Ne duhet të kishim qenë Ne

redaktor

Vizita e Papa Françeskut qe një ngjarje e lumtur dhe fatlume jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët. Përjetimet e asaj dite do të jenë gjatë me ne dhe shumëkush do të ndihet i bekuar nga vizita e Papës. Si një shpërblim për dlirësinë me të cilën e pritëm Papën, gjithçka në këtë vizitë rrodhi mbarë e për këtë meritë të madhe ka organizimi perfekt i vizitës dhe mirëpritjes së Papës. Çka u pa e u dëgjua, nuk ka nevojë për shumë koment.

Por tani që Papa Françesku iku, ndoshta është momenti t’ja themi disa gjëra njëri-tjetrit, sinqerisht. “Tani që Papa ndodhet në apartamentin e tij modest në Vatikan, me siguri duhet t’i ketë kërkuar llogari stafit për dizinformim në lidhje me Shqipërinë, më të varfrën e Europës”, – më tha sot plot cinizëm një miku im i indinjuar nga llustra e shkëlqyeshme që ca politikanë e gazetarë i dëshmuan Shenjtërisë së tij.

Natyrisht, të dielën kur shkohet në kishë, katolikët zgjedhin veshjen më të mirë. Veshjen më të mirë zgjedhim edhe ne të tjerët në ditë të shënuara fetare apo jo. Por në asnjë rast, ne asnjë meshë e në asnjë ditë tjetër të shënuar nuk besoj se është parë ai lluks i shfrenuar në veshje dhe takëme sa në meshën e Papës.

Nën një përunjësi të shtirur u rreshtua para Papës politika dhe gazetaria e Louboutinëve, Versaçeve, Brioneve, Luis Vuittonëve, Cartierëve… Atje në sheshin me emrin e Nënë Terezës ngadhnjeu në mënyre ironike hipokrizia jonë e shkëlqyeshme. Atje në shesh ul një Shqipëri e sforcuar, e deformuar nga lluksi, një Shqipëri që nuk ka lidhje me vetveten. Një Shqipëri që nuk ka lidhje as me atë që Papa predikon.

Jo jo, ne nuk jemi ata! Shqipëria dhe katolikët e vërtetë të saj ishin të veshur thjesht, nuk ishin një nga ato 1650 karriget e vendosura në sheshin Nënë Tereza. Ata padyshim kishin zgjedhur rrobën më të mirë por mbetej më e varfra dhe stononte me një diferencë trishtuese me ata që qëndruan përballë Papës.

Jam e prekur që ata shqiptarë të mbushur me besim, lot në sy, ishin më të padukshmit në 21 Shtator. Askush nuk denjoi t’i afronte ata, por me siguri ata qenë më afër Papës, Zotit, siç ishin më afër shiut e asfaltit të lagur. Matilda Terpollari, një kolege, postonte një foto të një çifti nga Puka. Ishin burrë e grua me një pamje të sinqertë, dhe kur i pashë më dhanë atë ndjesinë se ata ishin më të lumturit e turmës në shesh, pikërisht sepse e kishin gdhirë duke pritur Papën. Ishin të veshur thjesht, por me siguri me veshjen e tyre më të shtrenjtë teksa u lutën në gjunjë mbi dy gazeta në Bulevard. Ai çift është Shqipëria e vërtetë, ajo që ka nevojë të lutet e të bekohet. Ajo Shqipëri për të cilën erdhi Papa. Ajo që për hir së së vërtetës ja mbajtën larg dhe të fshehtë! Ja mbajtën larg të fshehtë politikanët dhe si përherë në punë të tilla, me kompromisin e medias e cila gjithashtu vende-vende shihej në pasqyrën e selfit. Shqiptarët janë të tillë, pa punë, pa çadër, pa karrige, të veshur thjesht e ndonjëherë krejt varfërisht.

foto firmato

Ata, shumica, janë shpesh të pamundur për të siguruar të ardhura normale. Ata nuk udhëtojnë, nuk bëjnë “shopping”. Por kamerat dhe pamja që ju ofrua Papa Françeskut nuk e bëri të mundur këtë realitet. Papën e rrethuam me luks, me një shesh që u bë posaçërisht për të. Jo pa qëllim Reuters ironizoi duke e quajtur këtë një mrekulli falë bashkëpunimit dashuror mes qeverisë dhe pushtetit vendor si rrallëherë. Sigurisht që përpjekja për ta pritur Papën në një shesh dinjitoz ishte me vend por a do vazhdojë kjo kulturë e ndërtimit dhe sistemimit?!

