Në dy muaj, të paktën 130 fëmijë mes 544 viktimave në Idlib

Edona Llukacaj

Të paktën 130 fëmijë janë mes 544 personave të vrarë në një sulm të udhëhequr nga Rusia në zonën e fundit të kryengritësve të Sirisë veriperëndimore gjatë dy muajve të fundit, sipas një grupi të pavarur monitorimi.

Me ndihmën e flotës ajrore ruse, ushtria siriane nisi një ofensivë në Idlib, që është nën kontrollin e rebelëve, më 26 prill – dhe që atëhërë lufta nuk ka reshtur.

Sipas grupeve humanitare në vend, zona është goditur me bomba thërrmuese dhe armë zjarri.

Më shumë se 2,000 persona kanë mbetur të plagosur, njoftoi organizata që raporton për agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Një prej kryetarëve të grupeve të të drejtave thekson: “Ushtria ruse dhe aleati i saj sirian sulmojnë qëllimisht civilët, përve objekteve mjekësore”.

Një prej sulmeve ajorore kishte si shënjëstrën numër 30  një spital. Si rezultat, mijëra njerëz nuk do të kishin akses në shërbimet mjeksore.

“Që këto objekte mjekësore të bombardohen dhe të hiqen nga shërbimi në më pak se dy muaj pas rindërtimit, nuk është aksident,” tha një nga mjekët e qendrës spitalore të suportuar nga Shtetet e Bashkuara. “Le ta pranojmë si të tillë, atëherë është krim lufte,” theksoi ai.

Rusia dhe ushtria siriane mohojnë që po godasin zonat e civilëve. Por ata thonë se fushata po përballet me militantët e al-Kaidës të cilët dyshohet se godasin zonat e populluara, nën kontrollin e qeverisë. Ata, gjithashtu, akuzojnë rebelët për prishjen e një marrëveshje  armëpushimi të vitit të kaluar midis Turqisë dhe Rusisë.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *