Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për operacionin “Shpirti”, në të cilin u arrestuan 28 persona.
Sipas tij, peshën këtij operacioni ia jep emri i prokurorit të përfshirë në këtë çështje, Maksim Sota. Peshën ia jep emri i atij prokurorit dhe drejtorit të antitrafiqeve, po nga Skrapari… të dy këta zyrtarë, i kanë lënë në arrest shtëpie. E dini ku e ka shtëpinë ky prokurori? Në Zhumë, në Krutje”, tha Hoxha.
Por ai bëri një deklaratë të fortë, pasi sipas tij, nëse kjo dosje do të hetohet pak më thellë, atëherë orteku që ka filluar do të marrë edhe SPAK-un.
“Ka filluar orteku, do ta marrë edhe SPAK-un”, u shpreh Hoxha, duke nënkuptuar se edhe anëtarët e Prokurorisë së Posaçme janë të përfshirë në trafikun e drogës.
m.m/dita

Te me falni por e meritoni, “ne hale” te vini te gjithe..! Te mjerret ne qe dime vetem djersen..!