Në Ditën e të Moshuarve, transport publik falas në linjat e Tiranës për pensionistët

Dita

Në 1 Tetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit do t’u ofrohet transport publik falas në linjat e Tiranës qytet. Nesër, gjyshet dhe gjyshërit tanë do të jenë në vëmendje të Bashkisë së Tiranës me një sërë shërbimesh, ku përvecc transportit publik falas, përfshihet edhe vendosja e stolave të rinj në parqet e frekuentuara prej tyre. Këshilltarja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erka Mato, njoftoi sot disa nga nismat konkrete të bashkisë për 1 Tetorin, duke e vënë theksin te nevojat që kanë gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës.

“Në këtë ditë të shënuar për ta, në Ditën e të Moshuarve, Bashkia e Tiranës ka menduar disa nisma për t’iu gjendur sa më pranë gjysheve dhe gjyshërve tanë. Një ndër to është vendosja e mbi 100 stolave në parqet dhe lulishtet e rehabilituara të kryeqytetit, në mënyrë që kenë një vend ku të shpenzojnë pak kohë me nipërit e mbesat apo me njëri-tjetrin”, tha Mato. Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve çdo person që është i pajisur me një librezë pensioni mund të udhëtojë falas në linjat e autobusëve të Tiranës qytet.

“Një ndër nismat e tjera të bashkisë është edhe sigurimi i transportit publik falas në të gjitha linjat e transportit publik të Tiranës qytet, për të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit, duke pasur parasysh se duhet të mbajnë me vete edhe librezën e pensionit”, sqaroi ajo.

Mandej, Bashkia e Tiranës fton të gjitha lokalet e qytetit që t’i bashkohen nismës së saj për të ofruar kafe falas për gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës në orët e paradites. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të saj që sipas mundësive të kontribuojnë duke dhuruar kohë ose ndihmë në Shtëpinë e të Moshuarve të Tiranës, si mënyra më e mirë për të treguar se gjyshet dhe gjyshërit tanë janë pjesë e rëndësishme e jona.

Share This Article
2 Comments
  • Jepuni gjysherve nje pension dinjitoz te kalojne muajin e lerini keto aksionet nje dite ne vit.Me pensione qesharake qe nuk dalin as per tu ushqyer dy jave e kur kemi punuar nje jete te tere, ky eshte turpi I botes per te gjithe ata bij k… qe kemi ne krye keto 25 vjet e qe mendojne vetem per veten e tyre. Harram e pacin se po na pijne gjakun!

  • Zoti Veliaj!
    Se sa i respekton te moshuarit zotrote e tregove kur ishje minister i PENSIONEVE,qe deklarove gjoja REFORMEN NE PENSIONE!
    Ne fakt ajo mishte nje MASHTRIM KOMPLET,e jo REFORME!!!
    Reforme ne radhe te pare do te thote qe te REFORMOSH LEGJISLACIONIN PER PENSIONET,qe ligjet te mos jene ne kundershtim me Kushtetuten dhe tre zbatohen nga vete shteti dhe ISSH!
    Per pensionet e ish ushtarakeve shteti fashist qe nga 1991 e deri me sot nuk i ka zbatuar asnje dite ligjet qe ka hartuar vete!!
    Mua me kane mbajtur hajdutet dhe kriminelet e shtetit qe nga Berisha ,Nano e deri Rama mbi 40 milion leke!!!
    Dhe ti na tallesh me kafene e nje mengjesi apo me transportin falas per 1 dite!!!
    PSE NUK JEP URDHER QE NE TE GJITHA NJESITE BASDHIKAKE<URBANET TE PRANOJUNE ABONETE DHE KARTAT E INVALIDIT,VETERANIT etj???
    Kur nuk ben kete te tjerat jane dengla!!!
    Pallavra zoti Erion,pallavra!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *