishqiptare per te shkaterruar Shqiperine .Mos te harrojm ktu se vec kontributit te bastardit berisha qe ka qen gomari qe i mbante mbi kurris dhe i hapte rrugen ktyre Institucioneve fetare ,nji rrol te konsiderushem ka luajtur edhe Aleati jone i madhe usa ,qe gjithe Islamistat e terroristat e botes na i rrasi neve ne Shqiperi, mesiguri si nji vend demokrat ,ku kta terrorista kishin te gjitha te drejtat te ushtronin ne praktik dhe teori pasionin e tyre mbi luften e shenjt . Shqiptaret duhet te reagojn vet ,sepse bota di vetem ta nguli .(Nqs ne e kemi ndjer e na dhemb ) duhet ti tregojm vendin plehrave fetare te huaja ,duke i qit jashte ktij vendi ,sepse rrezikojn seriozishte shoqerine e qetesine ne vend.

  • Bobo cfare fyryrash te qelbura si ka mundesi qe keto injorante te livadhisin dhe ti japing “mesime te tjereve” …njerezit normanle nuk denjojne ti afrohen ketyre qelbesirave jo te marrin mesime nga keto plehra…denimet maksimale per keto fytyra te ndyra nese nuk ka beni ligje te reja dhe kalbini ne burg.

  • Vdekje vekje e qelbesirave se na turperuan racen ton qe esht raca shqiptare .dhe asqe tjeter as krishtere as myslimane as katolike .vdekje e te gjidhve atyre qe predikojn fet ne emer te zotit per te shkateruar nje popull te ter qe stergjysherit e tij i jan falur vetm djellit dhe henes.

  • ndersa une do te propozoja te jene kandidate per deputete ne pritje te pd se per zgjedhjet e ardheshme…..

  • O milet ! Ka myslimane (katolike, ortodokse etj) te shkolluar dhe te mencur, po ka edhe myslimane (katolike dhe ortodokse) te pashkolluar e injorante. Keto fytyra qe tregohen ketu jane te pashkolluarit, injorantet myslimane (katolike, ortodokse) qe nuk din asgja c’ asht islami apo xhihadi. Nuk di a kane ba ndonje krim keto fetyra ketu ne shqipni apo ne bote, qe te arrestohen me kaq “zell”? Apo kemi te bejme thjesht me shfaqjet teatrale te kesaj qeverie qe vazhdojne pa mbarim?
    Na ndalni se pari :krimin, vjedhjet, korrupsionin e te gjtha poshtersite qe po gelojne oj qeveri pastaj, merruni me idiotet “xhihadiste” etj.

  • Thjesht shikojuani fytyrat dhe pastaj mendoni….
    Ç’model janë këta tipa dhe feja e tyre?

    Larg! Larg! Larg!!!

  • Nqs do ti behej nji kronologji e gjithe ksaj epoke 23-vjecare te ashtuquajtur “Demokratike” do dallojme qart…se gjithcka negative ,kriminale ,mashtruse ,antishqiptare qe ka lulezuar ne Shqiperi , ka qene pa me voglin dyshim ,periudha kur ne pushtet ka qene famekeqi e antishqiptari me i rrezikshem i te gjithe koherave te Historise Shqipperise sali rrahman berisha . Se si ky shtet , kto drejtues shteti ,nuk bejn asnjiher analiza mbi te metat historike dhe terheqein konseguencat ,ndaj personave qe i kan shkaktuar kto gabime ,te cilat i kane kushtuar jeten jo pak shqiptareve ne kto 23 -vjet ,sinqerisht per mua eshte enigmatike dhe mjaft shqetesuse ,sepse i lene vend abuzimit te radhes nga pushtetare ,duke mos i then STOP veprimtarise antishqiptare ne vend . Sinqerishte un s’mundem te imagjinoj se ku con kjo mefshtesi e ksaj qeverrie ,se si e konceptojn kta shtetin dhe ate qe pretendojn te arrijn Rilindjen. Un jam shume kritik ne kte aspekt me qeverrine .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *