E nderuar Dita! Është bërë zakon nga shqupasit, që nga babai shpirtëror, kryetari fëmijëror, zëdhënësit e deri tek ata që flasin në emisionin “Koha për t’u zgjuar”. Akoma s’e kanë kuptuar që është populli ai që i ka çuar në atë gjendje ku janë, me votën e tij? A e dinë ata se populli nuk harron 4000 të vrarët pas hapjes së depove të armatimit të ushtrisë në 97-n, as rikthimin e gjakmarrjes, as vjedhjen e rrugës së Kombit, as thyerjen e embargos ndaj Serbisë, as dhënien e detit Greqisë, as shpërthimin në Gërdec, as vrasjet e 21 janarit, as bërjen kryebashkiak të Tiranës të Belulit etj etj,? Apo edhe këto sharje i bëjnë në emër të popullit? Komandanti, Manëz, Durrës.
