Nga Ymer Minxhozi
Në vitin 1982 erdhi për një vizitë në Shqipëri gazetari i njohur gjerman Viktor Majer. Korrespondent i gazetës së madhe Frankfurter Algemeine Zeitung, Majeri shihet si një nga njohësit më të mirë të vendeve të Ballkanit në kohën kur shërbeu si i dërguar i shtypit gjerman në disa vende të rajonit tonë.
Pas vizitës së tij në Shqipëri, ku Majer pati mundësinë të udhëtojë në të gjithë vendin, dhe ku unë isha shoqëruesi i tij për palën shqiptare, vendosa të hedh disa kujtime rreth përshtypjeve të tij gjatë atyre javëve. Këto kujtime të hollësishme janë botuar në librin tim “Ditar në tre kontinente”.
Incidenti i ditëve të fundit në Dropull, ku mbeti i vrarë një person i kombësisë greke, më solli në mendje vizitën e gazetarit gjerman në fshatrat e minoritetit. Është me interes të lexohet se cilat kanë qenë përshtypjet e këtij gazetari të njohur nga ajo vizitë, i cili pati shërbyer për disa vite si i dërguar i shtypit gjerman në Athinë.
***

Gazetari gjerman kishte dëshirë të veçantë të shkonte në zonën e minoritetit grek. Ai kish qëndruar dy vjet në Greqi, si korrespondent i gazetës së tij dhe fliste greqisht. Prandaj në Dropull ai pati mundësinë të bisedonte me njerëzit, pa praninë tonë. Gjithë paraditen bëri takime të shumta me njerëz në rrugë, në dyqane, në shkolla dhe në administratën lokale, me drejtues kooperativash, hyri në shtëpitë e dropullitëve.
(Për Dropullin edhe unë ruaja kujtimet e mia të tridhjetë vjetëve më parë, kur kisha qenë në vitin 1952 me një ekip të rinjsh nga Tirana, për të ndihmuar në radiofikimin e shtëpive dropullite. Në atë kohë në fshatrat tona në Veri akoma s’kishte hyrë radioja. Madje unë s’kisha radio as në shtëpinë time në Tiranë. Kur ia tregova këtë Pano Çukos, shkrimtar në minoritetin grek, atij ju duk një detaj interesant dhe tha se do ta përdorte diku në shkrimet e tij. Panoja më tregoi pastaj se vetëm në fshatin Derviçan, në vitet tetëdhjetë, kishte shtatëdhjetë kuadro me arsim të lartë).
Në fshatin Vrisera qëndruam për drekë me Majerin. Aty takuam drejtuesit e fshatit: Kryetarin e kooperativës Bujqësore, përgjegjësin e Shtëpisë së Kulturës, sekretarin e Organizatës së Rinisë e shumë kooperativistë. Midis të tjerëve, na u prezantua edhe djali i ish-priftit të fshatit, i cili merrej me veprimtaritë e Shtëpisë së Kulturës. Në shtëpinë e një fshatari kishin shtruar drekën për mysafirin: mish të pjekur, raki, verë, mjaltë me hoje… Biseda qe shumë e përzemërt, meqë komunikimi bëhej drejtpërdrejt, pa ndërmjetësinë e përkthyesit. Ne mësonim se çfarë thuhej, vetëm nga ato çka na përkthente Pano Çuka.
Gjatë shoqërimit të gazetarëve të huaj, apo bisedat me ta, kurrë nuk i kam pyetur mysafirët për përshtypjet e tyre pas takimeve me persona, apo pas vizitave në objekte të ndryshme. Të pyesësh të ftuarin se çfarë mendon ti për mua, është mënyra me e pasjellshme për ta vënë atë në pozitë të vështirë. Aq më tepër një gazetar, i cili përshtypjet e veta do t’i botojë më vonë në gazetë dhe prandaj nuk dëshiron t’ia lidhë duart vetes.
Kështu veprova edhe me Viktor Majerin, pas vizitës në Dropull. As gjatë rrugës, as gjatë drekës nuk e pyeta se cilat ishin përshtypjet e tij. Në qoftë se ai e shihte të arsyeshme të na i thoshte mbresat e tij, le të na i thoshte vetë. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë drejës në hotel, në Gjirokastër, ndërsa po na sillnin kafenë, Majeri, me atë qetësinë dhe avashllëkun e tij karakteristik, m’u drejtua e më tha:
– Vizita e sotme në minoritet qe e rëndësishme për mua. Sot pata mundësinë të verifikoj disa mendime të miat, që nga koha kur kam punuar në Greqi si gazetar. Unë jam simpatizant i Greqisë: si vend ka histori interesante dhe ka bërë përparime të mëdha në vitet e pasluftës… Por kur isha atje, gazetat greke e paraqisnin minoritetin grek në Shqipëri me shumë peshë, por edhe me shqetësime, ndërsa sot pashë se ky minoritet qenka fare i vogël, në krahasim me atë çka shkruhet atje dhe mua më duket se ai nuk luan ndonjë rol në kulturën dhe historinë greke. Nga vetë minoritarët nuk m’u shpreh asnjë mendim dhe asnjë shenjë pakënaqësie, qoftë dhe indirekt, ata më thanë se janë të kënaqur. Mesa duket në Athinë ka shumë dizinformues në këtë drejtim. Gjatë dy vjetëve si gazetar në Greqi, më ka qëlluar të vizitoj disa fshatra me shqiptarë, madje edhe në afërsi të Athinës dhe shpesh kam ngrënë drekë atje. Atje shkonim për të ngrënë më shumë pula fushe. Pse nuk kërkoni që qeveria greke të njohë edhe minoritetin shqiptar në Greqi?

Në vazhdim të bisedës unë i thashë Majerit se grekët vuajnë nga një sëmundje e vjetër: ata ngatërrojnë fenë me kombësinë. Shpeshherë ata i quajnë grekë të gjithë ortodoksët. Në qoftë se do t’i ndanim shqiptarët sipas përkatësisë fetare, atëhere pjesën më të madhe të Shqipërisë do ta merrnin turqit, një pjesë grekët dhe atë që mbetet italianët!
– Në qoftë se do të veprohet sipas kësaj logjike, kjo nuk do të ndodhte vetëm me shqiptarët, tha Majeri.
– Sidoqoftë italianët nuk vuajnë nga kjo sëmundje, të paktën nuk e thonë një gjë të tillë, vazhdova unë, ndërsa grekët nuk janë shëruar ende nga kjo sëmundje.
– Ju doni të thoni se ata janë më shumë ballkanas? – vërejti Majeri.
– Mua më duket se kjo është diçka më shumë se ballkanase. Atyre ju duket se kudo ka ortodoksë, ka Greqi. Mirëpo ortodoksë nuk ka vetëm në Shqipëri. Me këtë logjikë Greqia do të bëhej Perandori Lindore!
– Kjo është absurde ta mendosh, – tha ai. Ju me siguri keni vënë re se gjatë rrugës unë shpesh kam pyetur se cilës fe i kanë takuar banorët e këtij apo atij fshati, por këtë e kam bërë vetëm për të parë se sa ka influencuar besimi fetar në mënyrën e jetesës tek njerëzit, në urbanistikë, në arkitekturë, por jo se unë jam vetë fetar. Ju keni arsye të shqetësoheni për sigurimin e Shqipërisë, aq më tepër sepse bëhet shumë propagandë tensionuese.

Do qe me interes te gjendej shkrimi i gazetarit nga vizita ne Dropull. Koleksionet e Frankfurten A. Z. jane aty. Mjafton nje gjermanisht foles.
” Ju keni arèsye tè shqetèsoheni pèr sigurimin e Shqipèrisè, aq mè Tepèr se bèhet shumè propagandè tensionuese ” -kèto janè fjalèt e gazetarit german qè shkroi shumè pèr Kosovèn e qè kohè mè parè u nda nga jeta. Urtèsia dhe bujaria e shqipètarit nè shekuj èshtè shfrytèzuar gjithmonè nè mènurè negative nga armiqtè e Shqipèrisè. Megjithatè nuk jemi tjetèrsuar, nuk jemi ulur, por jemi gjithmonè krenarè pèr vyrtytet e shqipètarit. Zoti Minxhozi sjell njè shkrim qè i referohet njè kohe tjetèr e qè èshtè aktual dhe sot. Lum kush rruan qetèsinè, pa u tèrhequr dhe pa u nènshtruar. Pèrse nuk kèrkohet qè qeveria greke tè njohè minoritetin shqipètarè nè Greqi ? – pyeste Majer pèrsèri ! Po tè bashkrendohen lidhjet midis atyre qè e duan vèrtetè Shqipèrinè brenda dhe jashtè sajè do tè bèhet Shqipèria se ka qènè gjithmonè nè udhèn e zotit !
@Vladimir:
sille linkun e Frankfurter AZ dhe po i hedh nje sy.
Kush guxonte z.Y.Minxhozi ne vitet e diktatures te tregonte te verteten? Apo qe te nesermen te perfundonte ne burg e familja e tij te internohej ? Fasada eshte fasade z.Ymer dhe ju si nomenclature e PPSH e dini shume mire kete gje . Ju z.Ymer e dini shume mire se ne vitet 1950-60 burgjet e qyteteve jugore te Shqiperise kishte kaq shume te burgosur minoritare greke sa ne shumicen e rasteve aty flitej vetem greqisht . E dini shume mire se gjuha greke mesohej vetem ne ciklin e ulet dhe u mbyllen te gjitha shkollat ,pervecse disave ne Dropull .Dhe kur nje minoritar grek transferohej nga Gjirokastra ne nje qytet tjeter ne regjistrin e gjendjes civile te qytetit ku shkonte I hiqej kombesia greke dhe I shenohej ajo shqiptare . Minoritaret greke te Shqiperise kishin perqindjen me te larte te te pushkatuarve ,te te burgosurve e te internuarve ne krahasim me te tjeret . Nivelin me te mire ekonomik nuk ja siguroi diktatura,por parate e emigraneve qe u dergonin familjet e tyre dhe qe diktatura ja u kembente me cmim qesharak .( Edhe sot ne Shqiperi jetojne me mire familjet e emigranteve dhe ketu sot duhen shtuar edhe familjet e kusareve dhe krimineleve qe jane ngopur me para e prona) .Por te gjitha keto minoriteti grek I perballoi sepse ka nje civilizim shume te larte,ka nje qytetari shume te larte . Edhe universitetet qe mbaronin minoritaret greke ne Shqiperi u dedikohet nivelit shume te larte te pergatitjes se tyre ,sepse pa ate pergatitje nuk shkonin dot ne shkolle,sic shkonin ne universitet analfabetet e nomenklatures komuniste .Konstatimet e gazetarir gjerman jane fllucka sapuni,larg realitetit shqiptar ne pergjithesi dhe atij te minoritetit grek ne vecanti . Dhe kete e dine te gjithe minoritaret greke te Shqiperise,e dine edhe shqiptaret qe kane pasur e kane marredhenie me minoritaret .Sot ,kur njerezit jane te lire,kjo propaganda tip PPSH e juaja eshte per te qeshur e per te qare . Ju lutem shume botoni komentin tim!
Dègjo ti Hamzai i Albanève ! Lirinè pèr tè shkruar çfarè tè duash e kanè tè gjithè, por me kujdes kur flet pèr gazetarin gjerman Mayer pasi injoranca jote nuk pranon fajin. Nè kohèn e socializmit gazetarèt e perendimit shkruanin tè gjthè kundèr shqipèrisè dhe çdo pikè tè dobèt tè asajè kohe e frynin edhe mè tepèr. Mayer nuk kishte aspak nevojè tè shtirej, pasi Ai ishte dhe mbeti njè gazetar serioz… Mbetet fakt se shumica e atyre tè privilegjeuarve nè atè kohè, pèrfshi dhe minoritarèt si shqipètarè tè ‘kuluar, ‘ kanè dalè mè tè pa kènaqurit dhe mè tè persekutuarit ! Njè nga at mund tè jeshè edhe ti, pèrjashtu emrin fallco qè ke si Hamzai i Albanève nga Finiqi.
o njeri i mllefosur kunder shqiptareve..shqiptaret minoriaret, i kane trajtuar shume mire..qe ne fillim minoritaret jane vendosur ne tokat e shqiptareve..tokat ,minoritaret vetem me ligjin 7501 i bene te tyret duke mos i pasur te tyret, pasi deri ne 44 i perkisnin bejlereve..ti thua qe ata paskan care vete me aftesite e tyre per te mesuar..po pse vetem kjo mjaftonte ne ate kohe..sikur se dime ne se sa e sa djem e vajza plot talent ju dogj jeta neper skerka malesh vetem se ishin bij kulakesh..dhe ju nuk ju trajtoi aspak keshtu ai regjim por ju beri dhe ministra..dhe nuk ju beri se ju a kishte nevojen edhe pse sju donte..mos te donte xhaxhi, ste donte asnje ne shqiperi dhe e dije ku e kishe vendin..te grazhdi i lopes..dhe mos fol per nkeshtu o mosmirenohes , pasi ju camet i dogjet ne furra dhe mos na caj trapin me perrallat tuaja per keqtrajtimet qe ju paskemi bere juve ..po prandaj kane ngelur vetem pleqte ne dropull, pasi ato toka i keni te falura dhe enveri ja u dha ne perdorim..haka do veje te i zoti nga vete Zoti..se po ta kishit atdheun tuaj nuk e linit keshtu
Doli prape qirjes- efendem Panajotis Barkaraqis me idiotizmat e tij duke na tundur rrogen qe merr nga Janulla. O I fantaksur, shiko vetem emrin qe I ke vene vetes dhe nuk ka nevoje askush te lexoje bajgat e tua qe qelbin mjedisin shqiptar. Shko more vrromaris stin Athina dhe pleqerohu atje me rrogen e janulles e pensionin e asfalias. A e kupton qe je hale qe s’ te afrohet askush!?
Une kete Hamzain do ta pyesja.A kishte ndonje minoritar ne kampin e internimit ne Tepelene?
Minoritaret perfitonin bursa,te drejta studimi,banim ne Tirane,Gurres,Fier Vlore,Elbasan etj,.Ishin anetare te KQ Partise,Drejtore nderrmarrjesh,Drejtues te Kuvendit popullor.Neper burgjet e diktatures flitej kosovarce dhe malesorce,mor mashtrues,.Po te rendisja drejtoret e ndermarrjeve nga minoriteti qe kishin qytetet shqiptare ne kohe te diktatures,nuk do mjaftonte gazeta.Por ju ishit edhe 80% anetare te PPSH.Ore vetem Gjirokaster,Tepelene,Sarande gjithe drejtoret,sekretaret e organizatave,prgjegjesit e sektoreve te minierave ne Tepelene Memaliaj,magaziniere,brigadire ishin te gjithe MINORITARE..Sa oficere ushtrie dhe sa oficere sigurimi ka pasur nga Minoriteti,Gazete ne gjuhen greke,Shkollim te plote deri ne shkollen e mesme ne gjuhen greke,me libra dhe baze materiale financuar nga shteti shqiptar.Po u qate dhe ju nga Enver Hoxha,vetem sekretari i organizates Sali Berisha ka vuajtur me shume se ju nen ate regjim.