Në diktaturë prisnim rradhë për ushqime, tani për shërbime!

redaktor

I nderuar z.Thano!

 

Kam ditë që dua të nxjerr librezën shëndetësore, por s’mundem. Arsyeja? Radhë të gjata në një korridor të ngushtë. Vetëm dy stola për shumë të sëmurë. Ca rrinin në këmbë të tjerët në gjunjë! Pesë orë kam këtu – më sqaroi një i sëmurë. Do të ngrihem herët ndonjë ditë e besoj do ta marrë, ndryshe s’ke shërbim shendetësor.

Në 1 shkurt vajta për të kryer një analizë. Në datë 15 të vjen rradha – më tha infermierja!

Në diktaturë prisnim rradhë për ushqime, tani për shërbime!

Po kartelat e të sëmurëve? Kartela ime ka më shumë se pesëmbëdhjëtë vjetë që është mbushur me rekomandime, receta, analiza, eco etj. E përthyer, e zhgaravitur, me fletë të ngjitura. Të sëmur kur e shikon!

Në disa dollape të vjetër gjenden qindra kartela. Të vjen keq, se tek ato pasqyrohet shëndeti i jetës tënde. Që jemi të varfër e di, por kjo neglizhencë nuk vjen nga varfëria. Kjo është thjeshtë pakujdesi, mungesë përgjegjësie dhe pasioni për punën dhe profesionin. Shkurt, mospërfillje për të sëmurët.

Tjetër. Në Q.S .Nr.1 dhoma është më pak se 8m2. Pa asnjë karrige, pa dritare, duke marrë dritë nga dhoma tjetër. Të moshuarve u merret fryma, duhet të ngjitin 20 shkallë për të vajtur në katin e dytë. Për analizat do të shkosh tek nji pallat tek sheshi “Avni Rustemi”. Eko e zemrës në Q.S.Nr .9 tek “21 Dhjetori”. Një sorollatje e vërtetë.

Pesë orë për një librezë, 15 ditë për një analizë e 15 vjet me një kartelë. Kjo është gjendja.

Shumë vërejtje e kritika dëgjojmë për shëndetësinë! Janë të trashëguara thonë dhe ne i besojmë. Mbase më keq ka qënë. Por ne duam të matemi me të përparuarën e jo të shkuarën. Së pari duam trajtim me ngrohtësi si njerëz me dinjitet. Ne i kemi dhënë gjithçka këtij vendi, prandaj kërkojmë të na shërbehet me përkushtim dhe aftësi. Të vdesim kur t’na i ketë caktuar Zoti e jo para kohe për faj të njërit apo tjetrit .

 

Evdal Nuri

Lexues, Tiranë

Share This Article
7 Comments
  • per komentuesin Avdall Nuri

    Qe ne fillim nga titulli e prisja nje fare “reshqitje” te ketij personi ne kete leter te vonuar..teper te vonuar ..PSE ?

    sepse nqs se flet per mjeksine kraheso kohen e enverit dhe te salinanorametes ne te njejten dege..pra kraheso Mjeksine e para 1990 me te pas 1992

    eshte e verete qe Rama ka bere nje fare pune per mjeksine…POR NDEGJO ME KUJDES

    katastrofen qe la ne 2013 sali horri do jo vetem Ramen por dhe Obamen qe te shkoje nga tmerri ne normalitet.

    kthehemi ne kohen e Enverit

    une i nderuar jetoj nga 1990 jashte vendit dhe pothuaj cdo vit vij ne shqiperi dhe po te them se ne kohen e te madherishmit Enver Hoxha te pakten
    1-Mjeksia
    2-Arsimi
    3Kultura
    4-Sporti
    5-Mbrojtja
    6-Siguria
    7-Dinjiteti
    8-Morali
    9-Mjedisi
    10-Pyjet
    11-Bonifikimet

    Ishin ne nivel europjan….ishte e vertete qe disa vite kishte tallon dhe rradha por ishin Bio..dhe kerkush nuk largohej pa marre rracjonin e xhaxhit..

    Ju zoteri keni guximin te krahesoni shendetsine e Enver Hoxhes qe coi doktorrin.infermierin..mamine ne maje te malit..kurse sot….e meritoni ate gjendje se nuk mund ta ndryshoje nje edi rama apo bequa i tij..

    Boll e “bombarduat” diktaturen…dhe Enverin….te pakten per mjeksine mbylleni gojen…

    boll e tallet diktaturen..eshte rradha asaj te tallet tani me ju…me doktorr Adhamudhin e tropojes qe ju c’nderoi 25 vjet dhe u kujtuat tani…

  • Pershendetje zoti Nuri!
    edhe une pensionist jam,por nuk shqetesohem kaq shume sa ti!
    Ka radhe per kartat ve shendetit,por pse nuk e ke marre me perpsara?
    Vjet kur e mora une nuk kishte asnje radhe!
    tjeter:thua se ka radhe per analiza dhe sorollatje pa fund!
    Ahaaaa,ketu nuk jam fare dakort me ty!
    Do beja nje rezonance manjetike ne spitalin nr.5 ,me thane se radha vjen pas 6 muajsh!
    Po si zgjidhet pyeta?
    Qerasi te shpetosh!
    I qerasa dhe bera rezonancen pas 3 ditesh!
    Por nuk mbaroi me kaq puna!
    Kur me futen ne aparature,filloi nje zhurme e tmerreshme sa u cmenda!
    Doja te dilja qe andej,por mjeket me shikonin nga dritarja qe une po cmendesha,por ata si te mesuar me te CMENDUR,nuk e canin trapin fare!
    Kur dola me shikonin njerezit sikur isha me te vertete i cmendur!
    Cfare ke me tha nje pacient qe priste radhen?
    Zhurma me cmendi i thashe!
    Nuk te vune kufje,me tha nje tjeter?
    Jo,i them cfare kufjesh? U cmenda!
    Po pse e ke lene per 50 mije leke kete pune se do te kishe shpetuar,me tha nje tjeter!
    Nuk e dija qe edhe per ate zhurmen duhej paguar leke!

    Megjithate vuajta,por ishalla me ka dale e sakte a rezonanca manjetike!
    Kur shkova per te marre pergjigjen,nje prej mjekeve me thote se ke levizur shume,prandaj nuk eshte bere regjistrimi ne rregull!
    I shava,por ata ishi8n mesuar me kete pune mbase kane thene me vete:”Nuk i njihka rregullat,ky derdimen?Pse mos punojme ketu per nje cope rroge te qelbur mjeku shteteror???
    Nje here tjeter dergova gjyshen ne urgjencen e spitalit “Nene Tereza”,por nuk kishte karroce per ta cuar brenda!
    Shikoj nje polic privat tek dera qe mbante nje karroce te cspitalit dhe i them te ma jape!
    -Eshte me 1 mije leke,zoteri,me kthen pergjigje polici!
    I jap 1 mije lekshin dhe me fut ne koridor!
    Kerkoj nje mjek,por aty ishte rrumpalle:Me dhjetra njerez ishin shtrire ne koridor,ne karroca,krevate,karrige etj dhe atje benin edhe serume!
    Po mjeket ku jane???
    Kjo qenka mjekesia FALAS???
    Ika ne spital privat ku me priten dhe percollen si mbret!
    Edhe leket,po si mbret m’i moren!
    Ja kjo eshte shendetesia FALAS,njelloj si ne kohen e XHAXHIT ENVER,atij diktatorit qe mburrej me shtetin pa tatime,pa taksa dhe pa korrupsion!
    Tani ke qejf te shohesh nje njeri te korruptuar se nuk e gjen dot!
    Urime Nuri dhe pleqeri te bardhe!!!

  • Me falni qe po ju them por ka ca kokrra akoma qe duan nje sistem Socialisto-Kapitalist….si puna e ketij zoterise.

    Nje vend qe nuk prodhon asgje eshte i detyruar te falimentoje se do marre borxhe dhe do kaloje ne falimentim qe tashme ka ndodhur…

    Por ky ankuesi nevrik eshte me fat se ka dhe me keq si puna e te ndjeres Sofie Qendro ne Durres qe e vrau shteti Berishes me permbaruesit e ca firmave te tropojes dhe PS merrej me pastrimin e kolltukeve te zyrave.

    Njihunu me nje vrasje nga shteti i Berishes dhe indefernca e Rames:

    DURRËS, shtator-tetor 2013 (ditet e fundit te mortjes berishe ne pushtet)

    Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “Dyrrah”-u po boton tri shkrime të gazetarëve të njohur durrsakë Klodiana Haxhiaj, Vali Qyrfyçi dhe Gjergj Thanasi që hedhin dritë mbi ngjarjen e trishtuar.

    Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund.

    Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë.

    Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!”

    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte

    Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qendro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

    As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. Edhe apeli i bërë afro tre javë më parë nga “Gazeta Shqiptare” për dramën e dy të pastrehëve ra në vesh të shurdhët. ..

    Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë.

    Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë.

    Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore! OJF-të hipokrite ngritën stuhi në gotë uji për persekutimin ndoshta edhe të stisur të Klodit të “Big Brother”, derisa edhe Sekretarja Klinton ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarit Klod Pederasti

    Po shqiptarin, po durrsakun Llazi kush e mbron? Po Sofia e shkrete qe u varros vetem me karrocen e komunales ??

    Te pakten ne kohen e Enverit nuk perzihej tjetri nga shtepia dhe vdiste rrugeve si qen..te me falin qent se po i ofendoj..

    ………………………..

    Ne vitet 1990-1991 ne Shqiperi dikush pyeti nje njeri vizionar se si do ishte sistemi qe po vinte me ” cekun e bardhe” dhe ai u pergjigj:

    Do vije koha qe qeni i nje te pasuri do jetoje me mire se nje familje e varfer….Kujtoni Reksin e Shkerdhen Berishes dhe do habiteni me shpenzimet per qenin e tij…

    • O qeni i Zenit….!
      Me fal por nuk ke kuptuar asgje nga satira ime,por ia ke futur si KALI PELES!!!
      Lexoje edhe nje here me qetesi dhe do me kuptosh drejt!

      • I NDERUAR PARTIZAN

        nuk kisha asnje problem me ju pasi gabimisht e kam vene poshte komentit tuaj nga nxitimi bile nuk ju kam atakuar as ne emer as ne ide.

        Komenti im me siper tregon se shoqeria shqiptare eshte ne vdekje klinike pasi nuk po kupton se ai vend eshte kthyer ne arene e perleshjeve mafioze

        E NDEGJUAT MASAKREN E ELBASANIT ??

        ASNJE NUK FLET PER SHKAKUN DHE PASOJAT PORR….MBLEDHIN GEZHOJAT..SE VRASESIT IKIN NE DREJTIM TE PADITUR

        NUK KA DITE QE NUK NDEGJOJME LAJME HORROR
        KUSH E KTHEU SHQIPERINE NE KOLUMBINE E EUROPES ?!

        50 nga 10000 krimet më të rënda në Shqipëri nga viti 1990

        1. 29 Maj 1992

        Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Çuko grabisin një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e familjes, duke përfshirë edhe foshnjen 6-muajshe.

        2. 21 Tetor 1995

        Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket, biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK-ut. Ende nuk është gjetur trupi i tij.

        3. Mars 1997

        Në Lushnje, vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë, në prani të kalimtarëve.

        4. 23 Maj 1997

        Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në kilometrin 29, gjendet e masakruar një grua 35 vjeç. Policia arreston për këtë krim, të dashurin e saj. Ndërkohë që shkaku ishte xhelozia.

        5. 5 Mars 1998

        Në plazhin e Patokut, gjendet i vrarë dhe më pas i djegur, roja i lokalit. Viktimën e kishin lidhur me pranga dhe e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.

        6. 15 Mars 1998

        Në Qafë-Priskë në Tiranë, gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mirajn Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.

        7. 9 Janar 1999

        Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit, në bagazhin e një makine, trupi i djegur i një të riu.

        8. 19 Shkurt 1999

        Në Qytetin Studenti gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni, e fakultetit Histori-Filologji. Edhe sot, nuk është gjetur autori.

        9. 30 Mars 2000

        Pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëses së UNICEF-it, e cila rezultonte e zhdukur.

        10. 7 Shkurt 2001

        Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK-ut vret me pistoletë nënë e bijë, për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.

        11. 11 Tetor 2001

        Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas është munduar të fshihet kufoma.

        12. 3 Korrik 2003

        Në Bërxull të Tiranës, babai vret të bijën 16-vjeçare, pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim, ngjarja u mbajt si vdekje natyrale, por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.

        13. 4 Shkurt 2004

        Në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë, babi vret vajzën 22-vjeçare sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

        14. 16 Dhjetor 2004

        Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit, Irena Seli, rreth të 40-ve. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë dhe më pas duhet të ketë vdekur.

        15. 9 Shkurt 2006

        Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre, tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatëzënë dhe djali i tyre 3-vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

        16. 7 Korrik 2006

        Në Has, zhduket dhe më pas gjendet i vdekur, mjeku dhe kryetari i degës së PD-së, Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe është hedhur në rezervuar.

        17. 20 Tetor 2006

        Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar e një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.

        18. 7 Mars 2009

        Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri ka vrarë me pistoletë vjehrrin, vjehrrën, si dhe ka plagosur djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja në familje.

        19. 12 Tetor 2009

        Në Bulqizë, gjenden te vdekur në banesën e tyre, një çift i ri bashkëshorësh. Policia hedh dyshimet, se vrasja mund të jetë një krim brenda familjes.

        20. 3 Shkurt 2011

        Në Tiranë masakrohet me thika dhe digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.

        21. 15 Shkurt 2010

        Kapet nga policia një person nga Librazhdi, që kishte masakruar me sopatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet se kishte kryer edhe 4 vrasje të tjera në fshat.

        22. 11 Maj 2010

        Në Elbasan, në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi”, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policies, autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

        23. 18 Mars 2011

        Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë, nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

        24. 19 Mars 2011

        Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan, në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Policia po heton në pistën e hakmarrjes.

        25. 1 Korrik 2011

        Në Tiranë, ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre, burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen, dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.

        26. 26 Shtator 2011

        Në Durrës gjendet në makinën e tij, i djegur, trupi i pajetë i një punonjësi të SHISH-it. Mendohet për shkak të detyrës.

        27. 15 Tetor 2011

        Në një pyll në Shëngjin, gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë, nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.

        28. 13 Gusht 2011

        Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë, gjendet kufoma e masakruar e një gruaje rreth të 30-ve. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot, nuk është identifikuar.

        29. 3 Shkurt 2012

        Ekzekutohet në një pritë, me 3 plumba, një grua në Tiranë, me profesion laborante dentare.

        30. 2 Gusht 2012

        Në Arrë të Temalit në Shkodër, babai 45-vjeç vret të bijën 14-vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas, vret edhe veten.

        31. 7 Gusht 2012

        Në Poliçan të Skraparit, roja i uzinës vret shefin e tij dhe veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.

        32. 3 Shtator 2012

        Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26-vjeç vret xhaxhain 56-vjeç, me thikë dhe më pas e fsheh kufomën në tualetin e apartamentit ku banonte.

        33. 11 Tetor 2012

        Në Xhafzotaj të Durrësit, një 80-vjeçar ka masakruar duke i prerë kokën një vajze 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Sipas hetimeve, turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza t’i kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

        34. 18 Nëntor 2012

        Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak, sipas policisë, është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij, nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.

        35. 11 Dhjetor 2012

        Në Orikum të Vlorës, një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke pasur kufomën aty.

        36. 31 Janar 2013

        Në Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane, pas një debati.

        37. 23 Shkurt 2013

        Në Lën të Fierit, një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.

        38. 25 Shkurt 2013

        Në Luzni të Dibrës, dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh, vjehrrës. Më pas, kufomën e groposin në kasollen e lopës, por policia zbulon ngjarjen dhe arreston dy nuset.

        39. 16 Mars 2013

        Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi, i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe dyshohej se kishte vrarë një fëmijë tjetër.

        40. 17 Mars 2013

        Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.

        41. 28 Korrik 2013

        Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekutonë me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ata që i kishin ngacmuar të motrën, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.

        42. 16 Tetor 2013

        Në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten, në sy të vajzës 25-vjeçare.

        43. 5 Dhjetor 2013

        Në Shkozet të Durrësit, në një orë mësimi vritet me çifte një 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës.

        44. 21 Shkurt 2014

        Në Durrës, gjenden të vrarë dhe më pas të djegur në makinë, dy persona.

        45. 9 Mars 2014

        Në Lecco të Italisë, nëna shqiptare Edlira Dobrushi, vret tri vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar, i cili ishte kthyer në Shqipëri.

        46. 2 Prill 2014

        Gjendet një kufomë pa gjymtyrë dhe kokë, në anë të rrugës, në austrosradën Lushnje-Fier.

        47. 1 Maj 2014

        Në fshatin Kuturman të Librazhdit, nëna mbyt me jastëk foshnjen 2-muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

        48. 9 Maj 2014

        Në Domgjon të Mirditës, burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për motive xhelozie.

        49. 23 Maj 2014

        Në Kurbin, nëna 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për të penguar vajzën që të shkojë në ekskursion me klasën, por edhe për një lidhje dashurie të saj.

        50. 29 Maj 2014

        Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati, ka sjellë reagimin e tij, duke e ekzekutuar.
        20 komisare policie te egzekutuar
        500 police te vrare ne detyre
        1.5 miljon ne emigracjon
        25 mije ne burgje
        11 mije te ngujuar
        18 mije puntore seksi ne perendim
        22 mije ne burgjet e europes
        70 mije ne azil vitin e fundit
        a ka shtet moral dhe dinjitet kombetar sot …

        Joooooooooooooooo jemi nje shprehje gjeografike dhe kopesht i lulezuar i droges dhe i mafies ne brigjet e adriatikut dhe ky zoti Nuri flet per perralla me mjekesi qe ne kohen e Enverit ishte MREKULLI

  • Lexoj nje dite ne gazeta se qeveria kishte shpallur nje Llotari me emra te korrupptuarish ne Shqiperi!
    Kushti i vetem ishte te shenoje emrin e te korruptuarit,profesionin,vendin dhe daten e konstastimit te korrupsionit dhe sasine e lekeve te dhene!
    Zarfat me emrat duhet te dorezoheshin me poste dhe Llotasria do hidhej ne 1 prill!
    Gjithe gezim kudo qe shkoja ne ambulance per vizite,per analiza,per raporte,per vertetime,etj,nuk jepja leke se prisja provokimet e te korruptuarve!
    Mbaja hapur celularin dhe rregjistroja ne vidio dhe audio te gjithe aktivitetin!
    Per cudi asnje njeri nuk kerkoi leke, analizat m’i bene shpejt,me prisnin buzagaqz,na qerasnin me kafe,caj apo kakao,sipas deshires,pergjigjet e tyre na i dergonin me poste ,ndersa per recetat vinte mjeku i familjes ne shtepi e jo si dikur qe shkonim ne tek mjeku!
    Filloja te habitesha me kete sjellje dhe bisedoj me ca shoke pensioniste!
    Edhe ne keshtu na ka ndodhur thane ata!
    Bile kur shkova ne komisariat per te denoncuar nje pronar lokali qe pihej duhan ata me moren ne makine,me cuan tek lokali qe akuzova,por atje nuk pinte njeri duhan!!!
    Si ka mundesi thashe me vete?
    Ketu te pellcet koka nga duhani ,ndersa sot nuk vjen era duhan???
    E shikon me thane ata,ti xhaxha te eshte bere ves spiunimi prandaj dhe gabon ndonjehere,por nuk ka gje:Ai qe te shan te do?
    Nje pensionist tjeter tregoi:
    -Banoj ne Yzberisht te Kasharit.
    Sa u bene zgjedhjet lokale,u caktua administratori i komunes dhe te nesermen erdhi dhe na mblodhi ne KINOTEATRIN E LAGJES per te degjuar hallet tona!
    U habita se si per 24 ore e kishin ndertuar KINOTETRIN tek ne me salla lojrash per pensionistet,me lulishte dhe lodra per femijet,me biblioteke,salla pingpongu,fushe tenisi,basket-bolli etj!
    Rrije dhe luaje sa te duash pa leke!
    Shikonim rruget,asnje balte,pluhur,asnje qen rrugac,asnje plehre,bile ne nje rast do hidhja cigaren tek koshi,kur ma rrembeu nga dora nje nuse e re gjithe buzeqeshje:Ju lutem xhaxhi pensionist,ma jepni mua ta hedh cigaren tek koshi qe te mos lodheni!!!!
    U lumturova dhe kujtoja dikur,para zgjedhjeve te kaluara,qe na u thanin mullaqet ne beton duke luajtur domino!
    Hej moj qeveri ta lumsha syrin!
    U kujtova ne gazeta se cfare ndryshimi kishte,por nje gje me habiti shume:
    -Asnje shkrim per Enver Hoxhen,Masakren e Tivarit,per vetvrasjen e Mehmet Shehut,asnje kengetare nuk jepte interviste se e kishin perdhunuar ne biruca etj!!!
    Erdhi 29 nentori,por asnje fjane nuk u tha se eshte e sakte apo jo kjo date!Njerezit nga lumturia nuk donin t’ia dinin fare per Zogun,Enverin,Skenderbeun dhe nuk ziheshin me se kush ishte armik e kush ishte tradhetar!
    Secili kujtonte idhujt e vet dhe askush nuk merrej me tjetrin!
    Sa mire u thashe shokeve:Dikur qe nuk kishim pension sa per kafe merreshim me politike,ndersa tani po jetojme jeten si njerez!
    I ankohem administratorit te komunes per Urbanin qe nuk pranonte abonete,por ai me habiti fare!
    Xhaxha,me tha,qe sot Urbanet per ju pensionistet do jene….FALAS!
    Po kafe ke pire sot,tha ai?
    Jo i thame njezeri?
    Nga neser edhe kafen do ta pini …Falas!
    Na gufonte zemra nga gezimi i papritur!
    Bile per ju kemi edhe nje SIHARIQ me te mire:
    Bashkia do te sponsorizoje per te gjithe ju edhe DREKEN FALAS me nje pjate gjelle me mish,nje pjate pilaf ose makarona,fruta dhe embelsira sipas deshires!

    Po ate me te madhen fare e keni marre vesh ju pensionistet?
    Jooooooo,u mekem ne!
    -Kam nderin sot t’u komunikoj vendimin personal te kryetarit tone zotit Veliaj,se duke filluar nga muaji tjeter nuk do te keni me PENSION.FIKS…..(..na u tha goja dhe gati sa nuk na ra te fiktit)…vazhdoi administratori, te caktuar nje here e mire,por…..DO TA CAKTONI VETE MASEN E PENSIONIT SA TE KENI NEVOJE PA ASNJE KUFIZIM cdo muaj!
    Shikonim njeri tjetrin dhe na kujtoheshin premtimet elektorale me genjeshtra!
    Por do keni vetem nje kusht,theksoi ai:
    -Duhet t’a argumentoni se per cfare do ta shpenzoni shumen qe do kerkoni!
    Pershembull,do te beni nje ditelindje te nipit:
    -Dhurata:5 mije leke;
    -Dreka per 40 vete: 1 milion leke;
    -Taksia per levizje ne qytet:100 mije leke etj!
    Muajin tjeter do planifikoni nje udhetim me KROCIERE NE ADRIATIK,shuma 10 mije euro. etj
    Per cdo shpenzim do paraqisni kuponin tatimor!
    Dhe kushti i fundit fare qe duhet te zbatoni pa kusht eshte:
    -Te gjitha keto perfitime do t’i keni vetem ne se do …………..VOTONI PER….LSI-ne!!!!!
    Ketu me doli gjumi !
    Tensionin e kishja 250!
    Epo edhe kaq te LUMTUR nuk ka cfare e do njeriu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *