Si për dreq kjo punë e Dibrës,
doli shumë e ngatërruar,
në Tridhjetë-pa blerë vota,
Dhjetëmijë më shumë kanë votuar!
Saktësisht Dymbëdhjetë Mijë,
më shumë ishin këtë herë,
ndaj gjithë “përgjimet” e Bildit,
tani s’kanë asnjë vlerë!
Ka qenë një këngë e bukur,
me llaja çoban me llaja,
i bie që Socialistja,
të ketë blerë votat e saja!
Tash na del se Socialistja,
ka bërë shpeza të kota,
tani pa paguar fare,
ku dolën gjithë këto vota?!
Të gjithëve kjo histori,
na duket paksa e vjetër,
kur u hodh në erë Gërdeci,
PD-ja fitoi më tepër?!
Mendjen e shqipo-shqiptarit,
s’ka shkencë që e deshifron,
ku bëhet zullum më tepër,
populli më shumë voton!
Nëse vërtet ka paguar,
PS ka paguar kot,
tani kush vazhdon me Dibrën,
është thjeshtë një idiot!
A.DUKA
