Michael Schumacher po tregon shenja të progresit dhe riaftësimit nga lëndimi i trurit.
Legjenda gjermane e Formula 1 pësoi një lëndim serioz në kokë në muajin dhjetor dhe që atëherë gjendet në koma.
“Në disa momente, Michael është i zgjuar dhe i vetëdijshëm. Nuk dua të zbuloj detaje për shkak të respektit ndaj familjes, por nuk dyshojmë në aftësitë e mjekëve që janë pranë Michaelit, ata janë ekspertë”, ka thënë menaxherja e tij, Sabine Kehm, për televizionin ARD.
