Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Kam lexuar se fundmi një vepër të Dominique Moisi. Në “Gjeofizikën e Emocioneve” ai bën një analizë perfekte, të influencës se padiskutueshme të emocioneve në jetën tonë të përditshme. Qindra viktimat në Paris apo mijëra viktimat në një vend tjetër kudo në botë lënë gjurmë ne vetëdijen e njerëzve duke ngjallur fobi të demoralizimit apo frikës. Pasiguria për të punuar në një zyrë, për të shkuar në një disko për t’u dëfryer në fundjavë, japin pasoja të padëshirueshme psikologjike. Ajo, kur thonë, të pret gjunjët. A është zgjidhja e duhur? Nuk e besoj. Ne në Shqipëri nuk ju përgjigjëm me të njëjtën monedhë krimeve të Serbisë në Kosovë. Ishte sugjerim i miqve tanë europianë. Dhe na mësuan mirë. Po tani kur një nga shtetet më demokratike gjendet në një situate pak a shumë të ngjashme, nëse na jepet mundësia, çfarë do t’i sugjeronim miqve tanë europianë? Luftë apo rrugë të tjera alternative pa gjak e krime? Unë sinqerisht e me gjithë zemër do të dëshiroja të dytën. A nuk meritojmë diçka më të mirë se vrasja? A nuk e duam të gjithë jetën? Përse të ndodhë kështu? Profeti