Por hipokrizia dhe vanitoziteti nuk ishte i kufizuar në Sheshin Nënë Tereza. Siç e keni parë u mbollën pemë që nga Rinasi e deri në Sheshin Nënë Tereza. U mbollë bar jeshil dhe aty ku koha nuk premtoi i futën një bojë. Po po, fiks kështu! Shqipëria u bojatis që të nderonte Papën, por pa dashje në këtë rilindje ne, për të disatën here, demonstruam fallcitetin bari jeshil me bojetonë. A thua se Papa nuk e duron dot varfërinë dhe të vërtetën shqiptare. A thua se Papa kishte zgjedhur të vinte në kryeqytetin e modës, në Tiranë.

Qenë të ekzagjeruara veshjet super te shtrenjta të disa politikanëve burra e gra, dhe gazetarëve të shquar. A thua se Papa jonë i dashur më atë buzëqeshjen e ngrohtë argjentinase, nuk vesh këpucë Geox (një markë këpucësh me çmime mesatare për Europën). A thua se Papa është një fashionista, një yll roku me të vërtetë.

Pa dashje ose me dashje treguam që jemi ende ata të vjetrit komunistë në mentalitet. Ata që sillen me vizitorin të kompleksuar. Çfarë kuptimi ka t’i tregosh një burri që është ngjitur në majë të Vatikanit duke ndihmuar të varfërit, duke ju larë këmbët të burgosurve, duke puthur të sëmurët, që ne jemi kombi perfekt?! Ne nuk vuajme për asgjë. Ne shkojmë mirë më njeri-tjetrin. Ne e dimë se çfarë ka në koleksionin e Donatella Versaçe?! Dokrra, Marrina! Ne për hatrin tënd bëjmë sheshin dhe do hamë edhe bar. Ne po shtiremi nga dashuria për ty që na bën të dukemi më të pavërtetë se ai bari i bojatisur diku në rreth rrotullimin e Rinasit.

Ne jemi të varfër dhe nuk duhet të kishim turp për diçka të tillë. Ai nuk erdhi për të bekuar kartat e kreditit dhe këpucët e kostumet mijëra euro. Ai erdhi për të bekuar një vend që ka vuajtur shumë dhe që është padyshim një simbolikë nga më pozitivet në rajon për bashkëjetesën fetare. Ai zgjodhi një vend me shumicë myslimane për t’i çuar mesazhet e duhura atyre që përdorin zotin për krime. Ai zgjodhi ne, dhe kjo mjaftoi për të na dhënë më shumë besim për të ardhmen tonë. Por ne duhet të tregonim se jemi më shumë sesa tolerantë fetar, (edhe kjo duhet parë sesi do ruhet në vazhdimësi).

Ne duhet të kishim qenë Ne, por vetëm “ata” ja dolën të shfaqeshin pikërisht ATA që janë. Papa Françesku po shndërrohet çdo ditë në një figurë botërore pikërisht se ka fuqinë e shpirtit e të mendjes për t’i pranuar njerëzit, kombet ashtu siç janë. Papa ka hapur derën për ata që deri dje janë quajtur herezi për Kishën, homoseksualët, ata që bashkëjetojnë…Ndërsa ne nuk e hapëm dot atë derën tonë mbushur me barëra të helmëta. Ne sikur patëm frikë të shërohemi dhe sikur u trembëm se mos Papa na bekon vërtet dhe pastaj nuk korruptohemi dot, nuk pasurohemi dot, nuk bëjmë pushime të shtrenjta dot.

Papa iku dhe sot jemi gdhirë ata të parët; një pakicë e pasur dhe një shumicë e varfër. Politikanët u kthyen sërish në llogoret e tyre. Gazetarët e shquar po vënë në kornizë fotot selfi me Papën. Ata të huajt që kishin ardhur nga e gjithë bota dukeshin fiks si gazetarë. Nga veshja dhe nga stili nuk mund t’i shkëmbeje me politikanë dhe kryeministra siç mund të ngarroje dikë nga tanët këtu (sa inat më erdhi).

Punonjësit e policisë kanë marrë frymë thellë pasi çdo gjë kaloi paq. Katolikët e mirë, myslimanët e butë që dolën në shesh pavarësisht besimit, i janë rikthyer sot jetës së tyre plot halle.

Nuk ka ndodhur ende asnjë mrekulli. Shqipëria që pamë atë ditë nuk ekziston, ishte një meteor, si reklamat që ndajnë telenovelën në mes, publicitet. Një skenë e ndërtuar posaçërisht! E besoj që erdhi nga një vullnet i mirë e dashamirës për këtë vizitë por a nuk ishte pak e tepërt?! Ajo që ndodhi në 21 Shtator ishte një nga ditët më të bukura që mund të kenë përjetuar shqiptarët vetë. Ata që bënë një shëtitje në qytet pa makina, ata që u emocionuan nga Papa Françesku dhe sidomos për faktin kryesor që u përmendëm njeherë për mirë ne mediat botërore. Ata që panë sesi rivalët më të egër u sollën si Shqiptarë të Zbutur.

Vetë jam përlotur disa here, por edhe mërzitur nga Shqipëria që sajuam e ndërtuam veç për një ditë historike. Me siguri Papa do donte që toka nga e cila i dhuruam pak, të mësojë të ndërtohet për bujqit e saj, shqiptarët.

papa aeroport

 

Share This Article
17 Comments
  • Si gjithnje e sakte ,realiste deri ne thjeshtesi.Thjeshtesi,te cilen vetem me fjale e kerkojme ,por ne te vertete,kemi qene dhe vazhdojme te jemi shume jorealiste.Te tille mbase na edukoi koha ne dhjetera e qindravjecare.Shpesh jemi krenuar me bujarine (une e them te tepruar).te cilen e kemi quajtur si nje nga virtytet me e mira te shqiptarit.Pra ne saj te ketij virtyti te shqiptarit,ne u manifestuam para Atit te Shenjte.Sidoqofte ne nuk mund te tjetersohemi menjehere,por qo qe te nesermen te ktehemi menjehere tek e e verteta ne te tjera drejtime.Ate dite ,ne diten e pritjes se Papes u trguam tolerante me njeri tjetrin .por qe te nesermen u shfaqem shume te eger e te ashperme njeri-tjetrin.Keshtu beri kruetari i shtetit duke cuar ne kushtetuese ligjet e miratuara nga mazhoranca.A thua se ishte afati maksimal dhe nuk mund te priste edhe pak,te na linte nje dite me pas te shijonim entusiazmin e festes qe perjetuam me 21 shtator.Une qe po shkruaj keto mendime jam me origjine mysliman dhe ne te vertete jam ateit.

    • NIHILIZEM I GJALLE ky shkrim i Mira Kazhanit!
      Ardhja e Papa Francesko-s(jo Franceskut,sic shkruan Mira) ishte nje dite feste e gezimi dhe kjo nuk ka te beje aspak me veshjen e zgjedhur te mikpritesve!
      Mos u mundo te gjesh GJILPEREN NE KASHTE ,zonja gazetare,se nuk tha njeri se Shqiperia eshte e gjitha si SHESHI NENE TEREZA!
      Mikun shqiptaret e presin ne dhomen me te mire,te pastruar , te parfumosur,me lule,me ushqim te zgjedhur,te QESHUR etj dhe jo te VREROSUR apo me rroba te zakoneshme!
      Si doje ti,gazetare te visgheshin njerezit ate dite?
      Doemos me rrobet me te mira qe kishin!
      Jetojme ne KAPITALIZEM e jo ne SOCIALIZEM kur njerezit merreshin me FLOKET,PANTALLONAT,BAZETAT etj!
      Te ka ngelur ora prapa,gazetare ose tregon se nuk je e afte per ANALIZA LLOGJIKE,por per intervista ku fjaleve te gateshme te intervistuesit i ben nje bojatisje dhe del bukur cdo gje!
      MOS DOJE VALLE,QE PAPEN TA PRISNIM NE SHARRE,qe te dukej reale pritja???
      Mbase te ka hyre vetja ne qejf dhe kalove “ylberin”!

      • “roberto-s”!
        Më fal, por Mira ka thënë shumë pak nga ato që duhen thënë, për politikanët dhe pushtetarët tanë, për krimin dhe korrupsionin që ka mbuluar për 24 vjet gjithë vendin, kur pjesa dërmuese e njerëzve jetojnë në varfëri të plotë, dhe aq sa votuan për “gjoja rilindjen”, akoma më shumë se 1.000.000 i ke emigrantë rrugëve të botës, dhe jo si thua Ti se jemi në kapitalizëm, por e keqia e madhe e këtij vendi është se ne përsëri jemi të pushtuar nga një neokomunizëm i cili po zbaton akoma politikat e Enverit dhe të Ramizit, pasi pa imagjino dhe jo vetëm ti por të gjithë të tjerët, nëse prona do kish shkuar tek i zoti vallë do kishim këtë gjendje që kemi sot ?! Patjetër që jo ! Se njerëzit do “vraponin” të ndreqnin jetën mbi tokën dhe pronën e tyre të trashëguar, ndërsa e kundërta ndodhi në Shqipëri, gjë që nuk ndodhi në asnjë nga vendet e Evropës Lindore, por si “një rast i veçantë” i Sali Berishës, dhe “Katovicës shqiptare” të Ramiz Alisë, gjithë “ujqërit me dy këmbë”, vrapuan për të pushtuar e grabitur toka, për të krijuar siç thotë njëri “kapitalizmin e kuq” të tyre, dhe pikërisht për 24 vjet gjoja demokraci ende atë po vuajmë edhe sot, pasi Presidencën, Parlamentin, Kryeministrinë, Ministritë, dhe çdo institucion, pa u zgjatur shumë deri poshtë tek kryepleqtë janë të pushtuara nga “ujqërit me dy këmbë”, ashtu si kanë pushtuar tokat e pronarëve legjitimë ! E po me një mëkat të tillë që e ka fillimin që nga koha e sundimit Turk, nuk mund të ndërtohet Shteti i së Drejtës mbi tokë të pushtuar ! Pra mëkati ndaj tokës së trashëguar, për këtë “popull” është kthyer në mallkim dhe deri më sot të gjithë këtë po vuajmë, dhe pësa kohë prona nuk do ti kthehet të zotit, mallkimi do na ndjekë në shekuj se, edhe kur fshatarit i vjedh lopën ai në çast mallkon hajditin ! Atëherë çfarë mund që të thuash për tokën e trashëguar si pasuri e patundëshme ????!!!! Shpjegimi dhe zgjidhja në dorë të Qeverisë së “rilindjes” !

  • NE dhe ATA, na ndan nje hendek tashme shume i thelle qe jo Papa po as zoti nuk e mbush me.Ty bravo te qote per humanizmin dhe dashurine per njerzite e thjeshte.te nderon kjo.

  • PAP ERDHI E VIZITOI VENDIN ..MERCI ..TANI BEHET PYETJA A DO TE NDRYSHOJE BASHA RAMA APO GJITHMONE KORRUPSION …. PYETJA BEHET SA VENDE PUNE DO TE HAPIN RILINDASIT KOMUNISTA … PYETJA BEHET A DO TA LUFTOJE KORRUPSIONIN RAMA …. A DO TA FUSI NE BURG BERISHEN .. APO DO TE VAZHDOJA SIKUR ANGJE NUK KA NDODHUR ..PAP NUK I DHA BUKE AS UJE VENDIT KETE GJE E KUPTONI MA HA MENDJA … NE FRANCE KANE KOHE QE NUK I BESOJNE AS PAPAES DHE AS ZOTIT …POR I BESOJNE KUR SHIKOJNE NDRYSHIME ME SYTE E TYRE ..

  • Sillet e persillet m.kazhani dhe prape do te kolloqithet vetem me “vipat” e politikes,,,,,gjoja ne sfond se po i vjen keq per sfumimin qe ju be njerezve te tjeshte.Ja kaq eshte vizioni dhe misioni i kazhanit.
    Me vjen seriozisht keq qe kjo gazetare nuk arrin t’a kuptoje (ose qe ka intencion te parallogaritur per t’a mohuar) ate qe edhe vete PAPA e rroku ne ato 11 ore te mrekullueshme.21 shtatori ishte dita e bekuar e shpalosjes me dinjitoze te bujarise ,miresise dhe frymes paqesore europeiste e qytetareve te thjeshte.Akordi i njerezve me PAPEN qe i perkryer,aq sa Ai e kuptoi dhe e deklaroi menjehere ne avion qe shqiptaret jane europiane.Ky akord i shenjteruar nuk kishte fare nevoje per kostume firmato,,,,ai rrezellinte ne ardhjen dhe qendrimin e njerezve ,pergjete pritjes dhe ceremonialit.

  • kryesisht Papa eshte kryetar shteti dhe beri nje vizite protokollare.Beri vertet nje gje te bukur,por keto jane vizita diplomatike,çfare bekoi Papa nuk jam i sqaruar? Qysh bekohet nje vend i tere,si eshte proçedura,se jam kureshtar? Mira,edhe rrobaqepesi i Papes nuk bie me poshte se maisonet(qe nuk duhen ngaterruar me masonet…)po qe per kerkesa luksi dhe elegance.Siç me ngjan edhe ti paralel me fotot e Claudia Schiffer te ndonje dekade me pare…Na hutove fare,se ne lexuesit e Dites jemi pensioniste dhe s’na dalin dy pale syze…Ne fakt fotoja e atyre te dyve ulur mbi gazete vlen sa nje shkrim i tere me vete dhe i lumte autores.

  • Unike Mira, si gjithmone. Gjithcka e pare nen nje optike te sterilizuar dhe kjo i jep vlera ketij shkrimi! Suksese pafund ne te ardhmen e dashur!!!

  • Gazetare por jo vigjilente,ndoshta dhe e pa ditur.Nuk i rane ne sy veshjet e shoqeruesve te papes ? E perserit disa here gjoja konstatimin, se qenka perdorur boje ne vend te barit, per emergjence.Nuk e ka idene gazetarja “gjurmuese” ,”zbuluese” dhe “verifikuese” se jeshilja e hedhur ne toke,qe zojnes i duket boje,s’eshte gje tjeter vecse fare bari e perpunuar me solucion pleu kimik,qe perdoret rendom kudo ne perendim,e qe papa e di me mire se kjo “nje fare gazetareje”,qe mendon se u hodh boje qe papes ti dukej vendi i lulezuar. Injoranca na ka pllakosur dhe ligesia i prin,ndersa ne jemi te brengosur kur kuptojme se cfare gazetaresh jane prodhuar dhe qarkullojne ne tregun mediatik.Kur tja lexojne papes kete shkrim,AI do vere buzen ne gaz dhe do bekoje “gazetarucken”tyryfycke me gjithe shpirt..

  • ZNJ.GEZETARE….na lexo edhe ne…..
    Papa iku!
    Papa e mbaroi viziten e tij fetaro-politike ne Shqiperi! Natyrisht, vizita e tij nuk ishte pa rendesi per pushtetaret, per klerin, sidomos ate katolik, per besimtaret! Por ajo ishte e renduar me politike, me ngarkesa ideologjike, me vleresime shtetrore, te cilat nuk i bejne nder nje vizite papenore. Vleresimet e Papes pro kapitalizmit e borgjezise dhe kunder komunizmit ishin nje gabim I rende i tij.
    Njerezit duhet te dine se nje personalitet i larte si Papa sjelle mesazhe “paqeje”, “bekon” njerezit, “lutet” per besimtaret e per pushtetaret! Por kaq dhe kurrgje tjeter! Se, nuk eshte zor te kuptohet, ai, sic erdhi, ashtu edhe iku, duke lene pas “mister” e “shprese” per ndryshime, qe mund dhe te sjellin zhgenjim e zemerim te njerezit ne nevoje.
    Une them se kjo vizite u sherbeu politikes, pushtetareve, klerit, ndersa besimtareve, njerezve me halle, jo!
    Papa iku, njerezit presin!
    Komenti….drejtuar grave,ardhur nga malesia, ne Tirane,present ne pritjen e Papes…
    Pse nuk u rrefyet tek Papa…per te vertetat qe ju solli socializmi,PPSH e udheheqesi yne legjendare sh.Enver HOXHA….nga kush u friksuat o gra malesore??

    Per te pritur Papen ne Tirane kishin ardhur edhe gra me moshe nga veriu I vendit,pra gra ,malesore…tek po intervistonte media,ato benin thirje Papes te sjelli bashkepunin mes paleve politike ,mos urrejne njeri tjetrin e t’I lejne grindjet mes vedit.. por te kene shume armoni……
    Pyes ku e kishit gojen,JU o gra malesore….kur mbi kokat tuaja valviteshin fotot e martireve,prifterinj te fese katolike?,….” qe I paska persekutuar regjimi komunist” qe paskan vuajtur se sot ne demokraci,keto prifterinjt e sotem po ju sjellin,fene e”lumturine e begatine” sa te ngujuar keni njerez nga kanuni,e sa nuk arsimohen e sa jane vrare nga vrasesi I gjakmarrjes…?kur nga goja e politikaneve edhe e vete Papa Franceskos…po e akuzojne sistemin kominist e vetem sh.Enver ..”qe paskeshin gabuar qe hoqe fene’ flisni o gra ,thuajani te verteten …. qe ishte rinia ajo qe luftoj kunder zakonave prapanike edhe vete fese…
    Pse kete kishit frike ta thonit…por sot ne “demokraci keni frike”e te vertetat nuk u thane ne asnje sekond as nga ju, as nga media, as nga politikanet sharlatane e as nga vete Papa…..pse nuk treguat te vertetat e fese e kanunit,kur ju dha rasti te pergjigjeshit,apo skishit shume fakte e shembuj …qe nga kjo feja ,e pse nuk treguat ,po po qe vajzat malesore..?…..
    1.-Vajzat u shiteshit qe ne djep,taman si placke tregu, e kush ju emancipoj,pse keni frike te flisni? Qe sot e keni flakur kete zakon te fese??apo keni harruar ..e ju pyes -a nuk eshte kontribut I PPSH e vete sh.Enver….pse nuk flisni qe te vajzat e reja te dine,e ta trashegojne vlerat e te verteten historike,se cfare pune te madhe beri sh.Enver per ju grate e malesise e gjithe shqiperise…se duke mohuar tere punen,mohoni te vertetat qe sot tere keto qe po interpreton politika 24 vjecare e antishqiptare edhe vete .. Papa jane ne korriz te shqiptareve? Duke fajesuar padrejtesisht komunizmin e sh.Enver…ndaj vuajme sot,24 vitet.. se politikanet vodhen shiten e plackiten pasurite e vendit ne kurrizin e popullit te vuajtur…ato krijuan pasuri per vehte e populli vuaj per nje pune,per buke goje.
    2.-Kush ju arsimoj ..juve grave e vajzave..nga analfabetizmi shekullor,ku nuk dinit lexim e kendim ..valle ju ,a nuk kishit fakte per te vertetuar realitetin qe ju vete I keni perjetuar?apo doni ta mohoni kontributin e PPSH e vete sh.Enver per shkollimin e femrave shqiptare…nga kush keni frike? Nga kisha,feja, qe ju la nen totelen e saj…shih e kujtoni filmat shqiptare, sepse sot jane realiteti I kohes,me ushton,sot akoma zeri I ”Rudines” I vajzes se bukur ne film,po per ndihme,qe sherbente ne kishe e ku ,po”..kur Dom Pali e kercenonte per ta dhunuar….ja ky eshte prifti??oh sa ka fakte,kujtoni filmin “Mesonjetorja” se cben feja kunde shkrimit e kendimit me shkronjat shqipe….o femra shqiptare zgjohuni….??
    3.-Kush ju dha barazine ne familje e shoqeri,ju grave ,ku fal drejtimit te vendit nga PPSH e kujdesit personal te sh.Enver Hoxha,ju arritet te gezonit te drejtat e barabarta njelloj si burri?a nuk eshte ky nje fakt ..ky moj shoqe nga malesia e nga gjithe Shqiperia,sepse politikanet te djathte e te majte,per te fshehur antishqiptarizmin e tyre ,kane gjetur rrugen e zgjidhjes ,duke e fajesuar,komunizmin e personalisht sh.Enver…qe vete keto kane realitet sot shume raste te krimit ne familje,e uljen e rolit te gruas….po vete feja cfare beri sot me kete fenomen antishqiptare?….sepse Papa jo e jo, eshte I dyti qe viziton vendit,ne keto 24 vite “demokraci” po cfare ju be popullit??=asgje vetem mjerim e mashtrim dhe s’ka per t’u bere asgje ne kete palo demokraci…me fene=”Opium per popullin” ..ja sot beni bilancin ..ku u shpenzuan 3 miljon euro per pritjen e papes…po populli cfare fitoj..?beni bilancin…Sali qe po gezohesh….maskarade antishqiptare….flisni se e verteta o gra te malesise e gjithe shqiperise sepse eshte ne te mire te rejave,vajzave e femres shqiptare….se burrat sot jane cburreruar perpara shitjes e plackistes se femres..ke nga ato qe japin fishekun ne paje….apo qe sot ke fakte per prostitucion qe mund ta ilustrojme per anologji ku femra kishte me perpara nje moral te larte e tradite te paster shqiptare…po ju pyes perseri ..
    – – pse vadhe kjo situate…deri kur e cfare te mire presim ne grate e shqiperise?? Po pse nuk ja rrefyet Papes…qe sa arritje kishim ne socialize e cfare fundosje kemi ne demokraci,e me fene???t’ja thonit qe t’ju “bekoje ndryshe”=?
    E jo vetem ne teresi po na bekon Papa e me pas shpresojme me sy hapur se zoti po hedh te gjitha te mirat per ne???sa nuk parashikohen te mirat….=OPIUME,mashtrime e genjeshtra…..
    Dijeni mire se feja te nenshtron te bene te vuajsh edhe per buken e gojes e jo ma te rritesh e shkollosh femijt…lexoni e shihni faktet ne Shqiperi ? keto rrefeni Papes,se kjo eshte detyra e gjithe besimtareve????se cfare na sjell feja apo kIsha.e ne vend te ketyre kishave te mirefinancuara te kishim shkolla qe jane te shkaterruara e te benim arsimimin e femijeve qe jane kjthyer ne alfabete e te ndertonim fabrika e uzina qe saliu I shkaterroj e kush do pergjigjet per shkaterrimin ekonomik te vendiot ..qe ne te punesonim me zanate e specialitete per bijt e bijat tona qe kane tradite punen e vetem punen…apo jo z.K/Minister qe reklamon arsimin professional e nuk financojme??
    .Ngrihuni per te verteten sot qe keni moshen,ju o nana shqiptare, leni menjane fene e kishen e xhamine se ato kane financime e vatikanit etj…ne kurrizin tone e per te mbajtur nen tutele popullin ,te rinjt e te rejat… por femijet tuaj cfare presin??????”bekimin qe do ju bej papa””” jo,e jot a shohim me…aferim….?
    Krenohuni me arritjet e sistemit socialist dhe PPSH nen udheheqjen e te madhit e te pa arritshmit udheheqesit tone,sh.Enver Hoxha….e pse ,neve I shajme te gjitha arritjet e sh.Enver,qe ja dhuroj vetem popullit te vet se asgje nuk mori per vete sic beri saliu me ushtrine e tij …qe mos I gezofte…e ku te mirat e atij sistemi ..si ne arsim,shendetsi,bujqesi e blegtori,art e kulture shkence e arsim e shume zhvillim e modernizim qe s’kane kurre te krahasuar me faktet naïve te 24 viteve,ne palo demokraci…e kur nuk ja din ndodh e kunderta ,ku neve si popull po na denojne te mirat qe la sh.Enver…po,po- kjo eshte e verteta…
    thoni e flisni qarte e sakte…ne se doni te ecni perpara….o gra shqiptare….e ne se doni ti shkoni pas salive e papes ..le te prisni????

  • Faleminderit MIRA ! Ndodh rralle qe ne kohen dhe ne vendin ku jetojme te perjetojme emocione te tilla . Vetem nje vajze e zgjuar ,e talentuar ,mund ti thote gjerat kaq thjesht ,bukur e plot sinqeritet .Do ndryshonte shoqeria problematike shqiptare ,po te kishim shume te reja e te rinj te tille .Urime dhe ta dish : Keni shume,shume dashamires.

  • Mira, me pelqeu pershkrimi qe i ke bere keasaj dite te shenuar per te gjithe ne, shqiptaret. Te lumte!!
    Me thene te drejten po ate ndjesi morem edhe ne qe fatkeqesisht nuk kishim mundesine te ishim atje prane por i ndiqnim zhvillimet e kesaj dite te rendesishme nga TV.

    Po pse valle mos te punohet cdo dite po me aq vrull sa punuan ato dite per te zbukuruar Shqiperine, ne radhe te pare per ne shqiptaret dhe pastaj per te gjithe syte e botes?!
    Po pse valle keta politikanet qe drejtojne vendin nuk bashkohen cdo dite si ate dite per te zgjidhur hallet e problemet e popullit te tij, per ta ndertuar e lartesuar vendin?!
    Edhe sa kohe do te duhet te presim?!

    Per nje dite te vetme une jam ndier shume krenare per vendin tim, per nje pasuri te pacmueshme qe na kane zili te gjithe, ate pasuri qe nuk na e marrin dot edhe sikur te duan..!!
    Ishte dite E Hene ora 08:30 e mengjesit, une isha ulur ne tryezen time te punes kur nje koleg qe e ka vizituar me pare Shqiperine hyri ne zyre dhe pasi pershendeti te gjithe, ngritii lart nje gazete qe mbante ne dore dhe me ze paksa me te larte se zakonisht qe ta degjonin te gjithe tha ‘Pope Francis hails Albania as model of religious harmony in attack on religious extremism’ dhe ‘The Pope celebrated Mass in a large square named after Mother Theresa, one of Albania’s most revered national figures’ – titulli i shkrimit ne gazeten Telegraph http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/albania/11111600/Pope-Francis-says-Albania-is-a-model-of-religious-harmony-during-first-visit-to-Muslim-majority-nation.html

    Nuk ka ndjenje me te bukur kur flitet kaq mire neper mediat e huaja per vendlindjen tende!!

    Une kam vetem nje urim per te gjithe ne, shqiptaret: Na zente bekimi i Papes qe nje dite Shqiperia te behet!!

    Suksese ne punen tende e dashur! Te perqafoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *