Në Danub gjendet një thesar me flori dhe argjend

Ornela

Arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 2000 monedhash floriri dhe argjendi, në bordin e një anije të fundosur në Danub që prej shekullit XVIII dhe që është gjetur falë nivelit të ulët të ujit në lum.

“Rreth 2000 monedha janë gjetur, si dhe armë, heshta, gjyle topash, shpata dhe armatime të tjera”, tha për agjencinë MTI, Katalin Kovacs, arkeolog i muzeut “Ferenczy de Szentendre”, pranë Budapestit.

Zbulimi ka ndodhur këtë javë në Erd, në jug të Budapestit, ku arkeologët po punonin me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin e elementeve para se niveli i ujërave të rritej sërish.

“Thesari i Erdit u gjet në bordin e relikes së një anijeje tregtare, kombësia e të cilës ende duhet të përcaktohet”, njoftuan arkeologët.

“Ajo përbëhet nga monedha ari dhe argjenti, mes të cilave dukate dhe peni. Monedhat janë 90% të huaja dhe i përkojnë viteve 1630-1743”, theksoi arkeologu Balazs Nagy për radion private “Klub”.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Dukatet jane monedha ari Venetikase.Peni eshte monedhe engleze.Monedhat e asaj periudhe nuk eshte e veshtire te lexohen nga numizmatet e instituteve arkeologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *